“Mjerimi më i madh i një krijuesi është atëherë kur atij i mbetet të shkruaj për një publik që nuk lexon”
Sot, kur të gjithëve u lind e drejtë e zotërimit të gjithëdijes… obligimi për t’iu përkushtuar nxënies nuk është një detyrim. Madje edhe atëherë kur aspiratat emancipuese kërkojnë në mënyrë të përsëritur çeljen e portave për dijen… ky insistim është dhe mbetet një cenim flagrant i Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut.
Askush nuk ka të drejtë mbi këto të drejta… edhe kur dija dhe kultivimi estetik ofrohen me kaq dashamirësi dhe përkushtim të bëhen pjesë e jetës së zbrazët që po përpin shpirtrat tanë të kapluar nga barra e rëndë e vetëkënaqësisë dhe krenarisë boshe.
Njeri i mirë…
…pranoje Sizifin brenda teje, të ndihesh gjithnjë i mbushur nga nevoja për sfidë. Merr kënaqësi duke vuajtur dhe lumturohu duke i’a dalë mban. Lëre kohën të jetë mbret i synimeve tuaja e jo skllav i tekave.
Përulësisht juaji Alberti!