Thomas Alva Edison u lind më 11 shkurt 1847 dhe u shua më 18 tetor 1931 në moshën 84-vjeçare. Ai ishte një nga shpikëst më të zëshëm amerikan, shkencëtar dhe biznesmen, i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në përmirësimin e cilësisë së jetës, jo vetë asaj amerikane, por edhe asaj botërore.
Edison është konsideruar si shpikësi i tretë më pjellor në histori, duke mbajtur 1.093 patenta të SHBA në emrin e tij, si dhe shumë patentave në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Ai është kredituar me shpikje të shumta që kanë kontribuar në komunikim masiv dhe, në veçanti, telekomunikacion. Këto përfshinin “stock ticker”, një regjistrues vote mekanik, bateri për makinë elektrike, energji elektrike, muzikë të regjistruar dhe filma. Puna e tij e përparuara në këto fusha ishte rezultat i karrierës së tij të hershme si një operator telegrafi. Edison i dha rrugë konceptit dhe zbatimit të energjisë elektrike dhe shpërndarjes në shtëpi, biznese, dhe fabrikat – një zhvillim i rëndësishëm në industrializimin e botës moderne.
Nga jeta e gjeniu të shpikjeve
EDISON DHE ILAÇET
* Më 1912, Edisoni ra i sëmurë në shtrat. Si gjithnjë ai nuk i jepte rëndësi dhimbjeve të tij. Me këmbënguljen e pjesëtarëve të familjes, më së fundi, thirrën mjekun. Ai erdhi, e vizitoi Edisonin, shkroi recetën dhe u largua.
Kur barnat i erdhën, Edisom për çudinë e të gjithëve, hapi dritaren dhe i hodhi poshtë.
– Ç’bëtë kështu? – e qortuan miqtë dhe të afërmit.
– Të dashur miq, – u tha Edisom, – duan edhe mjekët të jetojnë dhe këtë e pranova, e thirra dhe pagova vizitën e tij. Dërgova për të më blerë barnat, sepse edhe farmacistët duan të jetojnë. Më së fundi edhe unë kam dëshirë të jetoj dhe prandaj i hodha barnat nga dritarja poshtë.
NATA E PARE E MARTESES SE EDISON
* Edisoni ishte shumë i hutuar. Darkën e martesës harroi të merrte gruan. Pas banketit të dasmës, lajmëroi se duhej të shkonte për një çast në laboratorin e tij, ku kishte lënë një preparat për të zier. U fut në laborator, i hyri aq thellë punës shkencore dhe eksperimenteve, sa që kaloi aty gjithë natën.
Kjo ishte nata e parë e martesës.
THOMAS EDISON NJE KAFSHE PUNE
* Edisoni për muaj e muaj të tërë punonte nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushuar fare. Ai flinte vetëm dy ose tre orë. Shpesh e gjenin duke fjetur në orët e para të mëngjesit, pasi kishte kaluar një natë të tërë pa gjumë mbi tryezën e eksperimenteve. Asnjëherë nuk arriti të kuptojë pse të tjerët nuk e kishin qëndresën e tij.
KUR RIPRODHOHEJ TINGULLI DHE ZERI
* Në vitin 1878, Edisom po punonte që të riprodhonte tinguj dhe fjalë. Të gjitha përpjekjet kishin shkuar kot. Atëherë, ai përdori një metodë të re. Një darkë, sapo u fut në laboratorin e tij, së bashku me asistentët, e mbylli derën me çelës dhe u tha atyre për aparatin që ende nuk kishte folur:
– Djema, nuk do të dalim këndej, deri sa kjo makinë të flasë. Dhe mrekullia ndodhi.
NE SHTEPINE E SHPIKESIT
* Një mik shkoi një ditë ta takonte Edisonin në vilën e tij të vogël, në fshat. Kur hyri, i tha shpikësit të madh:
– I dashur Tomas, porta jote e hyrjes kërkon një forcë të madhe për t’u hapur. Ti, që je i apasionuar pas mekanikës duhet të sajosh diçka që porta të bëhet më e lehtë për t’u hapur… për shembull, ta lyesh me diçka. Edisoni qeshi me gjithë shpirt.
– Nuk është e mundur, – i tha më në fund, – hajde ta shohësh vetë. Dhe i tregoi një fije teli të fortë që fillonte nga porta dhe shkonte drejt kopshtit.
– E sheh? Ky tel është pjesë e një mekanizmi me anën e të cilit kushdo që vjen të vizitojë, kur hap portën me forcë, nxjerr nga pusi i kopshtit njëqind e dhjetë litra ujë. Tani e kupton përse porta është aq e fortë për t’u hapur.
GJENI DHE “BUDALLA”
* Kur zhytej thellë në studimet e tij, Edisoni shpesh hutohej. Njëherë u kthye nga një udhëtim me tren dhe u ankua se i ishin marrë mendtë nga që kishte udhëtuar me shpinë nga lokomotiva.
– Po përse, e pyeti e shoqja – nuk kërkove që të ndërroje vendin me udhëtarin që kishe përballë.
– Nuk munda ta bëja, sepse në kabinë isha vetëm fare dhe nuk kisha njeri përballë me të cilin të mund të këmbeja vendin.
PYETJE DHE PERGJIGJE
– Zotni, ju jeni ai që keni bërë makinën e parë folëse?
– Oh, ta marrë e mira, – tha Edisom, – po makina e parë folëse është bërë shumë e shumë shekuj më parë nga brinjët e Adamit.
NGA SHPIKJA E PARE TEK E FUNDIT
* Në një sallon, disa zonja, e pyetën se cila ishte shpikja e tij e parë. Edisoni nisi të tregonte një histori të sajuar që nuk kishte ndodhur kurrë, po që aty u besua si e vërtetë.
– Po mirë, po cila është shpikja juaj e fundit? Dhe Edisom duke qeshur tha:
– E fundit? Doni të dini edhe të fundit? E po mirë zonjë, shpikja ime e fundit është historia që ju tregova tani.