Swayze u diagnoztikua me kancer pankreatik të fazës së katërt në fund të janarit të vitit 2008 dhe iu nënshtrua kimioterapisë intensive dhe trajtimit me ilaçin eksperimental Vatalanib për ndërprerjen e furnizimit me gjak të tumorit në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Stanfordit. Më 5 mars 2008, një artikull i “Reuters” njoftoi se Swayze, “ka një sasi shumë të kufizuar të sëmundjes dhe duket se po i përgjigjet trajtimeve deri tani”. Mjeku i Swayze konfirmoi se aktori u diagnoztikua me kancer pankreatik, por këmbënguli se ai nuk ishte aq afër vdekjes siç sugjeronin raportet. Përkundër kërkesave të përsëritura të tabloideve se vdekja e tij ishte e pashmangshme, Swayze vazhdoi të ndiqte karrierën e tij në mënyrë aktive. Në mënyrë të veçantë, Swayze është diagnoztikuar me një lloj tumori pankreatik të quajtur “intraductal papillary mucinous neoplasm”.
Në fillim të majit 2008, u raportua nga të gjithë në një numër të tabloid?ve se Swayze kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale për të hequr një pjesë të stomakut të tij pas përhapjes së kancerit dhe se kishte rishkruar testamentin e tij, duke i lënë gruas së tij gjithë trashëgiminë. Në një deklaratë të bërë më 28 maj, Swayze tha se ai vazhdon ende të përgjigjet mirë ndaj trajtimeve në Stanford University Medical Center. Në fund të majit 2008, ai është parë në një lojë basketbolli të Los Angeles Lakers, e cila ishte edhe shfaqja e parë e tij publike që nga marrja e diagnozës. Në vitin 2008, Swayze ka ndjekur një trajtim kundër kancerit të quajtur “Radioterapi Cyberknife”. Në fund të korrikut 2008, gjashtë muaj pas raportimit ku thuhej se i ishin dhënë vetëm disa javë për të jetuar nga ekspertët mjekësorë, Swayze, i shfaqur më i shëndetshëm se kurrë u pyet nga gazetari në aeroportin e Los Anxhelos për gjendjen e tij shëndetësore. Ai u përgjigj: “Unë gatuaj, dal shëtitje dhe lexoj. Jam një tip mrekullie, nuk e di pse”. Swayze u shfaq në ABC, NBC dhe CBS në mbledhjen e fondeve të fushatës “Ngrihu në këmbë kundër kancerit” në shtator të vitit 2008, për të apeluar për publikun e përgjithshëm për donacione dhe për iniciativë. Swayze, i cili qëndronte përpara një turme në brohoritje, tha: “Ëndërroj që fjala kurë mos të ndiqet më nga fjala e pamundur. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku kanceri mos të na detyrojë më të jetojmë me frikë, pa shpresë apo më keq akoma”. Pas mbylljes së shfaqjes, Swayze vazhdoi të qëndronte në skenë dhe bisedoi me pacientët e tjerë të kancerit. Producentja ekzekutive, Laura Ziskin tha: “Ai tha një gjë shumë të bukur: Unë jam vetëm një individ që jetoj me kancerin. Kjo është mënyra se si ai do ta shikojnë të tjerët. Ai është gjendur pa dashur në mes të një lufte, por është një luftëtar”. Në fund të 2008, Swayze mohoi pretendimet e bëra prej tabloid?ve se kanceri ishte përhapur në mëlçinë e tij. Swayze dëshironte t’i raportonte mediave se ishte “duke e goditur atë”.
Kur gazetarët e pyesnin nëse ishte duke përdorur metoda popullore ose ndonjë trajtim alternativ përveç kimioterapisë, Swayze pranoi se ishte duke përdorur disa bimë kineze, por jo shumë. Ai pastaj shprehu kundërshtimin e tij për terapi alternative, siç vuri në dukje për gazetarin e ABC, News Brownstein Jozefit: Për shkak të prognozës së zymtë, shumë pacientë i drejtohen terapive alternative pa prova shkencore pas tyre. Swayze nuk e ka bërë këtë. “Kjo është një gjë që nuk kam ndërmend ta bëj, nuk dua thjesht të vazhdoj të qëndrojë i gjallë. Ju e dini që në këto raste e harxhojnë kohën duke u mundur të qëndrojnë të gjallë dhe harrojnë të jetojnë. Unë dua të jetoj. Në qoftë se dikush do të kishte në dorë një kurë siç pretendojnë kaq shumë njerëz, atëherë ata do të ishin ose shumë të pasur, ose shumë të famshëm. Përndryshe, hesht”, i tha ai në një intervistë që u transmetua në janar të vitit 2009.
