Ishte fundi i një epoke, kapërcyelli i një momenti historik për Francën. Shumë ngjarje dhe shumë zhvillime. Një rendje e potershme e një ndryshimi. Gabime fatale dhe çmime të larta. Histeri kolektive dhe marrëzi të trajtësuara në zjarrin e revolucionit. Etje për gjak dhe adhurim. Kjo ishte Franca e atyre viteve, kjo ishte panorama e ngjarjeve që çuan një mbretëreshë në gijotinë. Një vdekje që mbeti në kujtesën e kohës dhe në gjurmët që e përjetësuan në historinë e botës këtë grua.
Ishte 16 tetor i vitit 1793. Gjelati kishte bërë gjithçka gati për këtë akt mizor, turmat e pafundme, shumica e të cilave të mbushur me urrejtje, të tjerë të derdhur në pikëllim, përcjellin ecjen solemne të një Mbretëreshe drejt vendit të ekzekutimit, aty ku një teh i mprehtë çeliku do t’i jepte fund jetës së saj, duke e ndarë kokën nga trupi një prej grave më të hijshme të kohës. Marie Antoinette ndaloi pranë ekzekutuesit të saj drejt gijotinës dhe tha: “Më fal, Zot”. Këto ishin jo vetëm fjalët e fundit të një mbretëreshe, por edhe thirrja që gjëmoi në portat e rënda të erës së re ku po hynte Franca monarkiste.
Edhe pas vdekjes së saj, Marie Antoinette është konsideruar pjesë e kulturës popullore dhe një figurë historike e Francës, duke rrëmbyer interesin e shkrimtarëve dhe krijuesve. Ajo u transformua në një ikonë që rrezëllinte në libra të shumtë, filma dhe forma të tjera mulitmediale. Disa akademikë dhe studiues kanë konsideruar figurën e saj si joserioze dhe sipërfaqësore. Megjithatë, të tjerët kanë pohuar se ajo është keqkuptuar dhe se pikëpamjet e saj duhet të trajtohet të çliruar nga ndikesa negative dhe paragjykuese.
***
Në prill të vitit 1770, pas martesës së saj me Louis-Auguste, Marie Antoinette mori titullin e Mbretëreshës së Francës, bashkëshorti i saj, Luigji i XVI i Francës, u ngjit në fron pas vdekjes së Luigji të XV, në maj 1774. Pas shtatë viteve të martesës, ajo lindi një vajzë, Marie-Thérèse Charlotte, i parë i katër fëmijëve.
Bukuria dhe përsonaliteti që rrezatoi, shumë shpejt do të rrëmbenin admirimin e francezëve. Jo pak prej tyre nuk e ndalën gjuhën e shpenguar, duke e sulmuar personalitetin e saj dhe duke e akuzuar si e shthurur dhe imorale. U akuzua gjithashtu për strehimin dhe mbrojtjen e armiqve të Francës, austriakët, nga e kishte edhe origjinën. Megjithatë ajo shëmbëlleu me imazhin e saj pozitiv, bujarinë dhe kontributet e bamirësisë gjatë kohës së së zezë të urisë. Sakaq Marie Antoinette ishte ngulitur thellë në admirimin e francezëve duke fituar respekt dhe mirënjohje dhe duke u plazmuar thellë në memuarin e kohës.
Fundi fatal do të trokiste më 21 shtator 1792, kur Luigji i XVI u rrëzua nga froni dhe familja mbretërore u burgos në burgun e Tempullit. Tetë muaj pas ekzekutimit të të shoqit, Marie Antoinette ishte vetëgjykuar, dënuar nga Konventa për tradhti të parimeve të revolucionit, dhe ekzekutohet në gijotinë më 16 tetor 1793.
Revolucioni francez
Revolucioni Francez (1789 – 1799) ishte një periudhë e përgjakshme që përfshiu të gjithë Francën për arsye kryesisht sociale dhe politike. Kjo shënoi fundin e monarkëve absolut në Francë dhe ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën.
Kur Luigji XVI thërriti parlamentin, ai shpresonte të fitonte sërish mbështetjen e masave të popullsisë Franceze. Reformat ekonomike sipas tij do të shuanin revoltën dhe do të risillnin stabilitetin në vend. Për tu theksuar është se parlamenti nuk ishte mbledhur që më 1614, dhe askush nuk mund ta parashikonte se çfarë do të trajtonin deputetët e tre klasave kur ata do të takoheshin në Versajë.
Fundi i revolucionit me dekapitimin e mbretit (Luigji XVI) dhe mbretëreshës (Marie Antoinette Josèphe Jeanne de Habsbourg-Lorraine), do të sillte në pushtet jakobinët me në krye Maksimilian Robespierin, i cili legjitimoi Regjimin e Terrorit.
