Mjalti me limon i tretur në një gotë ujë dhe i konsumuar në mëngjes esëll, kjo recetë është kaq i ngarkuar me mirësi për shëndetin, sa janë më të shumtë ata që i besojnë dhe kanë përfituar prej këtij kombinimi kaq të thjeshtë, se sa skeptikët.
Kjo recetë e hershme ka ndihmuar miliona njerëz në përmirësimin e cilësisë së shëndetit. Përdoruesit e rregullt të kësaj recete kanë përftuar të gjithë dobitë që garanton secili prej këtyre përbërësve
Ky medikament është përfshirë në sistemin e lashtë të mjekimit natyral të njohur si mjekësia Ayurveda, që në sanskritisht do të thotë “dija e plotë për jetë të gjatë”.
Përbërësit e nevojshëm janë: mjalti, limoni, një gotë me ujë në temperaturë të dhomës.
Mjalti përdoret mijëra vite si ilaç në mjekësinë Ayurveda për të ndihmuar në shkrirjen e yndyrave të grumbulluara. Mjalti ka veti kimike tërësisht të ndryshme nga yndyrat dhe sipas mësimeve të mjekësisë Ayurveda ndihmon në shkrirjen e yndyrave të grumbulluara të cilat nuk gjenden vetëm nën lëkurë, por edhe rreth organeve vitale, çka pengon punën e tyre dhe dëmton ushqimin.
Sipas teksteve të lashta mjekësore mjalti ka përfitimet e mëposhtme shëndetësore:
-Ndikon në substancat e yndyrshme, mjalti është i kundërt prej sheqerit, edhe pse ka shije të ëmbël si sheqeri i cili trashë, pra çon në shkrirjen e yndyrave dhe zvogëlon peshën:
– Tretet lehtë
– Përmirëson tretjen
– I mirë për shikim
– I mirë për zë
– I jep elasticitet trupit
– Jep kënaqësi psikike dhe disponim të mirë
– Shëron plagët
– Pastron dhe shëron plagët e vogla
– Përmirëson inteligjencën
– Shëron shumë lloje të sëmundjeve
– Rinon trupin.
Lëngu i freskët i limonit po ashtu do t’ju ndihmojë për të humbur peshë.
Lëngu i limonit:
– Është substancë e fuqishme për humbje të peshës
– Ndihmon pastrimin e brendshëm
– Është antiseptik
– Ngadalëson zhvillimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje
– Pastron mëlçinë
– Redukton fryrjen e barkut dhe ënjtjen
– Është antioksidant i fortë
– Ndihmon lëkurën të jetë e shkëlqyer dhe e shëndetshme.
Një gotë ujë pas zgjimit nga gjumi ndihmon për t’u larguar kapsllëku dhe detoksifikon trupin.
Një gotë ujë:
– Ndihmon të largohet lodhja
– Rrit shkëlqimin e lëkurës
– Ndalon kapsllëkun
– Rrit qëndrueshmërinë e organizmit
– Ndikon në disponim të mirë
– Ndihmon zemrën
– Ndihmon gjatë tretjes
– Është antioksidant.
Për t’u dobësuar
Gjëja e parë kur zgjoheni në mëngjes, mbusheni një gotë ujë dhe shtoni një lugë mjaltë dhe shtrydhni një limon. Merreni këtë ilaç të lashtë çdo ditë në stomak të zbrazët.
Ky ilaç i lashtë është shumë më i sigurt në aspektin shëndetësor se pilulat e ndryshme dhe po ashtu ndihmon në heqjen e kilogramëve. Do të befasoheni sesi diçka aq e thjeshtë mund të ndihmojë jo vetëm në zvogëlimin e peshës, por edhe në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe në disponim. Edhe pse ky ilaç është efektiv për heqjen e kilogramëve dhe shkrirjen e yndyrave, është e domosdoshme të jeni edhe fizikisht aktiv dhe t’u përmbaheni dhe disa kushteve të rëndësishme që janë të domosdoshme për t’u dobësuar.
Gjithashtu kjo pije e pabesueshme i jep energji trupit si kurrë më parë. Do të ju zgjojë më mirë se një kafe. Ju do të ndjeni freski në jetën tuaj. Dhimbjet e kokës largohen që në javët e para. Nëse e përdorni këtë recetë nuk do të keni nevojë më për aspirina dhe medikamente të tjera që i keni përdorur më parë