Thuajse çdo njeri e ka vërejtur se, pasi të bëjnë dush, të freskohen në pishinë, ose të qëndrojë për një kohë relativisht të gjatë në kontakt me ujin, gishtërinjtë humbin ngjyrën karakteristike duke u zbardhur dhe duke e humbur formën. Lëkura rrudhoset duke krijuar kështu brazda, të cilat nuk janë të ngjashme te të gjithë njerëzit, pavarësisht kohëzgjatjes së njëjtë që ata janë në kontakt me ujin. Pra kemi të bëjmë me një reagim të lëkurës ndaj ujit, pavarësisht se të tipizuar në individë.
Por, a keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo? Për dekada të tëra shkencëtarët kanë besuar se ky reaksion është shkaktuar nga shtresa e jashtme e lëkurës, e cila absorbon ujë përreth saj. Sidoqoftë, në vitin 1935 një grup shkencëtarësh të cilët kishin kryer testime të shumta laboratorike kishin zbuluar se ky reaksion nuk ndodhej kur dëmtohej ndonjë nerv në gishtërinj. Ata kishin rënë në përfundim se rrudhat ishin vetëm reaksion i sistemit autonomia nervor të trupit. Në fakt, neurologët sugjerojnë se shfaqja e rrudhave mund të ketë edhe funksion evolucionar: ata mund të ndihmojnë që gishtat të mos ju rrëshqasin kur kapni sipërfaqe të lagura. Përgjithësisht ky është shkaku se pse reagon lëkura dhe si ndërtimi ynë e ka favorizuar njeriun në kushtet e lagështa.
Në një trajtim shkencor në www.scientificamerican.com mësohet se nga testet laboratorike kjo shkakësi vjen si rezultat i përmirësimit të kontaktit të lëkurë së tharë më ujin dhe ruajtjen e vlerave vepruese. Lëkura nga qëndrimi për një kohë të gjatë me ujin reagon duke kanalizuar këtë kontakt, njëjtësisht si gomat e makinës.
Shkencëtarët që nga viti 1930 kanë mbrojtur teorinë se personat, lëkura e të cilëve nuk reagon kësisoj, ata kanë dëme nervore në gishta dhe këmbë. Efekti i rrudhosjes së lëkurës është një reagim pavullnetshëm që vjen nga sistemi autonom nervor i trupit, sistem i cili kontrollon gjithashtu frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe djersitjen. Në fakt, ndikuesi i rrudhosje së lëkurës është ngushtimi i enëve të gjakut nën lëkurë në pjesën e mbingopur nga uji.
Në vitin 2011, neurobiologu evolucionist, Mark Changizi dhe kolegët e tij, hedhin idenë se kjo veçori reaguese e lëkurës është një proces aktiv, i cili ka një funksion reagimi dhe përshtatje të lëkurës me mjedisin. Ekipi gjithashtu tregoi se modeli i rrudhosjes së lëkurës shkaktohet me objekt optimizmin për sigurimin e një rrjeti efektiv të kullimit që ndikon kështu në ndjeshmërinë e këtij organi dhe ruajtjen e vlerave të kontaktit. Pra vetë lëkura përgatitet për kushtet të reja.
Nga një eksperiment i realizuar përftojnë vërtetësi reaguese të lëkurës. Është marrë një person me duar të rrudhosura dhe një tjetër më lëkurë të thatë dhe i janë nënshtruar një qëndrimi për 30 minuta në ujë të nxehtë. Duart e rrudhosura kanë qenë më reaguese ndaj kontaktit me objektet e lagura se sa duart e sapotrajtuara nën efektin e ujit.
"Nga ky eksperiment kemi mësuar se gishtërinjtë e rrudhosur kanë një kontroll më të mirë në kushte të lagështa. Edhe lëkura funksionon ekzakt si gomat e makinës, të cilat sa më thella t'i kenë dizenjimet e tyre aq më efikas kanë kontrollin mbi rrugën ", thotë Tom Smulders , një biolog evolucionist në Universitetin e Newcastle, në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është edhe bashkë-autor i letrës dërguar në këtë faqe.
Referuar kësaj, mësojmë se vetë lëkura dhe veprimtaria e sistemit nervor autonom avantazhon njeriun për të qenë efikas në veprimtarinë jetësore në kushtet e lagështa dhe reshjeve me kohëzgjatje. Paraardhësve tanë kjo i ka ndihmuar për të mbledhur ushqim nga bimësia lagështa ose përrenjt, të vetmet burime jetësore që mund të kenë patur, shton Smulders. Pra ky reagim i lëkurës i jep mundësi njeriu të zotërojë një vlerë të shtuar mbi kontrollin e objekteve të lagura.
Përgatiti. AV