Sot teknologjia ka arritur majat, nanoshkenca po e pasuron gjithnjë e më dendur kureshtinë njeriut mbi sekretet e befasushme të grimcave. Kudo dhe gjithçka ka pësuar një transformim tej të zakonshmes, dhe e gjitha kjo për përmirësimin e jetës së njeriut, e pse jo dhe për të ngopur uritë e pasionefe pasuruese.
A keni pyetur se deri ku janë caqet e shkencës? A ju ka munduar dilema se çfarë vjen pas këtu? Doni të dini se 100-vjeçari i ardhshëm do të jetë jo dhe aq befasues për nejriun, se sa vazhdues i aspiratave të tij për të zgjeruar sundimin, për të shtytur tej kufinjt e së mundshmes. Ndoshta nuk është paraprirës, por po kërkon të ketë rol lidershipi në këtë ngulm për të hedhur hapin tej imagjinatës, është fjala për tenologjinë e makinave.
Së fundi, njoftojnë agjensitë e lajmeve, prodhuesi italo-amerikan i automjeteve “Fiat-Chrysler” (FCA) iu bashkua projektit të zhvillimit të pilotimit automatik të automjeteve të ideuar nga grupi gjerman BMW, gjiganti i kompiuterave “Intel” dhe kompania izraelite “Mobileye”.
“FCA-ja do të sjellë inxhinierë, burime të tjera teknike dhe ekspertizë në këtë bashkëpunim, si dhe vëllimin e saj të kosniderueshëm të shitjeve, shtrirjen gjeografike dhe eksperiencën afatgjatë në Amerikën e Veriut”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar sot.
Grupi tha se është duke punuar për të pasur 40 mjete autonome për testim në rrugë deri në fund të vitit 2017.
Ky projekt, që ka filluar në korik 2016, synon të bëjë automjetet me pilotim autonom një realitet deri në vitin 2021.
“Me FCA-në si partnerin tonë të ri, ne përforcojmë rrugën tonë drejt krijimit të suksesshëm të platformës së pilotimit autonom më të mirë në nivel botëror”, thotë drejtori ekzekutiv i BMW-së, Harald Krueger.
“Kompanitë e përfshira ftojnë prodhues të tjerë automjetesh dhe të teknologjive shtesë që t’i bashkohen duke përshtatur këtë platformë të pilotimit automatik në përpjekie për të krijuar një zgjidhje të gjerë industriale”, përfundon kjo deklaratë.