Vdiq në Romë në moshën 84-vjeçare aktori Paolo Villaggio. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në një klinikë private në Romë. Me origjinë nga Xhenova, Villagio ishte shkrimtar, autor dhe aktor, protagonist i një sezoni historik, mes ekranit të madh, radios dhe televizionit. Ka interpretuar qindra personazhe, i pari nga të gjithë dhe më i njohuri ndërkombëtarisht, Ugo Fantozzi. “Lamtumirë baba, tani je përsëri i lirë të fluturosh”, me një postim në rrjetin social Facebook, pak fjalë dhe një zemër, Elisabetta Villaggio përshëndet babain e saj. Mesazhi është shoqëruar nga një foto bardh e zi, të Paolo Villaggio bashkë me fëmijët e tij. Aktori ka përfunduar prej pak kohësh të xhironte “Zërin e Fantozzit”, të Mario Sesti, me producent Daniele Liburdi dhe Massimo Mescia. “Kujtoj Paolo Villaggio. Talent komik i jashtëzakonshëm”, shkruan kryeministri Italian, Paolo Gentiloni në Tëitter. I lindur në 30 dhjetor të 1932 Paolo Villagio ishte aktor televiziv dhe kinematografik në zhanrin e komedisë, si profesori Kranz dhe i ndrojturi Giandomenico Fracchia, llogaritari Ugo Fantozzi.
Paolo Villaggio dha një kontribut të pavdekshëm si aktor, por edhe si shkrimtar, regjisor dhe komedian. Ai ka spikatur me personazhet që ai krijoi me karakteristikat paradoksale dhe groteske. Ai ishte autor i disa librave, zakonisht të karakterit satirike. Jo vetëm komikja e sjellë komunikimin e tij me artdashësit. Janë edhe rolet dramatike ato me të cilat u ballafaqua si krijues Paolo Villaggio.
Nga jeta
Paolo Villaggio ka lindur në Xhenova, me një vëlla binjak, Piero. Babai i tij Ettore Villaggio (1905-1992), ishte topograf me origjinë nga Palermo ndërsa nëna, Maria, me origjinë nga Venediku, ajo ishte një mësuese e gjuhës gjermane.
Villaggio mori arsimin e mesëm në Liceo Ginnasio Andrea Doria. Më pas u angazhua në studimet universitare për jurudik, angazhim të cilin nuk e përfundoi. Punë me të cilën ai u angazhua ishte ajo e nënpunësit në një sipërmarrje të ndërtimit të konstruksioneve të çelikut, prejnga lindi dhe i famshmi, i papërsëritshmi dhe kaq i adhuruari, karakteri i Ugo Fantozzi. Do të ishte Maurizio Costanzo ai që zbuloi potencialin artistik të Paolo Villaggio. Në vitin 1967, ai e këshilloi Villaggio për të luajtur në një kabare në Romë. Nga atje, Villaggio u punësua për një program televiziv.
Pas përvojës së tij në televizion, Villaggio filloi të shkruajë, për revista “L’Espresso” dhe “L’Europeo”. Ky kontribut konsiston te tregimet e shkurtra, të cilat shfaqin kontabilistin Ugo Fantozzi , një njeri me një karakter të dobët, ndjekur nga fatkeqësitë dhe nga “mega-drejtori” e “mega- Kompania ” ku ai punon. Në vitin 1971, shtëpia botuese “Rizzoli” publikon një përmbledhje të këtyre tregimeve, një libër që u shit më shumë se një milion kopje. Kjo sprovë e Paolo Villaggio mori çmimin “Gogol” në Moskë duke i hapur rrugën kinematografike Fantozzit në vitin 1975, film i cili drejtohej nga Luciano Salce. Suksesi i filmit çoi në vazhdimin e saj me “Il secondo tragico Fantozzi”.
Dhe kishte filluar kështu një karrierë e suksesshme kinematografike e këtij nënpunësi modest. Filmat dhe fama erdhën njëri pas tjetrit, bashkëpunimet dhe përvoja me personalitetet më të jashtëzakonshme të filmit si Federico Fellini, Roberto Benigni, Lina Ëertmüller, Ermanno Olmi, Mario Monicelli, Gabriele Salvatores, etj. Ishin këto sfida që i dhanë, Paolo Villaggios, vlerësime, nderime dhe çmime, të cilat kulmuan me “Luanin e Artë” në vitin 1996 për karrierën e tij. Krijimtaria dhe puna e tij vazhdoi të njihnin shtrirje të tjera dhe kontribute cilësore deri në afrinë me vdekjen, e cila erdhi kur ky mjeshtër i komikes sapo kishte mbushur 84 vjeç.