Një histori dashurie mes Margaritë Gautier, një kurtizane e cila vuan nga tuberkulozi, dhe një djali të ri borgjez, Armand Duval.
Armand bie në dashuri me kurtizanen dhe e bind të jetojë me të në fshat. Marrëdhënia e tyre kundërshtohet nga babai i djalit, i cili i trembet skandalit, që do të shkatërroje edhe shanset e motrës së Armandit për t’u martuar. Ai e bind vajzën të largohet nga Armandi, i cili beson se ajo e la për një burrë tjetër.
Vdekja e Margaritës përshkruhet nga autori si një agoni, gjatë së cilës, e braktisur nga të gjithë, ajo ndjen keqardhje për jetën që mund të kishte pasur.
Dy tri herë ajo u ngrit nga shtrati dhe qëndroi pezull… Dy tri herë shqiptoi emrin e tij dhe pastaj u përplas pa fuqi mbi shtratin e saj dhe nuk u ndje më… Lot të heshtur derdhën sytë e saj… Dua të vdes që të shoh pranverën sërish me ty”. Pak kush mund ti harrojë këto fjalë të Margaritë Gotie. Personazhi i famshëm i Alexandre Dumas (i biri), vazhdon të frymëzojë me jetën e saj sfiduese.
Personazhi i Margarite Gautier është frymëzuar nga jeta e Mari Du Plessis (1824-1847) një kurtizane e famshme që jetonte në Paris, që trajtohet tek “Dama me Kamelie” si rasti më tragjik deri në stolisjen e saj me epitetin fyes mantenutë. Mirëpo pikërisht për ta shfuqizuar këtë epitet, diva Maria Kallas, la amanetin që të varroset përbri Mari Du Plessis, vetëm për të sfiduar njëtrajtshmërinë e të kuptuarit të jetës vertikale të njerëzve fenomenalë, nga ana e njerëzve sipërfaqësorë.
Vepra është historia tragjike e një vajze që deshi të bashkojë dy botët dhe një djali që mendoi se mund t’i ndryshojë të dyja. Një histori e trishtë mes një vajze – shitëse dashurie dhe një borgjezi të ri. Kjo vepër u shkrua nga Alexandre Dumas (i biri), (1824-1895), kur ai ishte 23 vjeç dhe u botua në vitin 1848.
“Dama me Kamelie” është një vepër gjysmë autobiografike e cila bazohet në dashurinë e një kurtizane në mes të shekullit të XIX në Francë. Një histori tragjike dashurie mes karakterit ëndërrimtar të Marguerite Gautier, një kurtizane e cila vuan nga tuberkulozi dhe Armand Duval, një borgjez i ri. Armand dashurohet me Margaritën dhe arrin të bëhet i dashuri i saj.
Ai tenton ta bind atë për të lënë jetën e saj si kurtizane dhe të shkoj e të jetoj me të. Kjo marrëdhënie e zjarrtë mes tyre do të ndërpritet nga i ati i Armandit, i cili i vënë në dijeni për skandalin e krijuar nga kjo marrëdhënie e jashtëligjshme dhe i frikësuar se kjo lidhje do të ndikojë edhe në martesën e motrës së Armandit, shkon të bindë Margaritën që të largohet nga biri i tij.
Deri në vdekjen tragjike të Margaritës, Armand beson se ajo e la atë për një burrë tjetër. Vdekja e Margaritës përshkruhet si një agoni e cila nuk ka fund, duke e gjetur veten të braktisur nga të gjithë. Duma është treguar i kujdesshëm në portretizimin e favorshëm të Margaritës, i cili pavarësisht nga kaluara e saj i është dhënë virtytshëm dashurisë së saj të vuajtshme për Armandin, dhe vuajtjeve të dy të dashuruarve.
Dashuria, e cila do të shkatërrohet nga nevoja dhe morali dhe do të dhunohet nga mentaliteti, deri në momentin kur bëhet e parealizueshme. Aleksandër Dyma i riu, ishte biri jashtëmartesor i shkrimtarit Aleksandër Dyma dhe i rrobaqepëses Mari Lor Katrin Labej. Romani “Dama me kamelie” u botua në 1848. Dhe më 2 Shkurt 1852 u luajt premiera në Théâtre du Vaudeville, Paris, France.
Romani, jo vetëm që ngriti Aleksandër Dyma (të riun) mbi nivelin e të atit (Aleksandër Dyma) por vepra cilësohet si kulmi botëror i artit, që frymëzoi artistët më të famshëm të botës, si dhe kompozitorin italian Xhuzepe Verdi, për operën “La Traviata“. Akademia Franceze e vlerësoi duke e shpallur Legjionar Nderi, dhe vepra e tij cilësohet si “përjetësi” në këtë botë të përkohshme!