Sipas disa studimeve të fundit është zbuluar se në Harvard janë gjetur disa libra të cilat janë bërë nga lëkura e njeriut.
Librat ishin gjetur kohë më parë dhe në pamje të parë kopertina e tyre dukej tepër e pazakontë por pas studimit të thellë mendohet se librat janë bërë lëkura e njeriut.
Në një prej këtyre librave u gjet një shënim ngjyrë violë, ku thotë: “Ky libër, është ajo që mbetet nga miku im Jonas Wright, që u rrjep gjallë në ditën e katërt të muajit gusht në 1632. U prehsh në paqe”.
Kjo histori e pazakontë e lidhur me lëkurën e njeriut ka ngjallur vëmendjen e të gjithë Kampusit, ku kohët e fundit ka fillur puna intensive për studime të thella.