Deficiti i madh i shtetit dhe pakenaqesia popullore e detyruan Luigjin XVI qe ne maj 1789 te mblidhte Perfaqesine e Pergjithshme,e cila nuk ishte thirrur gjate 2 shekujve. Perfaqesuesi e shtreses se trete, pa vullnetin e mbretit e shpallen veten Asamble Kushtetuese dhe deklaruan se nuk do te shperndaheshin pa i dhene vendit kushtetuten. Ne mbrojtje te Asamblese, me 14 korrik 1789 populli i armatosur i Parisit sulmoi dhe pushtoi keshtjellen burg, Bastijen, qe ishte simbol i absolutizmit. U liruan te burgosurit dhe u ngrit flamuri trengjyresh (i bardhe,i kuq,blu)i revolucionit. Kjo date, 14 korriku, shënoi fitoren mbi regjimin e vjetër dhe vendosjen e regjimit te ri. Sot kjo dite është festa kombëtare e Francës. Ne provinca u pushtuan kështjellat, u dogjën dokumentet e detyrimeve dhe kudo u vendosen organe te reja te zgjedhura nga populli. Revolucioni fitoi. Për të mbrojtur Asamblenë u krijua një force e re ushtarake e përbëre nga vullnetare, që u quajt Garda Kombëtare. Kjo force u be ushtria e revolucionit.
Revoltat Popullore dhe Marie Antoinette (1768).
Ndërkohë që Asambleja Kombëtare po punonte për kushtetutën e re (ata kishin punuar që nga korriku i 1789), qytetarët e Parisit dhe fshatarësia në rrethinat e kryeqytetit filluan revoltat që do ti jepnin revolucionit një pamje krejt tjetër; një pamje akoma më radikale. Qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë kishin menduar se reformat do të ishin të shpejta. Ata kishin shpresuar që të liroheshin shpejtë nga taksat e rënda dhe nga varfëria e tejskajshme, por mbledhjet e Asamblesë Kombëtare kërkonin akoma më shumë kohë ndërkohë që banorëve të Parisit iu sos durimi. Mbase punimet kërkonin pak më shumë durim, por ishte popullsia e thjeshtë ajo që po përballej me inflacionin, papunësinë dhe shkurtim të rezervave ushqimore. Fjalë të shumta po përhapeshin se mbreti po përqendronte trupa të armatosura rreth Parisit. Të gjithë këto faktorë, të ndihmuar edhe nga një pasiguri e madhe, bënë që qytetarët e Parisit të hidheshin në revoltë.
Thashethemet u vërtetuan shpejtë. Luigji XVI, i ndikuar vazhdimisht nga gruaja e tij bukuroshe Maria Antonieta, do të sillte trupa ushtarake në Versajë. Si një veprim i gabuar ky, në një kohë të papërshtatshme, mbreti vetëm sa shtoi akoma më shumë frikën e qytetarëve se ato trupa “nesër ose pasnesër” do të godisnin Asamblenë Kombëtare. Kjo sipas masave ishte një lëvizje e mbretit për të shtypur revolucionin. Reagimi i turmës erdhi shpejtë. Më 14 korrik të 1789, një turmë e revoltuar sulmoi Bastijën. Bastija ishte një burg ku zakonisht hidheshin kundërshtarët politik, ndaj sulmi ndaj saj u pa nga të gjithë si një goditje ndaj padrejtësive që i ishin bëra atyre deri atëherë.
Shqetësimet do të përfshinin edhe rrethinat e Parisit. Gjatë verës të po atij viti, fshatarët u kapën në një ankth të papërshkrueshëm që u emërua si “Frika e Madhe.” Thashethemet u përhapën si era nga një fshat në fshatin tjetër sikur banditë dhe banda hajdutësh sulmonin fshatrat në të gjithë Francën duke vjedhur dhe bastisur të mbjellat dhe të korrat. Në këtë gjendje paniku, fshatarët shtrënguan në duar armët për tu mbrojtur nga një armik virtual që në vërtetë ishte thjeshtë pjellë e thashethemeve frikë-ndjellëse. Kur “bandat e hajdutëve” dhe “banditëve” nuk u dukën në horizont, fshatarët e tromaksur nga “Frika e Madhe,” sulmuan fisnikët e tyre. Ata shkatërruan, vodhën dhe bastisën depot ushqimore, dogjën regjistrat e taksave, si edhe u zotuan se kurrë më nuk do të paguanin ndonjë detyrim feudal. Ashtu si edhe parisienët, edhe fshatarët po zhvillonin një revolucion (në mënyrën e tyre) kundra regjimit të vjetër.
