“Passage du Gois” është një rrugë që lidh Gjirin e Burnёf me ishullin e Noirmoutier në Francë. Për shkak të valës në rritje ju mund të kaloni përgjatë saj vetëm dy herë në ditë për disa orë para se ajo të përmbytet. Në vitin 1701 kalimi i natyrshëm që lidh kontinentet në ishullin e Noirmoutier është treguar për herë të parë në një hartë. Rreth 1840-ës një shërbim i rregullt filloi të ofrohet me makinë dhe me kalë. Sot rruga është rreth 2.58 milje e gjatë. Rruga ka dukje të zakonshme, por në fakt është shumë e rrezikshme. Në të dy anët e rrugës janë panele të veçanta të cilat do ju tregojnë nëse rruga është e kalueshme apo jo. E megjithatë çdo vit shumë udhëtarë aventurierë janë bllokuar në ujërat në rritje të shpejtë si batica. Për ata të kapur në mes te rrugës e cila ishte duke u zhdukur nga uji janë të ngritura kullat e shpëtimit që janë të vendosura në të gjithë rrugën Passage du Gois. Një person mund të ngjitet në këto kulla dhe të presë derisa ata të vijnë ta shpëtojnë ose derisa batica shkon poshtë përsëri, kjo është rruga e çuditshme që shfaqet e zhduket nga uji disa herë gjatë ditës.