Përpara se të përjetoni diçka të tillë, duhet të keni parasysh të paktën shtatë këshilla:
-Shmangni presionin:
sa më shumë tension të keni në trup, aq më e vështirë është të kaloni në orgazëm. Ndaj relaksohuni dhe gëzojuni këtij momenti dhe asaj që do vijë.
-Sinjale të buta:
Nëse do i thoni partnerit se doni të kaloni orgazma të shumëfishta, atëherë e keni të sigurt dështimin, pasi kjo e shton presionin. Më mirë përdorni gjuhën e trupit dhe lëri gjërat të rrëshqasin.
-Kërko për seks solo:
Si një ushtrim paraprak, duhet të dini se cilat janë ato pika që ju nxisin drejt orgazmës. Provojeni vetë, duke prekur trupin dhe masturbuar.
-Stërvitja e duhur:
Bëni pak gjimnastikë për muskujt përpara se të nisni të bëni dashuri. Sidomos duhen bërë disa ushtrime për legenin.
-Paraloja:
Për të arritur kulmin disa herë, femrat duan kohë. Bëhet fjalë për nxemjen. Prandaj le të zgjasë pak.
-Përdorni gojën:
Shumë femra vijnë më kollaj përmes seksit oral, sesa gjatë penetrimit. Prandaj kërkoni seks oral nga partneri, por me pauza të vogla. Kështu nxitet eksitimi dhe trupi merr sinjalet e duhura.
-Pas seksit është para seksit:
Nëse keni dëshirë të vazhdoni, nuk ndihmon që të largoheni menjëherë ose të bini në gjumë. Vazhdoni me përkëdheljet dhe puthjet, duke kërkuar sërish…