Astrologjia si shkencë ka dëshmuar qasje për një udhërrëfim shpirtëror të individit në të tashmen dhe të ardhmen e tij. Ky rrugëtim i njeriut nuk mund të kuptohet pa një prej elementeve më të rëndësishëm të jetës së tij, që është aspekti psikologjik. Secili nga ne e ka të vështirë të ekspozohet tërësisht në atë që mund të thuhet njohje publike. Kjo pjesë është padyshim e ndryshme nga një individ tek tjetri dhe padyshim që kjo ka lidhje me karakteristikat kryesore dhe personalitetin e tij, një profil që në shumë raste është një diagramë e përcaktimit të zodiakut. Frikërat dhe sekretet tona natyrshëm që kanë lidhje me përcaktimin e pranuar ose jo nga saktësimi i pozicionit që identifikon çdo individ në raport me horoskopin.
Dashi (22 Mars – 18 Prill)
Ka frikë nga humbja e njerëzve dhe prishja e marrëdhënieve. Janë një shenjë shumë kokëfortë që kërkon gjithmonë të bëhet ashtu siç thonë dhe shpesh i ofendojnë të tjerët me sjelljet e tyre. por, vetëm pasi personat e afërt i braktisin, e kuptojnë gabimin e tyre.
Demi (19 Prill – 20 Maj)
Mund të quhet si një shenjë letargjike, pasi adhuron rehatinë dhe luksin aq shumë sa shpesh herë tregohet dembel për çdo gjë. Një nga fobitë e fshehta të kësaj shenjë është Kinetofobia, frika për të qenë aktivë dhe për të lëvizur më shumë seç duhet.
Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)
Të njohur si shenja më flirtuese, ata mund ta gjejnë veten shpesh në situata të pazakonta. Ata janë shumë spontanë dhe bëjnë shumë premtime. Frika e tyre është të marrin vendime rreth diçkaje, pasi nuk janë të sigurt nëse marrin vendimin e duhur apo nëse mund t’i qëndrojnë besnikë asaj që kanë vendosur apo premtuar.
Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Personat e kësaj shenje kujdesen gjithmonë për sigurinë e tyre dhe rehatinë. Agorafobia është frika e të qenit në një vend të rrezikshëm dhe është pikërisht fobia e fshehtë e kësaj shenje. Gaforrja nuk do të largohet asnjëherë nga zona e sigurt dhe nuk është shenja e përshtatshme për të bërë një aventurë.
Luani (23 Korrik – 23 Gusht)
Shenja që do gjithmonë të jetë lider dhe në qendër të vëmendjes, i trembet pikërisht dështimit në një fushë të caktuar. Luani është shumë ambicioz dhe kërkon gjithmonë të jetë në krye të çdo gjëje që bëhet, prandaj frika e tyre është të harrohen nga njerëzit apo të injorohen.
Virgjëresha (24 Gusht – 22 Shtator)
Njihet si një shenjë që kërkon përsosmërinë në çdo gjë që bën dhe çdo gjë që e rrethon. Çdo rrëmujë që mund të bëhet e tremb virgjëreshën dhe e bën t’i ikë situata nga kontrolli. Në fakt e gjitha kjo sjellje vjen si pasojë e pasigurisë në vete dhe në fshehjen e të metave të veta.
Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Fobia e fshehtë e kësaj shenjë është Isolofobia, e cila ka të bëjë me të qëndruarin vetë. Peshorja do gjithmonë të jetë me dikë dhe t’i përkushtohet vetëm një personi. Nëse një person i kësaj shenje mbetet vetë pa një partner atëherë ka shumë mundësi që të kalojë edhe në fazë depresive.
Akrepi (24 Tetor – 21 Nëntor)
Personat e kësaj shenje janë emocionalë dhe shohin gjithmonë botën shpirtërore të të tjerëve. Është një nga shenjat më të ndjeshme, e cila gjithashtu ka një nivel të lartë ankthi dhe probleme kontrolli. Akrepi ka frikë të paragjykohet apo të vihet në lojë për mënyrën sesi mendon dhe prandaj shumë herë tregohet i rezervuar.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Një nga shenjat më aventuriere dhe më entuziaste për jetën në përgjithësi, i trembet faktit që duhet të ndjekë rregullat e të tjerëve. Shigjetari gjithmonë i zgjidh problemet duke u larguar, prandaj frika e tyre është të mbajnë përgjegjësi për diçka deri në fund, pa patur mundësinë të “arratisen”.
Bricjapi (22 Dhjetor – 21 Janar)
Nuk njihet si një shenjë shumë sociale. Bricjapi është i dhënë pas punës dhe ndërtimit të karrierës profesionale. Një nga shenjat më me ambicie që gjithmonë do e arrijë qëllimin e tij. Nga ana tjetër, frika e kësaj shenje është që jo të gjithë do të arrijnë të kuptojnë vizionin e tyre.
Ujori (22 Janar – 19 Shkurt)
Është një nga shenjat që adhuron qetësinë dhe çdo gjë e zgjidh nëpërmjet ndjesisë së paqes që ka përbrenda. Por, kjo ndjesi që ata kanë kthehet në një frikë të madhe nëse askush nuk tregon dashuri apo të kërkojë ndihmën e tyre.
Peshqit (20 Shkurt – 21 Mars)
Personat e kësaj shenje janë shumë ëndërrimtarë dhe të apasionuar pas gjërave të bëjnë. Por ata gjithashtu mund të tregohen shumë të rezervuar. Glossofobia është frika e fshehtë e tyre e cila ka të bëjë me të folurin në publik apo mbajtjen e përgjegjësisë për punën e bërë në grup. /Telegrafi/