Nga Albert Vataj
Historia e Grave Suliote, pa këtë tablo të realizuar nga piktori, Ary Scheffer, do të ishte një histori fjalësh, një histori gjaku dhe tmerri, një histori lavdie dhe shenjtërimi, një histori që me vitet do të zhbëhej dhe tjetërsohej. Piktori e ka plazmuar këtë moment kulmor të historisë me një vërtetësi dhe shpirt përfshirës emocional, sa vetë e vërteta nuk do të kishte arritur ta ngrinte atë në një realitet të tillë ngjethës, siç penelata, ngjyra, dritëhija, tonaliteti dhe shprehja, mëtojnë real që nga viti 1827 e sot.
Historia e Gratë Suliote, të cilat u sakrifikuan për të mos rënë në duart e ushtaravë të Ali Pash Tepelenës, arriti të kishte të tillë njohje sa të shndërrohej në legjendë. Nga legjenda ajo u përjetësua në art. Përmes artit, ngjyrës, forcës shprehëse, ngarkesës së lartë emocionale, botës së ndijimeve, ajo pushtoi botën. Artisti e lartësoi deri në caqet e tragjizmit, këtë cak njohës të sakrificës dhe trimërisë, fisnikërisë dhe nderit, të grave dhe nënave që u shndërruan në simbol, logo e qëndresës dhe martirizimit për çfarë ata kishin të shtrenjtë dhe të shenjtë dhe do të mudn ta ruanin të papërlyer dhe të larë në dritën e përëndishme përmes këtij akti.
Tabloja “Les Femme Souliotes”, (Gratë Suliote) është pikturë, vaj në kanavacë, realizuar në vitin 1827 nga holandezo-francezi, Ary Scheffer. Është i paperceptueshme ai moment që piktori ka fokusuar në këtë tablo. Tragjikja vjen përmes një ngjyre të vrashtë morte, që i rrethvjen tablosë. Një shigjetim drite diku atje në perëndim, është një portë përjetësia drejtnga duar nënash shohin. Shprehet kjo dhimbje dhe ky tmerr nga fytyrat e grave, nënave, në këtë takim lamtumire vullnetlirë. Ata vështrojnë të shastisura rrezikun që vjen dhe përgatiten për aktin sublim, atë të sakrificës, atë të përjetësisë. Duart e tyre shtrihen drejt qiellit, lutjet i drejtohen perëndisë, vdekja i thërret në një “vallëzim” që flakërin në ngjyra dhe drithërin në dritë, fërgëllon fatale në gjokset që mëkojnë gji dhe jetë për të gatitur në udhën e pambarimtë fëmijët, pafajsinë që bie theror dhe sakrificës që shndërrohet në altar.
Me të tillë nota dhimbje dhe tragjizmi të epërm, piktori ka treguar se si e ka përjetuar ai ngjarjen, e cila normalisht ka mbërritur deri tek ai përmes shtypit dhe kronikanëve të kohës, për të cilët vetë Ali Pashai ishte shumë i interesuar, kjo që fama dhe lavdia e tij e tmerrit të kishte një njohje të përbotshme.
“Les Femme Souliotes”, (Gratë Suliote) është tabloja e trimërisë së grave të Sulit, e njohur botërisht, ndër mijëra vepra të rralla artistike që ekspozohen në Muzeun e Luvrit.
Po kush është autori i kësaj pikture, i kësaj tabloje që ka përjetësuar një prej ngjarjeve më ngjethëse të popullit të paepur të Sulit, atë të aktit të pashembullt vetsakrifikues.
Ary Scheffer u lind më 10 shkurt 1795 dhe vdiq më 15 qershor 1858. Ai ishte ishte një piktor romantik. Tematika e pikturave që realizoi, në shumësinë e herëve i ka të bazuara në veprat e Dantes, Goethe, dhe Lord Byron. Në galerinë e tij ka dhe punë me subjekt mitologjik, religjoz, gjithashtu dhe portretet e njerëzve të famshëm dhe me ndikim në jetën e tij. Politikisht, Shefer kishte lidhje të forta me Mbretin Louis Philippe I, duke qenë i punësuar si mësues i fëmijëve të tij, gjë e cila e favorizoi atë të jetonte një jetë luksoze për shumë vite, deri në Revolucionin Francez të vitit 1848.
Piktura evokon një moment sa tragjik aq dhe legjendar, tregon vetëvrasjen heroike të grave Suliote dhe fëmijëve të tyre, e njohur ndryshe si “Vallja e Zallongut”, gjatë epikë të këtij populli trim.
Termi Vallja e Zallongut ose Vaji i Zallogut lidhet me ngjarjen e historisë suliote dhe bëhet fjalë për vrasjen masive të grave nga Suli dhe fëmijeve të tyre gjatë Luftrat Suliote në vitin 1803, në afërsi të fshatit Zallong, në Epir. Emri lidhet edhe me një valle të kënduar popullore qe ka lidhje me këtë ngjarje. Egziston një këngë e tillë valleje të kënduar nga shqiptarët dhe quhet Vallja e Zallongut, njohur edhe si “Vaji i Zallogut”.
Historia masakrës
Gjatë luftrave Suliote në dhjetor të vitit 1803, Suliotët filluan evakuimin e rajonit Sul, pas disfatës së tyre nga ushtarët e Ali Pasha Tepelenës. Gjatë evakuimit, një grup i vogël i grave Suliote dhe fëmijëve së tyre u bllokuan nga trupat e Aliut në malet e Zallongut në Epir. Për të shmangur kapjen, gratë hodhën fëmijët e tyre dhe pastaj veten e tyre nga një shkëmb të madhe, kryerjen e vetëvrasjes. Sipas legjendës, ata u hodh poshtë greminës njëri pas tjetrit duke kënduar dhe vallëzuar. Incidenti shpejt u bë i njohur në të gjithë Evropën. Në Sallonin e Parisit të vitit 1827, artisti francez Ary Scheffer ekspozuar dy piktura romantike, një prej të cilave u quajt Les Femme Souliotes (“Gratë Suliote”). Sot, një monument në faqen e malit Zallong përkujton sakrificën e tyre.