Nga Albert Vataj
Kiromanci është një praktikë e lashtë që karakterizohet si aftësia për të treguar të ardhmen e dikujt nëpërmjet studimit të pëllëmbë së dorës. Kiromancia është e njohur dhe praktikohet në mbarë botën duke shfrytëzuar përvojën e besueshmërisë që vjen nga aftësia për të lexuar vijat e dorës, jo thjeshtë duke e vendosur ligjërimin mbi logjikën e retorikës së supersticionit, por mbi faktin. Kontaktet e njeriut me këtë lexues të fatit, personalitetit dhe karakteristikave veçuese të individit, datojnë që nga qytetërimi hindu. Përdorimi i kohëpaskoshëm e ka pasuruar me elementë specifik, duke bërë që kiromacia të jetë paraprirësi e të gjithë praktikave të leximit të tërësisë jetësore të një idnividi.
Pëllëmba e njeriut ka një numër linjash të veçanta. Secila prej tyre është unike dhe ka një kuptim dhe fsheh sekretin e kuptimsisë për të deshifruar atë që gjithnjë e ka nxitur njeriun, e panjohura. Një nga linja më të rëndësishme është vija e zemrës, e njohur ndryshe si vija e dashurisë.
Kiromacia, shkenca që merret me trajtimin e ç’kodimit të të fshehtave që strukin vijat e pëllëmbës së dorës, ofron një mundësi më të plotë të leximit, duke bërë bashkimin e dy duarve. Bashkimi i dy pëllëmbëve dhe ndjekja e vijave të zemrës, mënyra se si ata lidhen njëra me tjetrën, tregon nëse ju jeni apo nuk jeni të zgjedhurit për të trajtuar dashurinë si thelbësore të jetës. Leximi i vijës së zemrës përmes bashkimit të pëllëmbëve tregon gjithashtu nëse jeta juaj sentimentale dhe predispozita emocionale janë të thjeshta apo të komplikuara.
Lexuesit e dorës gjetën vijën e dashurisë dhe deshifruan opsionet e mundshme të karakterit dhe predispozitës dashurore të personit. Janë tri kategori, janë tri ndarje, janë tre identitete të ndryshme, është një definicion i pritshmërisë që vjen nga ky tregues.
Kur bashkoni pëllmbët njëra me tjetrën dhe vijat e zemrës janë në të njëjtin nivel
Nëse partneri juaj i ka vijat e dashurisë në të njëjtin nivel, jeni me fat: ai ka qëllime serioze dhe preferon marrëdhëniet konstante. Ai është racional dhe një person i ndjeshëm dhe me një karakter të butë.
Këta individë e marrin dashurinë shumë serioze dhe preferojnë të jetë në marrëdhënie të vazhdueshme dhe afat-gjatë. Ata nuk kanë frikë për kohën, energjinë dhe përkushtimin që një marrëdhënie e vërtetë do të marrin, më shumë se gadishmërinë për t’u përfshirë në një luftë për diçka që ata të ndjehen të fuqishëm në lidhje. Shumë nga këta persona që kanë këtë karakteristikë dhe që i veçon nga të tjerët, është racionaliteti, nuk i frikëson rutina, madje e vlerësojnë rëndësinë e qëndrueshmërisë. Ata janë shumë të shqetësuar kur diçka ndryshon, sidomos në minutën e fundit.
Kur vija e dorën së majtë është më e ulët se vija e zemrës së dorës së djathtë
Ky person preferon një partner më të vjetër dhe është më i zgjuar sesa vjetët që i ka. Personi që ka këtë veçanti vijave është i mirë në dashuri, romantik dhe i pavarur nga rregullat shoqërore.
Këta njerëz janë shpirtra të prirur nga e vjetra. Duket sikur ata kanë nevojë për më shumë përkujdesje dhe vlerësim. Gjithnjë kërkojnë të jenë të mbrojtur nga një aureolë që sigurohet përmes personit që ka vite më shumë, dhe pagabueshmërinë e eksperiencës. Ata nuk janë identitete që joshen dhe e gjejnë veten të përfshirë nga tendencat e shoqërisë moderne. Edhe nëse u duhet të shtiren nga rrethanat, ata thjeshtë bëhen keq, ndjehen ngusht në nën maskën që u merr frymën. Dallohen për karaktere që priren nga rregulla dhe norma që i përkasin të shkuarës. Nuk i shqetëson të qenit konservator, përkundrazi kjo i bën ata më të ekuilibruar dhe më vendosur. Ata janë shumë intuitivë dhe gjithçka në marrëdhënie me realitetin dhe me njerëzit i përcaktojnë përmes kësaj shqise, e cila ndonjëherë mund të jetë edhe zhgënjyese. Në jetën e tyre nuk ka të papritura. Gjithçka është e parashikuar dhe gjithnjë ata i gjen të parapërgatitur. Edhe befasitë e jetës ata nuk është se i nënshtron lehtë.
Kur vija e zemrës së dorës së majtë është më e lartë se vija e zemrës së dorës së djathtë
Ky person nuk ka për qëllim të ketë marrëdhënie serioze dhe nuk mendon se dashuria është arsyeja e lumturisë në jetë. Ndoshta kemi të bëjmë me një individ që gjithçka të tijën e lidh me rastësoren. Ai është i prerë për aventura. Gjithçka e momentit e lidh vetëm me të atypëratyshmen dhe pastaj vjen diçka tjetër. E shkuara është thjeshtë një përvojë, një pjesë e kujtesës për të cilën nuk e vrasin mendjen. Ata janë të tërhequr nga persona ekstremisht të ndryshëm nga vetja. Ndoshta një nevojë për të gjetur polin e kundër të tërheqjes magnetike i bën ata të fuqishëm në lidhje, e cila nuk ka rëndësi në kohëzgjatje.
Gjithsesi kur ky person i përcaktuar nga kjo veçori e vendosjes së vijave të zemrës në bashkimin e dy pëllëmbëve, vendos më në fund të zgjedh dikë për jetën, ai i cili do të jetë partner i tij, domosdoshmërish duhet të jetë në moshë dhe i një përkatësie jo e afërt me të tijën, kryesisht të jetë i një nacionaliteti të huaj. Ky person dashuron me sytë e tij dhe ka vetëbesim.