ANSA/ – Për herë të parë janë vëzhguar dy grimca drite të dialogojnë mes tyre, duke modifikuar intesitetin, energjinë dhe drejtimin.
Ky zbulim është publikuar në revistën “Nature Physics” si dhe nga qendra e kërkimeve bërthamore CERN në Gjenevë dhe Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore (INFN).
Vëzhgimi është bërë gjatë eksperimentit ATLAS, në përshpejtuesin më të madhë të grimcave në botë “Large Hadron Collider” (LHC) dhë është një rezultat shumë i rëndësishëm sepse ndërveprimi mes grimcave të dritës (fotonet) nuk parashikohet nga teoria klasike e elektromagnetizmit dhe përfaqëson një prej parashikimeve të para të elektrodinamikës kuantike (QED).
“Ky rezultat është shumë i rëndësishëm. Është prova e parë e drejtpërdrejtë që drita ndërvepron me vetëveten dhe energji të tjera”, thotë Marina Cobal, koordinatore e INFN e eksperimentit ATLSA.
“Ky fenomen nuk parashikohet nga elektromagnetika kalsike dhe kur u vëzhgua dha një provë të rëndësishme për të kuptuar teorinë e kuantikës së elektromagnetizmit”, theksoi ajo.
Për të arritur këtë provë u desh shumë kohë. Prej kohësh mendohej se do të arrihej të vëzhgohej ky fenomen vetëm duke arritur energji shumë të larta, sidomos pas dështimit të arritur në vitin 2015.
Por kur pako me jon të plumbit u përshpejtuan u krijua rreth tyre një fluks i lartë fotonesh. Më pas kur këto jone takohen në qendër të përshpejtuesit, janë të paktë ata që përplasen, ndërkohë që fotonet më të afërt fillojnë të ndërveprojnë me njëri me tjetrin.
Për të arritur këtë rezultat ishte e nevojshme të studioheshin më shumë se katër miliardë raste. Ky eksperimet do të vazhdojë të studiojë këtë fenomen edhe gjatë vitit 2018.