Kjo është konsideruar vlerë. Kjo është e rëndësishme. Gjëja e parë për të kuptuar është se me përjashtim të njeriut, nuk ka kafshë që është e aftë për të qeshur. Kështu që qeshja tregon një pikë shumë të lartë në evolucionin e jetës. Nëse ju shkoni jashtë në rrugë dhe e shihni një buall duke qeshur, ju do të jeni të frikësuar për vdekje. Dhe nëse ju raportoni, atëherë askush nuk do t’ju besoj se kjo mund të ndodhë. Kjo është e pamundur. Pse kafshët nuk mund të qeshin? Pse drunjtë nuk mund të qeshin?
Ka një shkak shumë të thellë për të qeshur. Vetëm ajo kafshë e cila mund të mërzitet ajo mund të qesh. Kafshët dhe pemët nuk mund të mërziten. Mërzia dhe qeshja janë dualitete polare, ato janë të kundërta polare. Ata shkojnë së bashku. Dhe njeriu është kafshë e vetme që është e mërzitur. Mërzia është simbol i njerëzimit. Shikoni qentë dhe macet,ata kurrë nuk janë të mërzitur. Njeriu duket të jetë thellë në mërzi. Pse nuk janë kafshë të tjera të mërzitura? Pse vetëm njeriu vuan nga mërzia?
“Sa më e lartë që është inteligjenca, mërzitja është më e madhe. Inteligjenca e ulët nuk mërzitet aq shumë. Kjo është arsyeja pse primitivët janë më të lumtur. Ju do të gjeni njerëz në shoqëritë primitive që janë më të lumtur se ata të civilizuar. Bertrant Rasel u bë xheloz kur për të parën herë, ai erdhi në kontakt me disa fise primitive. Ai filloi të ndjehet xheloz. Aborgjinët ishin aq të lumtur, ata nuk ishin të mërzitur fare. Jeta ishte një bekim për ta. Ata ishin të varfër,të uritur, pothuajse lakuriq. Në çdo mënyrë, ata nuk kishin asgjë.
Por ata nuk ishin të mërzitur me jetën. Në Bombei, në Nju Jork, në Londër, çdokush është i mërzitur. Sa më i lartë niveli i inteligjencës dhe qytetrimit, aq më e madhe mërzia. Në këtë mënyrë fshehtësia mund të kuptohet. Sa më shumë që mendoni, aq më shumë do të jeni të mërzitur, sepse përmes të menduarit ju mund të krahasoni kohën si e kaluara, e ardhmja dhe e tashmja. Përmes të menduarit ju mund të shpresoni. Përmes të menduarit ju mund të kërkoni për kuptimin e të gjithave. Dhe në momentin kur një person pyet: “Çfarë kuptimi ka kjo?” Mërzitje hyn, sepse nuk ka kuptim në çdo gjë, me të vërtetë.
Nëse kërkoni pyetjen, “Çfarë kuptimi ka kjo?” Ju do të ndiheni të pakuptimtë. Dhe kur e pakuptimta ndjehet, një mërzitje do të jetë. Kafshët nuk janë të mërzitur. Pemë nuk janë të mërzitur. Gurët nuk janë të mërzitur. Ata nuk pyesin se çfarë është kuptimi dhe qëllimi i jetës. Ata kurrë nuk pyesin, kështu që ata kurrë nuk mendojnë se është e pakuptimtë. Ashtu siç është, ata e pranojnë atë. Jeta si e tillë, ajo është pranuar. Nuk ka asnjë mërzi. Njeriu ndjehet i mërzitur. Dhe qeshja është kundërhelm. Ju nuk mund të jetoni pa qeshur, sepse ju mund të mohoni mërzinë tuaj me anë të qeshjes.
Qeshja është e domosdoshme që ju të ekzistoni. Përndryshe, ju do të bëni vetëvrasje. Tash përpiquni ta kuptoni mekanizmin e qeshjes dhe se si ajo ngjanë. Nëse e rrëfej një shaka, pse po qeshni? Çfarë ju bën të qeshni? Cili është mekanizmi i brendshëm? Nëse unë e them një shaka pritja është krijuar. Ju filloni të shpresoni. Mendja juaj fillon të kërkojë se çfarë përfundimi do të jetë. Dhe ju nuk mund të konceptoni mbarimin.
Qeshja lëvizë në dy dimensione. Së pari ajo do të shkojë në një dimension logjik. Ju mund të konceptoni atë. Në qoftë se shakaja shkon logjikisht deri në fund, ajo do të pushojë të jetë një shaka, nuk do të ketë të qeshura. Kështu papritmas shakaja merr një kthesë dhe bëhet në mënyrë të palogjikshme se ju nuk mund ta krijoni atë. Dhe kur shakaja merr një kthesë dhe si rezultat bëhet e palogjikshme, pastaj pritja, tensioni që u krijua në ju, papritmas shpërthen. Ju relaksoheni. Qeshja del jasht.
