Dashuria është brenda njeriut. Nëse largohen pengesat përmes vetëdijes, dashuria do të rrjedh pa pushim. Mirëpo, cilat janë ato pengesa që i bëri vetë njeriu?
Ajo që më së pari bie në sy është kundërshtimi apo frenimi i seksualitetit dhe epsheve. Kjo barrierë e ka shkatërruar mundësinë e shfaqjes së dashurisë në njeriun. Dashuria është transformim i energjisë seksuale. Lulëzimi i saj është fryt i farës së seksit. Shkrini thëngjillin dhe kurrë nuk do të mund të thuhej se me transformimin e tij krijohet diamanti. Gjithsesi, elementet që krjojnë thëngjillin janë të njëjtë me ata të diamantit. Pas proceseve mijëravjeçare të transformimit, thëngjilli shndërrohet në diamnat. Por, thëngjilli si i tillë asnjëherë nuk ka tërhequr vëmendjen. Thëngjilli shndërrohet në diamnat por ne e urrejmë thëngjillin.
Me këtë edhe mundësia për përpunim bie poshtë.
Një fakt tjetër mjaft me rëndësi është se njeriu nuk mund të jetojë pa seks.
Seksi është pikënisja: ai ka lindur prej tij.
Zoti e krijoi energjinë seksuale në fillim të krijimtarisë së vet. Ajo që është thënë se njeriu është mëkatari më i madh, është ngase Zoti nuk mund ta shpallte veten mëkatar. Nëse Zoti do të mendonte se seksi është mëkat, atëherë nuk do të kishte mëkatarë më të madh, madje në mbarë universin, se vet Ai.
A ke provuar ndonjëherë të kuptosh se lulëzimi i luleve është një përvojë e epsheve, është një akt seksual?
Palloi vallëzon në shkëlqimin e vet; poeti i inspiruar shkruan poezi; për çfarë tjetër do të vallëzonte ai përpo për ta thirrur në kërcim dashurën?! Papagalli këndon, qyqja këndon, djaloshi bëhët adoleshnet, vajza bëhet grua. Ç’është e gjithë kjo? Ç’lojë mund të jetë? Të gjitha këto, janë vetëm manifestime të dashurisë, të energjisë seksuale.
Një asket shëtitës u strehua në një fshat. Vjen një njeri dhe i thotë se dëshiron ta realizojë Hyjnoren.
Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjëherë?”
Njeriu i përgjigjet: “Jo, unë asnjëherë s’kam gabuar në gjëra të tilla të shenjta. Asnjëherë nuk kam rënë aq poshtë, sepse unë dua të arrij tek Zoti”.
“Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?” – e pyet murgu i habitur.
“Unë them të vërtetën” – vazhdon besimtari me bindje, “por, më falni, pse vazhdimisht më bëni të njëjtën pyetje? As që i jam afruar ndonjëherë dashurisë. Dua ta arrij Vetërealizimin, Hyjnoren”.
Atëherë asketi i përgjigjet: “Ti duhet të më falësh, të lutem, shko tek dikush tjetër. Përvoja ime më ka mësuar se nëse ke dashur të paktën dikë, këdoqoftë, nëse e ke pasur madje vetëm një shkëlqim dashurie, unë mund të të ndihmoj që ta zgjerosh atë, që të rritet e rritet e ndoshta të arrijë edhe te Zoti.
Por, nëse ti nuk ke dashuruar asnjëherë, ti asgjë nuk ke në vete; në ty nuk ndodhet fara që të mugullojë në dru.
Miku im, pa prezencën e dashurisë, unë nuk shoh kurrfarë mundësie të hapjes ndaj Zotit. Shko e kërko dikë tjetër!”
Njësoj është, nëse nuk ka dashuri mes burrit dhe gruas…
Bashkëshortja mund ta dojë djalin e vet vetëm aq sa e do burrin e vet, sepse fëmija i tyre është vetëm reflektim i bashkëshortit të saj.
Që këndej, nëse nuk ka dashuri ndaj bashkëshortit, si mund të duhet fëmija i përbashkët? E nëse këtij fëmije nuk i është dhënë dashuria, nëse nuk është ngritur dhe ledhatuar në dashuri, si mund të presësh që ai t’i dojë prindërit e vet?
Familja është tërësia e jetës, mbar bota është vetëm një familje e madhe.
Njeriu është i mbushur me energji seksuale.
Energjia jetësore është, në fakt, energjia seksuale.
Po ç’është kjo energji?
Pse ajo na shqetëson kaq shumë gjatë jetës?
