Biblioteka e Aleksandrisë është një ringjallje e bibliotekës legjendare antike ndërtuar në kohën klasike greke. Rindërtimi i bibliotekës i ka kthyer Aleksandrisë statusin e saj të mëparshëm, si një qendër për mësim dhe shkëmbim njohurishë, duke siguruar një stemë historike qytetit me një ndërtesë historike. Fryma e bashkëpunimit ndërkombëtar në të cilën biblioteka u konceptua, financua, projektua dhe zbatua ka qenë ruajtur në menaxhimin e saj për të krijuar një institucion që është me të vërtetë global në paraqitjen e saj. Në të njëjtën kohë, ndërtesa është e famshme nga ana teknike.
Aleksandria është porti kryesor i Egjiptit, duke formuar një qendër të madhe industriale dhe komerciale dhe një resort të rëndësishëm turistik veror. Në vitin 1974, Universiteti i Aleksandrisë filloi një fushatë për rindërtimin e bibliotekës së lashtë, duke zgjedhur vendin aktual, i cili besohet të jetë afër vendndodhjes së bibliotekës së vjetër.
Në vitin 1988, Presidenti Mubarak i Egjiptit e ngriti realizimin e projektit në një nivel kombëtar, me një konkurs ndërkombëtar, organizuar nga qeveria egjiptiane në bashkëpunim me Bashkimin Ndërkombëtar të Arkitektëve. Konkursi u fitua nga kompania norvegjeze Snøhetta në vitin 1989. Gërmimet e hollësishme arkeologjike në sheshin e ndërtimit u kryen përpara se të niste ndërtimi në vitin 1995, dhe ndërtesa u hap në tetor 2002.
Biblioteka ishte projektuar si një disk i pjerrët që del në rritje nga toka, me katër nivele nën tokë dhe shtatë mbi sipërfaqen e tokës. Shkalla e ndërtimit është minimizuar afërsisht duke krijuar kushte që vizitorët të mos kenë marrje mendsh nga forma rrethore e ndërtesës. Ndërtesa ofron një sallë kryesore për lexim me 2000 vende për lexim, 6 library të specializuara, tre muzeume, shtatë qendra kërkimore, tre galeri të përkohëshme, hapsirë për ekspozita të përkohshme, një planetar, një shesh publik, zyra, një kafeteri dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një komplekst të tillë. Forma rrethore e bibliotekës ka gjithashtu një kuptim të fortë simbolik dhe një prezencë ikonë. Eksterieri është i veshur me katër mijë blloqe graniti gdhendur me shkronja nga alfabetet e botës.
Zona kryesore e leximit është një hapësirë e vetme e hapur me tetë tarraca, secila prej tarracave mban një seksion të veçantë për nga subjekti, duke nisur nga rrënjët e njohurive (filozofi, histori, fe, gjeografi) dhe mbaron me teknologjitë e fundit.
Struktura e themeleve të bibliotekës është pjesa më inovative e projektit. Gjysma e ndërtesës e zhytur 18 metra nën tokë në një truall shumë pranë detit, ngriti probleme serioze në lidhje me konstruksionin. Diafragma e murit rrethor të saj është konsideruar më e madhja në botë, me një diametër prej 160 metra dhe një lartësi prej 35 metra. Themelet janë tepër të veçanta në atë që ato ishin projektuar si pilota të paranderura me një bazament të sheshte të rëndë në pjesën jugore ndërkohë që pilotat e paranderura marrin peshën në pjesën veriore.
Një nga karakteristikat më të suksesshme të ndërtimit është përdorimi prej saj i dritës natyrale, që tërhiqet brenda godinës përmes paneleve me xham në çati.
Orientimi i paneleve në kulmin e ndërtesës u studiua me kujdes në kompjuter që në fazën e projektimit në mënyrë që të arriheshin nivelet maksimale të përthithjes të dritës natyrore, por duke shmangur rrezet e diellit direkte.
Biblioteka dhe planetari janë të lidhura në nivelin e bodrumit, nën një shesh publik, në një qendër entuziasmuese konferencash, ndërsa një urë për këmbësorë përfshin sheshin mes universitetit dhe rrugës bregdetare.
Shumica e përdoruesve janë studentë nga Universiteti i Aleksandrisë dhe nga shkollat e zonës. Konferenca të ndryshme të mbajtura në këtë kompleks kanë tërhequr vëmendjen rajonale dhe ndërkombëtare, duke rritur profilin e të gjithë qytetit. Biblioteka ka vepruar gjithashtu si një katalizator për përmirësime në të gjithë qytetin, të tilla si renovimin e rrugëve, ndërtimin e urave dhe përmirësimin e hoteleve.
