Diabeti është një ndër sëmundjet më të zakonshme të shek. XXI. Shfaqet kur pankreasi ndalon prodhimin e insulinës, ose kur trupi nuk është në gjendje ta përdorë insulinën si duhet.
Simptomat më të zakonshme të sëmundjes së sheqerit janë:
Urinimi i shpeshtë, kryesisht gjatë natës.
Ndjesia e etjes së përheshme
Rënia në peshë
Kruarja e organeve gjenitale
Shërimi me vonesë i prerjeve/plagëve të hapura
Shikimi i turbullt
Këputja fizike
Gjëja më alarmante në lidhje me diabetin, është fakti që gjithmonë shkakton një mori komplikimesh të tjera shëndetësore, p.sh: verbërim, dobësi, dëme nervore, dështim veshkash, probleme kardiake, impotencë etj.
Ekzistojnë tri lloje të diabetit
Diabeti tip 1, ose diabeti i të miturve, shfaqet kur sistemi vetëmbrojtës vret qelizat beta të pankreasit që prodhojnë insulinë.
Diabeti tip 2, ose diabeti i të rriturve, ndodh kur organizmi nuk mund të përdorë si duhet insulinën e sekretuar, ose kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme.
Diabeti Gestational zhvillohet gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë tremujorit të dytë.
Sipas specialistëve, receta e mëposhtme u vjen në ndihmë të gjithë atyre që janë së provuari metoda nga më të ndryshmet për kurimin e diabetit:
Merrni 10-15 gjethe mango, lajini mirë, ziejini në pak ujë, dhe pastaj lerini ashtu tërë natën. Mëngjesin e së nesërmes kullojini, dhe lëngun e mbledhur konsumojeni esëll.
Në qoftë se mënyra e mësipërme ju vështirësn disi, provoni këtë tjetrën: Në një vend të errët, thani gjethet e lara të mangos, dhe në vazhdim, thërmojini, bëjini pluhur. Doza e rekomanduar ditore është një majë luge, dy herë në ditë.
Gjethet e mangos janë të pasura me vitamina, enzima, antioksidantë dhe shumë minerale të tjera, gjë që do të thotë se janë tepër të dobishme për shëndetin tuaj. Përveç rregullimit të vlerave të sheqerit në gjak, ato janë po aq efikase edhe për trajtimin e etheve, ftohjeve sezonale, diarresë, pagjumësisë, variçeve, astmës dhe bronkitit.