Roli i tij i fundit ishte të drejtonte serialin televiziv në A&E, “The Beast” premiera e të cilës u shfaq më 15 janar 2009. Për shkak të një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore, Swayze nuk ishte në gjendje për të promovuar serialin dhe më 15 qershor 2009, “Entertainment Tonight” njoftoi se shfaqja ishte anulluar. Në një intervistë me Barbara Walters që është transmetuar në janar 2009, Swayze pranoi se ai kishte një masë “të vogël” në mëlçinë e tij. Më 9 janar, 2009, Swayze u shtrua në spital me pneumoni. Pneumonia thuhet të jetë një komplikacion i trajtimeve me kimioterapi, për kancerin e Swayze. Më 16 janar, ai u lirua nga spitali për pushim në shtëpi me gruan e tij. Më 19 prill, 2009, mjekët e Swayze informuan se kanceri ishte përhapur përsëri në mëlçinë e tij. Swayze deklaroi se pirja e duhanit pa dyshim që kishte ndikur në përkeqësimin e gjendjes së tij. Në fotot e tij të marra një muaj para vdekjes Swayze shfaqej sërish duke pirë duhan dhe i pikëlluar. Swayze vdiq pranë familjes së tij më 14 shtator 2009, në moshën 57-vjeçare, 20 muaj pas diagnoztikimit. Publicistja i Swayze-it, Annett Wolf, konfirmoi për CNN se ai kishte vdekur nga kanceri pankreatik. Trupi i tij është djegur dhe hiri është shpërndarë në fermën e tij në New Mexico.
Intervista e fundit e Patrick Swayze: ”Po përjetoj ferrin”
”Për mua, të fitosh do të thotë të mos heqësh dorë, është të durosh çdo gjë që jeta të përplas në fytyrë”, tha Swayze, ”dhe unë po vazhdoj të jetoj, nuk po pres të vdes”
Patrick Swayze ka qenë “duke përjetuar një ferr të vërtetë” në betejën e tij njëvjeçare kundër kancerit pankreatik, por megjithatë, kjo nuk e ka ndalur aktorin nga marrja e një roli kryesor në një seri televizive të re.
“Unë kurrë nuk kam qenë një person që i trembet sfidave”, i tha Swayze Barbara Walters-it në intervistën e tij të parë që nga diagnoztikimi e tij me kancer para dy vitesh. Megjithatë, kur u pyet nëse ishte i frikësuar, Swayze i tha Walters-it, “Nuk e di. Do të ishte sa e vërtetë, aq edhe qesharake nëse do të thoja jo. Por, nëse më duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje ashtu pa u menduar do të thoja po, sigurisht që jam”.
“Mund të them me plotë gojën dhe me bindje të plotë se jam duke përjetuar ferrin”, ka thënë Swayze. “Dhe ndërkohë kam parë vetëm fillimin e tij”. Walters e ka intervistuar Swayze për herë të parë në vitin 1988, atëherë kur aktori ishte në kulmin e famës së filmit “Dirty Dancing”. Kur ata u takuan përsëri një vit më pas në fermën e tij në ultësirën e maleve San Gabriel pranë Los Anxhelos-it, Swayze foli hapur për kancerin e tij, trajtimin që po kryente, mendimet, frikën dhe prognozën e tij. “Ka shumë frikë në mendjen time”, ka thënë Swayze. “Po më ndodhin kaq shumë gjëra dhe në çdo moment të ditës jam negativ. Po, jam i frikësuar. Po, jam i zemëruar. Po, kërkoj gjatë gjithë kohës një përgjigje, ‘përse mua?’. Po, ky është personi që jam tani”.
Lufta e 56-vjeçarit me kancerin filloi rreth fundit të vitit 2007. Ndërkohë që festonte Vitin e Ri me gruan e tij, Lisa Niemi, Swayze ndjeu se diçka nuk po shkonte mirë.
“Unë u përpoqa të pija pak shampanjë dhe në çast ndjeva sikur po derdhja acid në një plagë të hapur”.
Shumë shpejt ai filloi të zbulonte të gjitha simptomat e sëmundjes së tij të tmerrshme. “Problemet e mia të tretjes morën përmasa gjigante dhe u bënë gjithnjë e më shumë të vazhdueshme. Më pas fillova të mendoja, jam duke u dobësuar. Kam rënë rreth 20 kile nën peshë sa hap e mbyll sytë. Pastaj, kur e sheh veten në atë pasqyrë dhe papritur zbulon se rrathët poshtë syve të ty kanë marrë ngjyrë të verdhë dhe se kjo ngjyrë po të pushton të gjithë trupin, atëherë e kupton se diçka po shkon me të vërtetë keq”. Swayze e kuptoi se duhej të kërkonte ndihmë mjekësore. “Menjëherë fillova të bëja disa kërkime sipërfaqësore dhe zbulova se simptomat e mia nuk ishin aspak të këndshme. Bëhej fjalë për një sëmundje shumë të keqe”.