Pse ajo e formëson qenien tonë të brendshme?
Pse jeta jonë, deri në frymën e fundit, rrotullohet rreth tij?
Ku është burimi i kësaj shtytjeje?
Mendimtarët dhe profetët me shekuj e kanë përbuzur seksin, por njeriu ende nuk i është bindur kësaj përbuzje. Me shekuj kanë predikuar se si duhet t’i shmangemi seksit, se si duhet t’i hedhim poshtë mendimet e tilla, dëshirat dhe lakmitë, me qëllim të lirimit nga MAYA, nga “bota iluzore” – e njeriu ende nuk është në gjendje t’i largojë sytë nga ai.
Ti as që mund të lirohesh nga seksi në atë mënyrë: qasja është e gabuar.
Njeriu, zakonisht nuk mund të arrijë në thellësi të qenies së vet, siç mund të arrijë gjatë mardhënies seksuale.
Dhe pikërisht në këto thellësi, ndodhin dy gjëra që duhet cekur:
– E para është se egoja zhduket, tretet në momentin e aktit. Krijohet gjendje pa ego. Për një moment nuk ekziston “UNË”, shkrihet si në përvojën e mirëfillt religjioze, me ç’rast “UNË” poashtu shkrihet dhe shndërrohet në hiç. Në aktin seksual egoja humbet. Orgazma është gjendje e vetëshkrirjes.
– E dyta, në lidhje me përvojën seksuale është KOHA e cila për një moment ndalet. Kështu është krijuar pakohësia.
Një çast, ndjenja për kohë tretet.
Nuk ka më të kaluar, nuk ka as ardhmëri: ka vetëm moment të së tashmës. E tashmja nuk është pjesë e kohës.
E tashmja është AMSHUESHMËRI.
Këtu qëndron arsyeja pse njeriu e dëshiron seksin.
Lakmia nuk është e pranishme për trupin e partnerit, por për shkak të gjendjës pa ego dhe për shkak të nevojës për pakohësi. E megjithatë, njeriu, kaher i ka shpallur luftë seksit. Rezultati i kësaj lufte është humbja e ndjenjës së njeriut që ta vlerësojë drejtë e me korrektësi atë. Kur e kundërshtojmë me aq ashpërsi, atëherë seksi detyrimisht bëhet qendër e vetëdijes sonë: dhe ne as që mund të lirohemi, përkundrazi, zhytemi në të. Ligji i efektit të kundërt vie në shprehje, me ç’rast edhe ne përfshihemi në këtë lojë.
Ç’po ngjet me njeriun?
Kush është përgjegjës për tërë këtë shëmti?
Sigurisht, ata që e kanë mësuar njeriun ta ndrydhë seksin në vend që ta mësoj që ta kuptojë drejt.
Në emër të religjionit ne e kemi shkatërruar çdo mundësi për kuptimin e seksit.
I kemi shpallur luftë atij duke u shpallur luftë edhe instinkteve tona.
Është bërë e zakonshme që seksi mos të shikohet si i tërë, por që të mbyllen sytë dhe verbërisht të hyhet në tempullin hyjnor.
Por, a mund të arrijë diku njeriu symbyllur?
Madje, qoftë edhe nëse arrin deri në brendësi ti nuk ta shohësh Zotin symbyllur. Në të vërtetë ti do t’i shohësh vetëm ato gjëra të cilave je munduar t’u ikësh.
Gruaja e shkurorëzuar, e dëshpruar nga jeta bashkëshortore, ka shkruar në shpalljen e një gazete lokale: “Kërkoj njeriun i cili nuk do të më rrahë, nuk do të vrapojë pas meje dhe i cili do të jetë “dashnor fantastik”.
Pas një jave dëgjohet zilja në der¨. Me të hapur derën, në prag ajo vëren një pamje njeriu, pa duar e këmbë, i tëri i gjymtuar.
“Kam ardhur sipas shpalljes suaj” – ia pret ai. Gruaja nuk dinte ç’të bënte, ç’të thoshte. Mysafiri vazhdoi: “Siç po shihni, unë as nuk mund t’u rrahë, as nuk mund t’u vrapoj pas”.
“Mirë, e shohë këtë”, – ia kthen gruaja, “por unë kam kërkuar në shpallje edhe “dashnor fanatik”.
Njeriu buzëqeshet dhe i thotë: “Unë i kam rënë ziles tuaj, apo jo?!”
Përftuar nga: “Prej seksit në mbidije” dhe “Ardhmëria e artë”