Qeshja është relaksim. Por së pari nevojitet tensionimi. Një tregim krijon pritje, pasiguri, tensionim. Ju filloni të ndjeni kulminacionin. Tani kulminacioni do të vijë. Diçka do të ndodhë. Kurrizi juaj është i drejtë si i një Jogi. Ju më nuk keni mendime në mendjen tuaj. Dhe e tërë qenia është vetëm pritje. E gjithë energjia është duke lëvizur drejt konkludimit. Papritmas diçka ndodh për të cilën mendja nuk mund të mendojë. Diçka absurde ndodh – diçka e palogjikshme, irracionale.
Dhe përfundimi ishte i tillë sa ishte e pamundur logjikishtë të mendohej për atë. Dhe ju shpërtheni. E tërë energjia e cila ishte bërë e tensionuar papritmas relaksohet. Qeshja vjen përmes këtij relaksimi. Njeriu është i mërzitur. Për këtë arsye atij i nevojitet qeshja. Sa më shumë mërzi, aq më shumë për qeshje ai do të ketë nevojë. Përndryshe, ai nuk mund të ekzistojë.
E treta, kjo duhet të kuptohet se ekzistojnë tri lloje të qeshjes. E para është kur ju qeshni me dikë tjetër. Kjo është e pandershme, më e ulët, më e zakonshme dhe vulgare kur qesh në kurriz të dikujt tjetër. Kjo është e dhunshme, agresive, fyese dhe thellë poshtë kjo e qeshur është gjithmonë një ndjenjë e hakmarrjes.
Lloji i dytë i të qeshurit është kur ju qeshni me veten. Kjo është me vlerë të arritur. Kjo është e kulturuar. Dhe ky njeri është i vlefshëm që mund të qesh me veten e tij. Ai është ngritur mbi vulgaritetin. Ai është ngritur mbi instinktet e ulëta – agresionit, urrejtjes, dhunës.
Dhe e treta është e fundit – më e larta. Kjo nuk ka të bëj me askënd – as me tjetërt e as veten. E treta është vetëm kozmike. Ti qesh me situatën në tërësi ashtu siç është. Situata e tërë, ashtu siç është, është absurde – asnjë qëllim në të ardhmen, nuk ka filluar në fillim. Situata e tërë e Ekzistencës është i tillë që në qoftë se ju mund të shihni Tërësinë – një pafundësi e tillë e madhe pafund duke lëvizur drejt një caku të pafiksuar, nuk ka qëllim – qeshja do të lindë. Aq shumë ngjanë duke shkuar askund, askush nuk është aty në fund për të krijuar atë, askush nuk është atje në fund të përfundojë atë.
I tillë është i tërë Kozmosi – lëvizë aq mrekullueshëm, në mënyrë sistematike, në mënyrë racionale. Nëse ju mund ta shihni këtë tërësi të Kozmosit, atëherë qeshja është e pashmangshme. Unë kam dëgjuar për tre murgj. Emrat nuk iu dihen, sepse askujt nuk ua kishin treguar emrat e tyre. Ata kurrë nuk ishin përgjigjur asgjë.
Në Kinë, ata thjesht janë të njohur si tre murgjit e qeshur. Dhe ata kishin bërë vetëm një gjë: ata kishin hyrë në ndonjë fshatë, ishin ndalur në pazar dhe kishin filluar të qeshin. Ata kishin qeshur me tërë qenien e tyre dhe papritmas njerëzit ishin bërë të vetëdijshëm. Dhe të tjerët ishin infektuar nga turma e mbledhur. E tërë turma fillonte të qeshte shkaku i tyre. Çfarë po ndodhë? I gjithë qyteti përfshihej në këtë. Mandej ata shkonin në qytetin tjetër. Ata kishin qenë shumë të dashur. Ky kishte qenë predikimi i tyre i vetëm, porosia e tyre e vetme, që të qeshin. Ata nuk kanë ligjëruar, ata thjesht kanë krijuar situatë.
Pastaj ndodhi që ata u bënë të famshëm në gjithë vendin. Tre murgjit e qeshur. E gjithë Kina i kishte dashur ata, i kishte respektuar ata. Askush nuk kishte predikuar ndonjëherë në mënyrë të tillë që jeta duhet të jetë vetëm një e qeshur dhe asgjë tjetër. Ata nuk kishin qeshur me asgjë të veçant. Ata kishin qeshur thjesht sikur e kishin kuptuar shakan Kozmike. Dhe ata shpërndan aq shumë gëzim nëpër gjithë Kinë pa përdorur asnjë fjalë të vetme. Njerëzit kishin kërkuar t’i dinë emrat e tyre, por ata thjesht vetëm kishin qeshur. Kështu emri i tyre u bë tre murgjit e qeshur.