Diagnoza e Kancerit Pankreatik, një makth i vërtetë për Swayze
Mjekët zbuluan se aktori kishte një tumor malinj në pankreas dhe një masë të vogël në mëlçi. Kanceri pankreatik është jashtëzakonisht i vështirë për t’u diagnoztikuar dhe vetëm pas një sërë procedurash, të cilat vazhduan për disa ditë më radhë, mjekët e tij më në fund ishin në gjendje të bënin një diagnozë definitive: Kancer Pankreatik i fazës së katërt. “Për javë të tëra, ky për mua ishte një makth nga i cili nuk mund të zgjohesh dot”, kujton Niemi, 52-vjeçare.
Sëayze kërkonte ta mbante sëmundjen e tij sekrete për sa më shumë kohë të ishte e mundur, derisa ai dhe gruaja e tij të vendosnin se si do të vazhdonin, por lajmet e sëmundjes së tij që po i kërcënonte jetën shpërthyen menjëherë dhe njoftuan se aktorit të mirënjohur i kishin mbetur vetëm pesë javë për të jetuar. Edhe pse shumica e pacientëve me kancer pankreatik në stad të avancuar vdesin brenda gjashtë muajve pas dhënies së diagnozës, Swayze i tha Walters-it se reagimi i tij për diagnozën ishte “Do të më shikoni. Do të shikoni se sa mund të rezistoj”. Dr. John Chabot, një nga studiuesit kryesorë të vendit për kancerin pankreatik në Spitalin e Nju Jorkut dhe i Columbia University Medical Center, e quan kancerin pankreatik një vrasës të heshtur, sepse simptomat e tij ose janë shumë të vogla, ose nuk shfaqen fare.
“Një nga problemet më të rëndësishme është që këto lloje kancerësh janë të prirur të diagnoztikohen me shumë vonesë. Pesëdhjetë përqind e njerëzve diagnoztikohen kur kanceri tashmë është përhapur në organe të tjera dhe nuk ka pothuajse asnjë shans për shërim me trajtimet e tanishme”. Për Swayze, operacioni për heqjen e kancerit nuk ishte një opsion për shkak se ai ishte përhapur edhe në mëlçi. Ai e filloi një trajtim agresiv të kimioterapisë tradicionale së bashku me ilaçin eksperimental Vatalanib. Duke luftuar me të gjitha forcat dhe duke përjetuar dhimbje, frikë e ankth, Swayze ka jetuar me kancerin e tij për një vit dhe ka qëndruar jashtë vëmendjes së mediave, përveç rastit kur ai u shfaq në televizion shtatorin e kaluar për një emision sensibilizues për mbledhje fondesh, “Ngrihuni në këmbë kundër kancerit”. E gjithë turma u gjunjëzua përpara tij në momentin që u shfaq në skenë. “Unë vazhdoj ende të ëndërroj për një të ardhme, një të ardhme me një jetë të gjatë dhe të shëndetshme”, tha Swayze, “nuk ka jetuar në hijen e kancerit, por në dritën e jetës”.
Swayze merr pjesë në serialin “The Beast”
Swayze ka qenë një aktor i dashur për dekada të tëra, me fansa të çmendur në të gjitha anët e botës që pretendojnë t’i kenë shikuar filmat e tij qindra herë secilin. Kanë kaluar tashmë rreth 23 vjet që nga koha kur superylli joshësh dhe seksi i filmit “Dirty Dancing” depërtoi në zemrat e një brezi të tërë. Ai ishte mjaftueshëm mashkull për të luajtur një burrë që jetonte si grua në filmin “To Wong Foo, Thanks for Everything, Julie Newmar”, por ishte roli i tij në “Ghost” përkrah të famshmes Demi Moore, ai që vulosi fatin e tij në mesin e aktorëve më të mirë romantikë të të gjitha kohërave.