Biblioteka është parë si një pikë referimi progresive për vendin në tërësi, duke rivendosur Egjiptin në hartë si një qendër e hapur, moderne e shkëmbimit kulturor.
Citati i Jurisë
Kjo ndërtesë ka marrë një çmim, sepse ai tregon një qasje inovative për hartimin e projektit dhe vendosjen e një forme të madhe, simbolike në një nga vijat bregdetare më të rëndësishme në botë. Nga fillimi përmes një konkursi ndërkombëtar për projektimin dhe ndërtimin e tij nga shumë kompani ndërkombëtare, dhe në menaxhimin e tij financiar aktual, projekti ofron një model për projekte të tjera të tilla në afrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe angazhimit nga shoqëria si një e tërë.
Ndërsa ndërtesa është novatore në aspektin arkitektural dhe teknologjik, ai i përgjigjet me kujdes në një spektër të gjerë çështjesh, duke përfshirë politikën, fenë, kulturën dhe historinë.
Disku i pjerrët, i theksuar formon një ikonë duke qe arrihet një ndërtesë shumë formale dhe monumentale. Sfidat teknike të ndërtimit të tilla si zhvillimi i një ndërtimi të madh buzë ujit dhe brenda një vendosjeje urbane kanë qenë mbështetur dhe janë trajtuar me përdorimin e teknologjive të përparuara.
Forma gjithashtu ofron një organizim të qartë dhe funksjonon mirë për pasurinë e shumëllojshmërisë së programeve që mbart brenda ambjenteve, ndërsa vepron si një katalizator për përmirësime në të gjithë qytetin. Së fundi, projekti nxit studimin dhe u sjell njohuri shoqërive përmes të gjithave kulturave, duke luajtur një rol vendimtar në përparimin e civilizimit.
Të dhënat e Projektit
Klienti
Biblioteka Aleksandrisë, Egjipt (HE Presidenti Hosni Mubarak, Kryetari i Këshillit Mbrojtës; HE Znj Suzanne Mubarak, Kryetari i Bordit të Besimit; Ismail Serageldin, Drejtor, dhe Mohsen Zahran, Drejtor i Projektit, Organizata e Përgjithshme për Bibliotekën e Aleksandrisë, 1995-2001).
Sponsorët
Qeveria e Egjiptit, Ministria e Arsimit, Egjipt, Universiteti i Aleksandrisë, Egjipt; Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara, Francë.
Arkitektë
KonsorciumiSnøhetta Hamza, Egjipt: Craig Dykers, Christoph Kapeller dhe Kjetil Trædal Thorsen, Arkitektët kryesorë e Snøhetta AS, Norvegji; Mohamed Sharkass, Shefi i Arkitekturës, Hamza Associates, Egjipt.
Inxhinierët
Hamza Associates, Egjipti: Mamdouh Hamza, Kryetar dhe inxhinier gjeoteknik; Mashhour Ghunaim dhe Ahmed Rashed, inxhinierë strukturorë; Ibrahim Helal, inxhinier elektrik, Ali Omar, inxhinier mekanik, Mohsen Abdou, pajisje hidraulike dhe inxhinier i luftës kundra zjarrit, Tarek Yassine, inxhinier kantieri.
Konsultues
Stewart Helms, UK, security. Jorunn Sannes, Norvegji, artet e bukura për muret prej guri, Schumann Smith, nga Mbretëria e Bashkuar, menaxhimi i kostos dhe specifikimet; Lichtdesign, Gjermani, projekti i ndriçimit; Multiconsult, Norvegji, akustikë; Ëarrington Studimi mbi zjarrin, UK zjarri dhe siguria e jetës;
Kontraktorët
Radio Trevi, Itali; Kontraktorët Arab, Egjipt, Balfour Beatty, Mbretëria e Bashkuar.
Historia e Projektit
Konkursi: Shtator 1989
Komisioni:Shkurt 1994
Projektimi: Maj 1994- Shkurt 1996
Ndërtimi: Maj 1995- Korrik 2001
Inagurimi: Tetor 2002
Sipërfaqja e sheshit: 45.000 m2
Zona e Ndërtuar: 85.405 m2
Kostoja: US $ 218,000,000