Propaganda konsiderohet të jetë një art politik modern, por në fakt kanë qenë romakët mjeshtra të “komunikimit” politik. Si ia komunikonin pushtetin dhe politikat e tyre udhëheqësit e Romës perandorisë masive?
Barbarët
Të gjithë udhëheqësit e perandorisë duhet ta justifikojnë atë çka bëjnë – vetes së tyre në radhë të parë, popullit të tyre dhe atyre që dominojnë.
Romakët zhvilluan një lloj këndvështrimi të sofistikuar për botën të cilin e projektonin me sukses nëpërmjet letërsisë, arkitekturës, artit dhe ceremonive publike. Disa elemente të këtij këndvështrimi evoluan gjatë ekzistencës së perandorisë, më së shumti me miratimin e krishtërimit në fillim të shekullit të katërt pas Krishtit.
Tema të tjera mbetën konstante. Ndoshta më e rëndësishmja e këtij këndvështrimi ishte ideja se Roma përfaqësonte paqen, qeverisjen e mirë, dhe sundimin e ligjit. Shoqëritë me të cilat Roma ishte në konflikt karikaturoheshin si barbare, të pabesa dhe të rrezikshme. Jul Çezari, në llogarinë e tij të famshme për Luftën Gale, i njohu lexuesit nëpër shtëpi me një përshkrim negativ për fiset gjermanike me të cilat ai u përball në betejë: “Fiset e ndryshme e konsiderojnë fitore lënien e tokave të pabanuara. E shohin se vlerë të njerëzve përzënien e fqinjëve të tyre nga shtëpitë. Gjermanët thonë se ata shërbejnë për të mbajtur djemtë e rinj në trajnim në mënyrë që mos të bëhen dembelë”.
Deklarata e misionit
Barbarizmi nuk ishte vetëm një vend grindjesh të vazhdueshme. Kishte varfëri dhe prapambetje të madhe kulturore. Në përshkrimin e fiseve të Skocisë së lashtë në fillim të shekullit të tretë, Dio Kasius shkruante: “Ata janë njerëz të egjër, rriten në male pa ujë dhe të vetmuar, pa mure, pa qytete dhe pa toka të kultivuara. Ata jetojnë duke kullotur kopetë, dukë bërë gjueti dhe hanë fruta të ndryshme. Jetojnë në tenda, zhveshur e zbathur, duke ndarë gratë e tyre dhe bashkimin e fëmijëve me njëri-tjetrin”.
Njerëz të tillë, nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të përfitonin nga sundimi romak. Por edhe ata që ishin tashmë të civilizuar, ata të cilët Roma i njohu si më të civilizuar se vetja, përfituan nga Roma.
Është një pasazh i famshëm i Virgjilit, shkruar në sundimin e perandorit të parë Augusti, kur arritjet greke ishin të njohura. por prapë ata kishin nevojë për qeverisjen romake: “Ti, Romak, duhet të kujtosh se duhet të udhëheqësh kombet e tjera me autoritetin tënd, kjo është aftësia jote, tradita mbi paqen, për të bërë për vete ato që pranojnë, e për të shtypur ata që bëjnë rezistencë”.
Kulti i Lidershipit
Ky koncept, i një fuqie të ashpër, por në thelb dashamirëse perandorake, u mishërua tek Perandori.
Prezenca e tij ndjehej kudo. Statujat e tij dominonin vendet publike. Ai adhurohej si Jupiteri. Imazhi i tij vulosej në çdo monedhë, dhe në këtë mënyrë ai arrinte në qoshen më të largët të vendit të tij. Është e vështirë të jesh në një vend romak, ku arkeologët të mos kenë gjetur monedha me perandorin e vulosur.
Si ia paraqisnin popullit Liderin e Madh të Romës së Lashtë propaganduesit? Perandori shihej si luftëtar dhe gjeneral, një referencë frikësuese që nënkuptonte pushtimin global dhe diktaturën ushtarake. Në raste të veçanta ai vishej si një zotëri romak, që merrte të ftuarit në shtëpinë e tij në një festë të madhe. Ai ishte figura atësore e vendit të tij, mbrojtësi i madh. Mesazhi ishte i qartë: falë udhëheqësit, kufijtë janë të sigurta, në shtëpi mbizotëron rregulli, dhe të gjithë qytetarët janë të sigurtë në bizneset e tyre.
Komonuelthi
Së pari, audienca kryesore e propagandës perandorake romake ishte vetëm një pakicë e popullsisë së perandorisë – kryesisht ushtarë, banorë të Romës dhe Italisë, dhe qytetarë romakë që jetojnë në koloni apo provinca. Në atë kohë, perandoria ishte ende duke u zgjeruar, dhe roli i perandorit si kryekomandant theksohej shumë. Propagandistët romakë jepnin një ide më të qartë të asaj se çfarë donte të thoshte të ishe pjesë e perandorisë. Kultura greke u përqafua më shumë se më parë, dhe u krijua një lloj kulture e veçantë greko-romake e ashtuquajtura kultura klasike gjatë shekullit të dytë dhe të tretë pas Krishtit. Konceptimi i perandorisë si një komonuelth i civilizimit, u monumentalizua nëpër gurët e kufijve të qyteteve.