Duke filluar nga korriku i vitit 2008, për Swayze filloi një periudhë pesëmujore raskapitëse në Çikago për filmimin e serialit televiziv “The Beast”, ku punonte 12 orë ose më shumë çdo ditë, kryesisht duke jetuar në kushte të vështira, duke punuar natën dhe në të ftohtë. “Unë e di se të gjithë mendonin se kisha luajtur mendsh, duke u munduar që të përballoja lodhjen e xhirimit të një shfaqjeje televizive”, tha Swayze, i cili luante rolin e një agjenti të FBI-së, i cili përleshej me demonët e tij të brendshëm. Puna ishte raskapitëse dhe ai nuk kishte mundësi të shplodhej as në fundjavë, sepse ishte duke kaluar nëpër kimioterapi intensive. Por megjithatë, Swayze nuk lejoi në asnjë moment që aktori tjetër në rol kryesor Travis Fimmel ose dikush nga stafi të kuptonte se sa e vështirë ishte për të kjo eksperiencë “Kjo është raskapitëse”, tha Fimmel. “Ndonjëherë, unë ndjehem vërtetë shumë i lodhur, por nuk kam se si të ankohem përderisa Patrick është kështu çdo ditë”.
Pa marrë parasysh se sa keq ndihej, Swayze tha se ka refuzuar gjithnjë që të përdorë ilaçe kundër dhimbjeve. “Duke xhiruar, nuk mund të përdorësh në asnjë mënyrë ilaçe”, i tha ai Walters-it. “Unë nuk mund të përdor Hidrokodon ose Vicodin ose këto lloj gjërash që vrasin dhimbjen, pasi ato në të njëjtën kohë të vrasin edhe trurin”. Në pesë muaj, Swayze humbi vetëm një ditë e gjysëm pune. Niemi qëndronte në anën e tij gjatë gjithë kohës dhe vështirësive, gjatë orëve private të dhimbjeve torturuese dhe gjatë xhirimeve në skenë gjithashtu, gjithmonë duke mbështetur vendimin e tij për të vazhduar punën që aq shumë e dashuronte. Ajo madje edhe e ka drejtuar atë në një episod.
Ajo tha se ishte vendimi i Swayze-it për të marrë pjesë në këtë serial dhe në Çikago ka pasur një hov të madh energjie që ishte me të vërtetë mahnitëse. Kjo i dha edhe bindjen se gjendej në vendin e duhur dhe se po bënte gjënë e duhur.
Çifti u takua 37 vjet më parë, kur 16-vjeçarja Niemi hyri në studion e nënës së saj në Hjuston dhe 20-vjeçari Swayze ra në dashuri me shikim të parë dhe e kuptoi se duhej të qëndronte me të gjithë jetën e tij. I martuar prej 33 vjetësh, Swayze tha për gruan e tij, “Unë nuk kam respekt më të madh për ndonjë tjetër qenie njerëzore në këtë tokë ashtu siç kam për të. Një pjesë e imja më thotë se nuk do t’ja kisha dalë kurrë pa të”.
Vazhdoj të jetoj
Swayze këmbëngul se ai nuk dëshiron të kthehet në modelin e njeriut që jeton me kancerin, por dashur apo pa dashur, refuzimi i tij kokëfortë për të mos ta lejuar kancerin të ndryshojë jetën e tij është bërë një frymëzim. Ai ka marrë mijëra letra nga e gjithë bota me këshilla dhe inkurajim. “Shprehja e dashurisë dhe dashamirësisë më ka mahnitur gjithnjë dhe vazhdon ende të më mahnisë”, tha Swayze. Swayze tha se sëmundja e ka bërë atë të mendojë më shumë për jetën pas vdekjes. “Unë nuk e di se çfarë ka në anën tjetër”, tha ai. “Ky dyshim vazhdon të sulmojë me kokëfortësi çdo gjë në të cilën besoj… Unë besoj se ka diçka unike në secilin prej nesh që nuk vdes, që nuk mund të vdesë”.
Swayze tha se bisedon me babain e tij, i cili ka vdekur para se aktori të bëhej i famshëm. “Mua më pëlqen të besoj se kam shumë luftëtarë mbrojtës të ulur në supin tim, duke përfshirë këtu edhe babain tim, i cili më thotë: ‘Duhet të kuptosh se u bë kohë e gjatë që kujdesesh për veten. Tashmë ka ardhur koha që të na i besosh neve të gjitha punët dhe do të kujdesemi që t’i përfundojmë për ty’. Në këtë mënyrë, po përpiqem ta mbyll gojën dhe të dëgjoj se çfarë më pëshpërisin engjëjt në vesh dhe të më tregojnë se çfarë duhet të bëj”.
“Për mua, të fitosh do të thotë të mos heqësh dorë, është të durosh çdo gjë që jeta të përplas në fytyrë”, tha Swayze, “dhe unë po vazhdoj të jetoj, nuk po pres të vdes”.