Nga Albert Vataj
Një pikturë e artistit Jean-Michel Basquiat është shitur në ankand në New York për një shumë prej 110,5 mln dollarësh.
Kjo është përafërsisht dyfishi i shumës me të cilën është shitur vepra më e shtrenjtë e këtij piktori, e blerë nga i njëjti person një vit më parë.
Jean Michel Basquiat, një pikturë e të cilit u shit për 110,5 milionë dollarë (98 milionë euro) në ankand në Nju Jork, është i vetmi artist i lindur pas Luftës së Dytë Botërore që arrin nivelin e 110 milionë për një pikturë, sipas “Artprice”.
Ky ish-grafist i lindur në periferi të Bronksit i bashkohet kështu gjashtë artistëve të shekullit të XX-të që kanë kaluar këtë nivel në ankand, një grup shumë i vogël në të cilët mund të numërrojmë personalitete si Picasso, Modigliani Bacon, Giacometti, Munch dhe Warhol.
E blerë për 19 000 dollarë në vitin 1984, piktura “Untitled” (1982) u rishit 5 800 herë këtë vlerë pas 33 vitesh, thekson Thierry Ehrman, president dhe themelues i Artprice, lider botëror i të dhënave mbi kuotat dhe treguesit e artit.
Në vitin 2016, Basquiat (1960-1988) klasifikohej i shtati në 500 më të mirët e “Artprice”.
Një investim prej 100 dollarësh në një vepër të këtij artisti në vitin 2000 vlen sot mesatarisht 1 098 dollarë, pra një rritje prej 998 për qind.
Kjo pikturë ka thyer edhe shumë rekorde të mëparshme, duke u bërë edhe vepra e shitur më shtrenjtë e një piktor amerikan. Ajo shënon gjithashtu shifrën më të lartë me të cilën paguhet vepra e një artisti me ngjyrë. Piktura e cila nuk ka një emër, portretizon një fytyrë në formën e një kafkë.
Ajo iu shit Yusaku Maezaëa, një 41-vjeçar japonez sipërmarrës mode i cili planifikon të ngrejë një muze në qytetin e tij në Chiba.