Reforma e të tjera
Duke parë trazirat në Paris dhe në të gjithë Francën, Asambleja Kombëtare kaloi në veprim. Në natën e 4 gushtit, pjesëtarë të shumtë të asamblesë mbajtën fjalime të gjata dhe pasionuare në mbrojtje të reformave. Mendohet se një nga vetë fisnikët, pretendoi që edhe këta të fundit të paguanin taksa. Një tjetër propozim ishte heqja dorë nga e drejta fisnike e gjuetisë (që ishte një nga hobit e preferuara të Luigjit XVI). Duke guxuar më shumë, edhe kleri vetë deklaroi se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pasuritë e luksit në se këto do i shërbenin reformave. Me pak fjalë, deri në agim asambleja hodhi poshtë të gjitha traditat e fisnikëve. Fisnikët tashmë mund ti gëzoheshin vetëm titujve të tyre. Një tjetër hap i rëndësishëm ishte edhe barazia e të gjithë meshkujve të rritur për tu punësuar në institucione shtetërore dhe fetare.
Mbledhja në atë natë gushti bëri shuma hapa para. Shkurt, mjafton të përmendim citatin e një fisniku të moderuar Francez, Conte de Merabeau:
“ – Në se nuk është për të qeshur… shpenzuan një muaj të plotë duke u kapur mbas gabimeve ortografike, se si shkruhej kjo ose ajo fjalë. Por ju desh vetëm një natë për të përmbysur të gjithë rregullat e vjetra të mbretërisë.”
Para se të mbaronte gushti, Asambleja Kombëtare hartoi dhe vuri në zbatim të Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Kjo deklaratë përmbante shumë ide filozofike të iluminizmit dhe u frymëzua nga Karta e të Drejtave e hartuar në Angli. Një ndikim tjetër të madh pati edhe Deklarata e Pavarësisë amerikane. Deklarata e të drejtave të Njeriut (deklarata franceze), u përkthye në shumë gjuhë të tjera dhe u përhap në të gjithë Evropën. Nën këto ide, shumë vende të tjera, edhe Shqipëria, do të bënin revolucionet e tyre nën shembullin Francez. Pra deklarata bënte thirrje për barazi të të gjithë personave dhe siguri të pronës. Këto mendime do të parashtroheshin edhe në kushtetutë.
Zhvillime të mëtejshme
Ndërkohë që juristët dhe zyrtarët hartonin dhe debatonin reformat, qytetarët e revoltuar të Parisit hynë në asamble duke i kujtuar atyre se duhet të pyeteshin edhe kërkesat e tyre. Debati ishte pak i vështirë të qetësohej pasi shumica e protestuesve ishin me arsim të mesëm dhe nuk mund të kuptonin lehtë gjuhën e ngarkuar juridike.
Gjatë tetorit të 1789 më datë 5, me mijëra gra të revoltuara do të marshonin drejt Versajës, ku ndodhej mbreti me familjen e tij. Gratë ishin të revoltuara për çmimet e larta të ushqimeve. Një tjetër arsye e marshimit ishte si gjithmonë dyshimi se mbreti dhe mbretëresha austriake po komplotonin kundra Asamblesë Kombëtare. Ato kërkuan që mbreti të kthehej me ta në Paris së bashku me familjen e tij. Atje, ato do ta kishin më të thjeshtë të kontrollonin aktivitetet e mbretit. Luigji XVI pranoi duke shmangur në këtë mënyrë dhunën.
Kthimi i mbretit në Paris ishte një skenë e paparë. Rikthimi i mbretit habiti të gjithë. Luigji XVI, i hipur mbi një kalë parakaloi në rrugët e Parisit i ndjekur nga një turmë grash që përshëndesnin me gëzim. Mbreti vetë mbante të veshur shiritin tre ngjyrësh; blu, të bardhë dhe të kuqe, ngjyra këto që revolucionarët i kishin mbartur nën flamurin e tyre. Kjo gjë, i bëri revolucionarët të mendonit se ishin pikërisht ata që e kishin në dorë Francën tashmë. Asambleja Kushtetuese gjithashtu u zhvendos në Paris sepse në këtë mënyrë revolucionarët mund ta analizonin punën e tyre akoma më mirë.
