Bujar Qamili dhe Mateus Frroku, dy shkodranë që vijnë me një “Rrak Tak” zemrash

Bujar Qamili dhe Mateus Frroku kanë publikuar prej katër ditësh në YouTube bashkëpunimin e tyre, “Rrak Tak”. Dy gjenerata, dy mendësi, dy dimensione të ndryshta, një sfidë vlerash. I bashkon kjo sipërmarrje artistike, si në një nevojë ballafaqimi. “Rrak Tak” është një këngë, gjithashtu dhe refreni i një ballafaqimi pritshmërishë në të sotmen e bëtejës së ashpër konkuruese, por edhe kurajë përfaqësimi për muzikën në përgjithësi dhe traditën e qytetit të Shkodrës, të cilës i përkasin që të dy, njëherash asaj kulture ndaj së cilës i detyrohen kaq shumë.

Bujar Qamili dhe Mateus Frroku, vijnë këtë fillimverë me një prezantim tek i cili kanë shumë shpresë që të jetë një nga hitet e këtij sezoni pushimesh. “Rrak Tak”, me muzikë të Kledi Bahitit, tekst nga, “Fifi” dhe produksion i “Threedots” sjell një qasje të ndryshtë dhe një përafri me nevojën e admiruesve të muzikës. Fabula dhe realizimi i klipit, vija muzikore dhe tonalitetet e vokaleve përshkojnë si vijëza ndjesish krejt andjen për me qenë i prekun prej këtij komunikimi estetik.

Pavarësisht gjenaratave që përfaqësojnë, Bujar Qamilit dhe Mateus Frrokut bashkohen në këtë ëndje artistike si në një gosti ndjenjash.  “Rrak Tak”-u i zemrave të tyre, dëshirimet dhe e mundshmja cfilitëse e dashurisë, loja e fatit dhe e misterit të krijimit, manifestojnë në këtë trokitje zemra forcë pasioni, drithërimë përjetimesh dhe ëmbëlsi trazuese, si ajo që kafshon zemrat.

Si Bujar Qamili ashtu dhe Mateus Frroku behin në këtë bashkëpunim nga një përvojë, e cila i ka ballafaquar duke i bërë vend secilit prej tyre si gurë shndritës në xherdanin e artë të muzikës shqiptare, asaj tradite që përballet pareshtur me sfidat e kohës.

Bujar Qamili është rikthyer në tregun muzikor në bashkëpunimin me Mateus Frrokun me “Rrak Tak”, pas një këngë të fundit dedikuar qytetit të tij, Shkodrës, me titull “Je e bukur Shkodra jeme”.

Ndërsa, Mateus Frroku, një artist sfidash konkuruese në artin skenik, ka qëndruar gjithnjë prezent duke ardhur dhe riardhur gjithnjë me kërkesë dhe përgjegjësi artistike të lartë me përfaqësime dinjitoze, mes të cilave bashkëpunimi me Fisnikët – “Çokollatë e shkrime”; apo dhe këngët e tjera “Dimër në shpirt”; “E kujtoj at takim”; “Në buzët e tua”; “M’ka bo like”; “Më ke lënë kujtime”; “Më shumë të dua”, etj. “Rrak Tak”, më shumë se një këngë, është për Mateus Frroku përmbushje e një dëshirimi për të bashkëpunuar me këngëtarin Bujar Qamili, kënga dhe zëri i të cilit, muzika shkodrane në përgjithësi ka qenë dhe është një prelud i gëzimeve familjare.

Kjo trokitje zemre do të gjej zemra të hapura dhe ëndje kërshëritëse, të cilat “Rrak Tak” do ta shndërrojnë në atë trokitje të nxehtë dhe të ndrojtur të kësaj stine pushimesh dhe shpengimesh gazmuese.

Next Post