Konsolidimi
Biografi i perandorit Hadrian tha se “ai ishte i pari që ndërtoi një mur 80 milje të gjatë për të ndarë barbarët dhe romakët”.
Muri i tij nuk ishte një strukturë mbrojtëse. Ushtria romake në atë kohë nuk kishte strategji mbrojtjeje. Ekzistojnë dyshime të vogla se muri, ashtu si monumente e tjera të mëdha romake kufitare shihej më shumë si një “deklaratë propagandistike” se sa si strukturë funksionale.
Ishte simbolikë e madhështisë së Romës, tregonte një lloj kufiri ku mbaronte qytetaria romake e ku fillonte egërsia e barbarëve. Udhëtimet e Hadrianit shkonin përtej perandorisë. Kudo, në Romë, Francë, Afrikë, Spanjë, Greqi, Turqi, Egjipt, ai ngriti monumente të mëdha. Në vend të luftrave, ai i dha perandorisë shtëpi relaksuese, dhe në vend të trofeve, tempuj e teatro.
Shumica e rrënojave që ne shohim sot kur vizitojmë qytetet antike të Mesdheut, janë ndërtesa publike të ngritura në shekullin e dytë të epokës së artë të civilizimit perandorak të inaguruar nga Hadriani.
Ato ndihmuan Romën të përcaktonte mënyrën romake të jetesës dhe atë çka do të thoshte të ishe i civilizuar. Në madhështinë e qytezave dhe pasurinë e tyre, dukej qartë suksesi i perandorisë.
Nëpërmjet pikturave në mozaikë, promovohej identiteti kulturor romak dhe vlerat që kishte.
Lufta kundër terrorit
Por përtej fisnikërisë, legjendat nga e kaluara e Romës flasin edhe për armiq të mundur, toka të shkatërruara e mijëra persona të shitur për skllevër.
Edhe nëpër amfiteatro, dramat e jetës dhe vdekjes luheshin për të simbolizuar ndryshimin ndërmjet mikut dhe armikut, qytetarit dhe barbarit, lirisë dhe skllavërisë, besnikut dhe disidentit.
Gladiatorët luftonin për vdekje të veshur si armiqtë historikë. Të krishterët haheshin të gjallë nga kafshët e uritura. Rebelët dhe ata që thyenin ligjet digjeshin. Pra, arena ofronte “luftën kundër terrorit” me stil romak.
Propaganda perandorake përbëhej nga temat tradicionale të përsëritura pafund. Por një ndryshim i madh ishte me rëndësi të vërtetë botërore: adoptimi i krishtërimit nga shteti romak.
Paganizmi ka qenë kryefjala e propagandës romake për 1000 mjet. Çdo akt kërkonte sakrificë për të kënaqur një Zot. Asnjë veprim nuk mund të ndërmerrej pa pëlqimin hyjnor.
Legjionet marshonin nëpër beteja duke mbajtur shqiponjën e Jupiterit, Zotin mbrojtës të Romës. Qeveritarët, gjeneralët dhe perandorët udhëhiqnin ritet e shenjta në tempuj. Sundimtarët imagjinoheshin të ngjitur në parajsë për të zënë vend pranë perëndive pas vdekjes.
Megjithatë feja e perandorisë mbeti tolerante dhe e shumëllojshme. Ekzistenca e një Zoti, nuk përjashtonte ekzistencën e shumë të tjerëve. Ndoshta për shkak të kësaj, paganizmi ishte politeist.
Kryqëzuesit
Kur Konstandini i Madh urdhëroi burrat e tij të luftonin si të krishterë në vitin 312 pas Krishtit, ai nisi një revolucion ideologjik.
Deri në fund të shekullit, paganizmi u nxor jashtë ligjit, dhe krishtërimi ishte feja dominuese e shtetit, ushtrisë, elitave dhe qyteteve. Donacione te tokës dhe të pasurisë shkuan për kishën.
Kur ne shqyrtojmë arkeologjinë e qyteteve të vonshme romake, ne shohim shumë nga monumentet e muret e vjetra të shkatërruara për të ndërtuar katedrale dhe kisha të reja.
Peshkopët i kthenin favoret e kishës duke predikuar besnikëri ndaj pushtetit laik. Një aleancë e rremë u krijua mes kishës dhe shtetit, dhe Perandorët romakë prezantoheshin si agjentë të Zotit në Tokë, të ngarkuar me paganizëm shkatërrimtar dhe herezi, duke mbrojtur krishtërimin kundër armiqve të tij.
Ne i kemi parë ato të gdhendur nëpër monedha, stoli, ikona e mozaikë, së bashku me simbole të kishës së krishterë.
Këtu ekzistonte një motiv i ri për propagandën e pushtetit, një i destinuar për të pasur histori të gjatë e të përgjakshme: sunduesi si kryqëzues./BBC/