Çiftet shpesh ndjejnë nevojën të ndryshojnë rutinën në jetën e tyre intime.
Kjo është diçka pozitive pasi i mbanë ata më të interesuar për njëri-tjetrin si dhe rrit u rrit pasionin dhe dëshirën për të qenë bashkë e për të eksperimentuar në shtrat.
Por para se të bëni “çmenduritë” e radhës, duhet të keni parasysh 4 eksperienca të cilat asnjëherë nuk do t’ju mërziten.
1-Seks… me sy mbyllur
Të bësh seks me sy mbyllur mund të jetë një mënyrë në të cilën mund të zbuloni një kënaqësi seksuale të paprovuar më parë. Kjo mënyrë i jep mundësinë edhe atyre më të ndrojturve të lirohen nga turpi, duke krijuar një atmosferë me qetësuese ku kënaqësia do jetë më e lehtë për t’u arritur.
2-Seks në mëngjes
Femrat zakonisht mendojnë se nuk duken të bukura në mëngjes, ndërsa meshkujt zakonisht e dashurojnë seksin e mëngjesit, sepse mund të dhurojë kënaqësi të paparashikuara. Avantazhi? Është i shpejtë dhe shumë i këndshëm. Në një moment të tillë askush nga të dy nuk do e dallojë imperfeksionin dhe momenti do jetë një bombë që do ju bëjë ta filloni ditën plot energji dhe të elektrizuar si dy të rinj të dashuruar. Ndër të tjera një takim hot në fillim të ditës do të kontribuojë si një lidhje, që do të zgjasë gjithë ditën… dhe kur të ktheheni nga puna përkëdheljet do të jenë akoma më të ëmbla.
3-Seks në minutën e fundit
Edhe nëse jeni me vonesë në një darkë, bëni mirë që të merrni edhe dhjetë minuta vetëm për veten tuaj. Një moment pasionant i shpejtë mund të ketë një efekt të tmerrshëm eksitues për të dy. Një raport i tillë i shpejtë gjallëron trupat duke bërë të lindi sërish ajo buzëqeshja e dikurshme, që i bën mirë harmonisë në çift, në shtat dhe jashtë tij.
4-Seks me zhurmë
Shumë shpesh ju ia mohoni vetes të arrini kënaqësinë 100%. Kjo për faktin sepse shpesh herë bëheni viktima të gjërave të ndaluara, që prej shekujsh kanë lidhje me argumentet për seksin, keni frikë se mos ofshamat tuaja gjatë seksit shqetësojnë fqinjët, duke hequr dorë kështu në një farë mënyrë nga ajo që juve ju pëlqen të bëni. Hiqni dorë nga këto komplekse dhe provoni të eksperimentoni. Ofshamat, të vogla ose të mëdha qofshin, mund ta bëjnë një raport të thjeshtë shumë më erotik seç mund ta imagjinoni ju. Nuk nevojitet të shtireni, por thjesht te keni kurajën të luani me partnerin. E rëndësishme është të provoni të prekni të gjitha pjesët e trupit, që zakonisht i injoroni, duke zbuluar kështu që çdo centimetër i trupit është një pjesë që shkarkon emocione erotike.