Reformat Fetare
Për tu theksuar janë edhe reformat fetare që u zbatuan në këtë revolucion. Në të gjithë Francën, u hoqën të gjitha privilegjet dhe zakonet prapanike të fisnikëve dhe klerit. Asambleja Kombëtare i hoqi të gjitha privilegjet kishës, si edhe shpalli lirinë e besimit. Më 1970, asambleja i hartoi Kodin Civil (edhe pse në të vërtetë kodi civil do të hartohej në një mënyrë më të mirëfilltë dhe të saktë vetëm gjatë sundimit të Napolon Bonapartit). Sipas këtij kodi, asambleja merrte fuqi absolute mbi veprimtaritë fetare. Gjithashtu tashmë njerëzit mund ti zgjidhnin vetë klerikët. Situata degjeneroi më tepër kur asambleja filloi të shiste tokat e kishës si të sajat (kjo për arsye financiare). Ky veprim në të vërtetë nuk ndikoi shumë në rrjedhën e revolucionit, por bëri që disa përkrahës të flaktë të tij të cilët ishin katolik, të revoltoheshin dhe të mallkonin revolucionin, edhe pse kjo dyshohet se ishte thjeshtë një propagandë e Papatit.
Kushtetuta dhe Ngjarje të Tjera
Më 1791, Asambleja Kombëtare i dorëzoi më në fund popullit francez kushtetutën e saj të parë. Kushtetuta i la shumë pak fuqi mbretit edhe pse ai mund të vazhdonte të ishte monarku i vendit. Mbreti u vendos në krye të ekzekutivit. Legjislatura iu la në dorë Asamblesë Kombëtare. Mbreti mund të përdorte veton për të penguar një ligj, por legjislativi mund ta kundërshtonte veton e mbretit. Reforma të shumta u bënë gjithashtu edhe në gjykata ku këtyre të fundit iu dha një pavarësi për ta pasur zili. Kushtetuta do e ndante Francën në 83 departamente (rajone), dhe zëvendësoi punonjësit e vjetër lokalë me gjak të ri të zgjedhur nga vetë populli.
Nën ndikimin e Kushtetutës, dallimet e vjetra ndërmjet klerit, fisnikëve dhe “plebenjve”, u zhduk krejtësisht. Tashmë Franca i kishte përjashtuar elementët e vjetër të feudalizmit dhe ato, gjithmonë sipas kushtetutës nuk ishin më të mirëpritura në tokën e lirisë. Kushtetuta do të garantonte liri dhe barazi përpara ligjit për të gjithë qytetarët francez.
Mbas hartimit të kushtetutës, që priste akoma nënshkrimin e mbretit, shumë persona u kënaqën me monarkinë konstitucionale. Megjithatë radikalët nuk u pajtuan me këtë zgjidhje. Ata dëshironin republikë dhe jo monarki të kushtëzuar. Për shumë fisnikë, kushtetuta e 1791 e kishte tepruar me nenet e saj. Madje fisnikët (shumica e tyre) e kishin parë me dyshim kushtetutën përpara se ajo të fillonte të hartohej. Të frikësuar nga turmat e armatosura në rrugët e Parisit dhe gjetke, ata u larguan nga Franca. Këta “emigrantë politikë” do të luanin një rol vendimtar në bindjen e fisnikëve evropianë për të kundërshtuar revolucionin.
Kushtetuta frikësoi kryesisht Luigjin XVI. Luigji u alarmua nga vendimet e asamblesë dhe si gjithmonë ai do të bënte gjënë e gabuar në një kohë të gabuar. Ai do kërkonte ndihmë jashtë vendit të tij. Maria Antonieta do ti kërkonte ndihmë vëllait të saj, i cili ishte perandor i Austrisë. Megjithatë, familja mbretërore do të përpiqej të arratisej në qershor të 1791. Arratisja do të kishte qenë një sukses në se mbreti s’do të njihej në kufi. Asambleja e revoltuar e arrestoi atë dhe e detyroi të rikthehej në Paris ku kishte edhe vendin. Luigji e kuptoi se kishte qenë gjithnjë një i burgosur virtual i asamblesë. Në këto kushte, ai u detyrua ta pranonte kushtetutën e re më shtator të po atij viti.
Përpjekja për arratisje e mbretit i vuri në siklet revolucionarët e moderuar (të djathtët), që pavarësisht se ishin të kënaqur me monarkinë kushtetuese nuk mund ta justifikonin “tradhtinë” e mbretit. Radikalët revolucionar (të majtët) godisnin pikërisht në atë pikë. Ata ishin për republikë me pretendimin se mbretit nuk mund ti zihej besë. Si vazhdim, radikalët revolucionar arritën të merrnin pushtetin. Grupi i Jakobinëve me Maksimilian Robespierin në krye do të drejtonte Francën në “Regjimin e Terrorit.”