Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Lev Tolstoi, kushtrimi i zëshëm i shpirtit rus, shkrimtari që erdhi si një i krishter i devotshëm dhe iku si një “murg” heretik

November 20, 2020
in Autorë
907
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kujtesa dhe kremtimi i përjetësisë së atyre që erdhën me një mision të lartë mëkimi të hyjnisë së shpirtit përmes krijimit, mbetet gjithëçfarë një brez lips të dëshmojë mirënjohjen, se sa ai e ka rrokur atë dimension etern, se sa ajo shprehje arti, së cilës gjenitë i blatuan botës ka lënë gjurmë. Lev Tolstoi është një nga ato pena, një nga ato forca mëtimi, që shkruan një vepër që mbeti testament në letërsinë botërore. Kjo kreshtë e lartë e mendimit dhe kumtimit estetik cek qiejt e çdo epoke dhe manifeston forcën e çdo qëndrese që i ofrohet besimit tek e bukura dhe mendimi.

Lev Tolstoi u lind më 9 shtator të vitit 1828 dhe vdiq më 20 nëntor, 1910. Ai do të njihet në historinë e letërsisë dhe mendimit si;  shkrimtar, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof rus. Veprat e tij monumentale mbeten, “Lufta dhe paqja” dhe  “Ana Karenina”.

Letërsia ruse dhe kumti krijues i tempullit të rrëfimtarisë botërore, janë të mishëruara në shpirtin e Lev Tolstoit, në zërin dhe zemrën e një kurmi të temperuar në kudhrën e hekave dhe dhimbjeve si një ngulmim, i cili merr forcë duke mposhtur peshën e rëndë që jo vetëm nuk e nënshtron, por e bën më të fortë, i jep më vitalitet dhe shpërfaq në të mundshmen e tij ato kapacitete që zgjohen për të sprovuar se deri në çfarë caqesh mund të zotërojë pasioni. Memoria e kërshërisë letrare është e lidhur më të që në zanafillën e andës për të bukurën dhe ka vërshuar në gjakun e kallur duke e përtërirë të hyjshmen si prej hirit. Pjesa më solemne e këtij jetësimi është depërtimi që ka promovuar në kremten estetike të gjithëkohjes tekstshkruese, krijimtaria e Lev Tolstoit.

Galeria e krijimtarisë së tij është larushitëse dhe rrapëlluese në të gjithmonshmen e kaplimit pas të epërme vlera. Nën barrën e kësaj mrekullie që gjenialiteti i Tolstoit ka ndërtuar, mbëmendja jonë ngaset përnga një mirënjohje e përunjur për këtë shenjtor të përkorë të letrave.

Tash e përgjithnjë një vullnesë mirënjohjeje na thërret në ndërmendje, Lev Tolstoin, njëren prej penave më të vetvetishme të shpirtit rus, kremten më të hyjshme estetike të atij botkuptimi dhe asaj gjëneze nga më të andshmet që i’u servir nevojës së gjeneratave për mekim shëlbyes.

Një pjesë vitale, e dengur dhe e dehur nga hapësira e një lirie që formësohej mbi qiellin e tij, qiell i cili thyhet sapo ai kërkoi ta mbushte me fluturim, erdhi në jetë më 9 gusht 1828. Jeta dhe vepra e shkrimtarit të madh, përkundësit të “Ana Karenina”, “Lufta dhe Paqja”, dhe një galerie të pamatë romanesh e qëmtesash letrare, nuk copëzohen nga gjithçka që e gjurmoi deri sot e përgjithmonë, lavdia dhe misteri, filozofia dhe kumti i një shpirti të madh dhe një zemrë që kungonte lirinë. Një zot në zotërimin e tij mental dhe fizik. Një shenjtor që u përndoq nga ferri, nga demonët e asaj realeje, me të cilën u kacafyt deri në dekikun e mbram. Luftoi, u përlesh, u kacafyt, nuk u nënshtrua kurrnjiherë. Në kryeradhën e përballjes vendosi një qëndres kumtuese. Deri në çastin e fundmë, i tillë, kryenaltë dhe i vendosur, cingëritëse dhe kushtrues ishte zëri dhe pena e tij, jo dhe aq prej yshtjes së një ateisti, se sa njeriu mishi dhe ndjenjash, mendimi dhe qëmtimi, zemërate dhe shtërngimi.

Kungimi shpirtëror i papajtueshmërisë me ç’ka ai e pa si heretike, u hodh si balsam mbi plagën e lirisë që sëmbonte, duke marrë krahët e zemrës së tij gjëmuese dhe duke u formëzuar: “Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”.

Ikja, ashti si behja, përnjimend edhe si vepra dhe gjithçka tjetër e korpusit human dhe letrar të Lev Tolstoit, shkrepën si vetëtim në kaltërsinë e pare dhe panoramimin që ai i mëtoi botës me kahjen e ndryshtë të vështrimit. Erdhi si një i krishter i devotshëm, dhe iku si një “murg” heretik. Lev  Nikollajeviç Tolstoj, dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëvështrime të tjera, mbetën të pavdekshme, siç mbetet krejtçka që ai e gatoi me pasion dhe përkushtim.

 

 

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLev TolstoiLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Medici, një rrëfim i jashtëzakonshëm për një dinasti që ka një vend të padiskutueshëm në historinë e Europës

Next Post

Si duhet të ushqeni, çfarë duhet konsumuar dhe çfarë duhet shmangur nga ngrenia, sipas grupit të gjakut?

Next Post

Si duhet të ushqeni, çfarë duhet konsumuar dhe çfarë duhet shmangur nga ngrenia, sipas grupit të gjakut?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

June 29, 2025
Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

June 29, 2025
La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

June 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj