Mikhail Bakunin (30 Maj 1814-1 korrik 1876) revolucionar legjendar rus, anarkist, veprimtar dhe shkrimtar politikë. Mikhail Bakunin ishte një revolucionar i njohur rus dhe teoricien anarkist që me shkrimet dhe jetën e tij shërbeu si pikë referimi në historinë e lëvizjes anarkiste, dhe ishte një nga figurat më të famshëm revolucionar të shekullit të 19-të. Ndikuar nga filozofia e Hegel dhe kryesisht nga dialektika historike nga e cila u bazua për teorinë e luftës anarkiste. Ai erdhi në kontakt me Marksin dhe Engelsin dhe natyrisht me Pierre Josef Prοudhon, pozicione të të cilit përputheshin me bakunin për anarkizmin: Bakunin kundërshtoi ekzistencën e çdo forme të shtetit akoam edhe atij socialistë.
Si një përkrahës i "Teorisë së Anarkizmit Kolektive", idetë e tij të vazhdojnë të ndikojnë në lëvizjet bashkëkohore të punës, lëvizje të krahut të majtë dhe lëvizjet tjera të sotme shoqërore sociale, duke përfshirë edhe fushatat anti-globalizimit. Ai ishte politikisht shumë aktiv gjatë një periudhe të trazuar në historinë e Evropës dhe ngulmoi pareshtur me zellin dhe shpirtin e një revolucionari ngadhënjimtar, të përcaktojë themelet e lëvizjes anarkiste ndërkombëtare. Një prej rrugëtimeve të zëshme për ta shprehur këtë ai kishte shkrimet e tij të fuqishme dhe me shumë ndikim. Veprat e tij trajtohen me parimet sociale dhe politike të anarkizmit. Themeluesi i organizatës gjysmë-sekrete “Vëllazëria Ndërkombëtare”, e cila siguroi mbështetje të madhe nga Suedia, Norvegjia, Danimarka, Belgjikë, Angli, Francë dhe Spanjë. Ideologjitë e tij kanë qenë një frymëzim për shumë shkrimtarë modernë dhe luftëtarëve të lirisë, duke përfshirë Bhagat Singh. Jeta e tij është një shembull i luftës së pamëshirshme për të realizuar idealet e tij prej revolucionari. Ai u burgos për shumë vite në Siberi. Ishte në mërgim kur ai dha një kontribut të çmuar për çlirimin e klasës punëtore nga tutela e fuqishme e shtypjes shtetërore.