Pastaj ata u plakën. Dhe derisa qëndruan në një fshat, njëri nga tre murgjit vdiq. I tërë fshati ishin në pritje shumë të madhe sepse ata mendoni se kur njëri nga ata vdes, dy të tjerët me sigur do të vajtojnë. Kjo duhet të jetë shumë interesant për t’u shikuar sepse askush kurrë nuk i kishte para ata duke qarë. I tërë fshati u mblodh. Por dy murgjit qëndronin në këmbë pranë kufomës së murgut të tretë dhe qeshnin – me një qeshja barku. Kështu që fshatarët kërkuan nga ata t’jua shpjegojnë këtë.
Kështu që për të parën herë, këta dy murgj folën dhe thanë: “Ne jemi të qeshur sepe ky njeri ka fituar. Ne gjithmonë pyesnim se cili do të vdes i pari dhe ky burrë na ka fituar. Dhe ne jemi të qeshur për humbjen tonë dhe fitoren e tij. Gjithashtu ai ka jetuar me ne për shumë vite dhe ne kemi qeshur së bashku dhe jemi kënaqur në bashkësi, prezencë të njëri –tjetrit. Ne nuk kemi mënyrë më të mirë për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ne vetëm mund të qeshim.
Por i tërë fshati ishin të pikëlluar. Dhe kur trupi i murgut të vdekur u vë mbi turrë druve funerale, mandej fshati e kuptoi se nuk ishin vetëm dy murgjit e mbetur të qeshur, edhe i treti i cili ishte i vdekur kishte qenë gjithashtu i qeshur. Ai kishte kërkuar nga shokët e tij të mos i ndërrohen rrobat. Ajo ishte konvencionale se kur një njeri vdes ata ia ndërrojnë rrobat dhe ia pastrojnë trupin. Pra murgu i tretë kisht thën: “Mos më lani sepse unë kurrë s’kam qenë i palarë. Aq shumë qeshje ka pasur në jetën time saqë nuk ka papastërti që mund të akumulohet, mund të vijë tek unë. Unë nuk kam mbledhur asnjë pluhur. I qeshuri gjithmonë është i ri dhe i freskët. Kështu që mos më lani dhe mos m’i ndërroni rrobat.”
Kështu që ata e respektuan dëshirën e tij dhe nuk ia ndërruan rrobat. Dhe kur trupit të tij ia vunë zjarrin, papritmas ata u bën të vetëdijshëm se ai në rrobat e tij kishte fshehur fishekzjarre dhe ato filluan të shpërthejnë. Nga kjo i tërë fashti filluan të qeshin dhe dy murgjit tjerë thanë: “Ti kopuk, ti je i vdekur, por ti na munde edhe një herë. Qeshja jote është e fundit.”
Është një qeshje Kozmike e cila vjen në jetë kur e tërë shakaja e këtij Kozmosi kuptohet. Kjo është më e larta. Dhe vetëm Buda mund të qesh në këtë mënyrë. Këta tre murgj duhet të kenë qenë tre Buda. Por nëse ju mund të qeshni me llojin e dytë të qeshjes, e cila është gjithashtu e vlefshme për t’u provuar. Mohone të parën, mos qeshni në kurrizë të askujtë. Ajo është e shëmtuar dhe e dhunshme. Nëse dëshironi të qeshni, atëherë qeshni me veten tuaj.
Kjo është arsyeja pse Nasradini, në të gjitha shakat dhe tregimet e tij, gjithmonë e dëshmonë vetëveten si një budalla, kurrë askënd tjetër. Ai gjithmonë qesh me vetëveten dhe ju lejon juve të qeshni me të. Ai kurrë nuk e vë dikë tjetër në situatë me qenë qesharak. Sufistët thonë se Nasradin është budalla i mençur. Mësone të paktën shumë këtë – qeshjen e dytë.
Nëse e mësoni qeshjen e dytë, atëherë e treta nuk do të jetë shumë larg. Shumë shpejtë do ta arrini të tretën. Por largohuni nga lloji i parë i qeshjes. Kjo qeshje është poshtruese. Por gjithmonë 99% e qeshjes suaj është e llojit të parë. Nevoitet guxim i madh me qesh me vetëveten. Nevoitet besi i madh në vetëvete për të qeshur me vetëveten.
Për gjurmuesit shpirtëror, edhe qeshja duhet të bëhet pjesë e Sadana. Mos harroni ta largoni llojin e parë të qeshjes. Mbane mend vetëm qeshjen e dytë. Dhe mos harroni për ta arritur qeshjen e tretë.