Ai ka lindur që të jetë i pavdekshëm, të jetë gjithnjë mes njerezve me ngjyrat dhe forcën e tij depërtuese. Një jetë gjithyqysh e trishtë dhe një fund asapk me lavdi janë pak a shumë skajet në mesin e të cilit tendoset ai fill fshikullues vlerash estetike arti, ai kumt magjepsës i shkëqimit të ngjyrave.
I titulluar “Të duash Vincent”(Loving Vincent), kjo vepër mendohet të cilësohet si filmi i parë i gjatë i animuar i punuar vetëm me piktura. Një prodhim i BreakThru Films, zgjedhja për realizimin e biografisë së piktorit nuk i është besuar pa arsye kësaj shtëpie produksioni, për aq kohë sa kjo e fundit ka fituar deri më tani një çmim Oscar për “Peter and the Ëolf”.
Së fundmi duket se gjithçka po sillet rreth Van Gogh! Edhe pse vdekja e artistit shënjon më shumë se 100 vite më parë, shumica e njerëzve shfaqin ende interes mbi jetën e një prej personazheve më bizarë e të talentuar të botës. Duke u bazuar në një fenomen të tillë, krijimi më i fundit lidhet me biografinë e Van Gogh të paraqitur në një film të animuar, aspak të zakontë!
Në filmin mbi Van Gogh do të trajtohet jeta e artistit, duke u bazuar në dorëshkrimet që ai ka lënë nga pas. Siҫ e theksuam dhe më lart, nuk po flasim për një animim të thjeshtë, e kjo jo pa shkak. Bëhet fjalë për 56,800 piktura të punuara me dorë, realizuar me bojë vaji e natyrisht, në stilin e Van Gogh. Janë dashur 30 piktorë e dy vite të tëra punë intensive, për të mbaruar si duhet secilin nga krijimet.
Filmi do të mbajë premierën më 22 shtator të këtij viti, e deri më tani gjithҫka mund të shihet është vetëm traileri zyrtar i kësaj kryevepre.
Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitës veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë. Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas. Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.