Nga Albert Vataj
Thika e tryezës është jo thjeshtë pjesë përbërëse e takëmeve të kuzhinës, por një aksesor i domosdoshëm gjatë ngrënies. Cili nga ne e ka vrarë mendjen se si dhe kur lindi ky mjet, thjeshtë çështje kurioziteti?
Thika, ky mjetin ndihmës, që e shkëputi njeriu nga kafsha ka lindur në Francë më 13 maj 1637. Është Kardinali Richelieu ai që krijoi thikën e tryezës, aksesor i cili vinte në ndihmë njeriut për të hequr zakonin neveritshëm të shqyerjes së ushqimit me dhëmbë. Natyrisht që pjesë e këtij privilegji fillimisht e kishte sëra e lartë e shoqërisë së kohës, ajo e cila ka merita të jashtëzakonshme në emancipimin e njeriut, në përcaktimin e disa rregullave dhe normave që ndihmuan atë të pasuronte cilësisht jetën dhe të demostrojë finesë dhe elegancë, si kudo edhe në tryezë.
Megjithëse shpikja e thika e tryezës ishte një arritje dhe ardhja e saj për tu bërë pjesë e mënyrës së ushyerjes solli një revolucion, pati edhe efektet e padëshirueshme, të cilat nxitën në marrjen e sanskioneve. Saktësisht më 1669, mbreti francez Luigj XIV ndaloi përdorimin e thikës së tryezës si mënyrë për të reduktuar rastet e dhunën së përgjakshme të nxitur nga debatet gjatë ngrënies. Përdorimi i thikës në tryezën e bukës më pas lindi nevojën e pirunit, ndërkohë që njerëzit filluan të bëheshin më të qytetëruar ose më sjellshëm. Kishte nisur kështu një erë e re e mënyrës së jetesës.
Tipar dallues thikës tavolinë është maja e rrumbullakët. Ajo nuk erdhi vetëm si një çështje takëmesh kuzhine, por si një avantazh i ngrënies.
Qyteti i Sheffieldit në Angli ka qenë i shquar për prodhimin e takëmeve të tryezës, në veçanti të thikave. Zakonisht ky mjet ishte prej çeliku dhe me dorezë kocke, druri apo fildishi. Përgjithësisht dizajnimi i saj nuk ka ndryshuar në kohëpaskohe. Në pjesën më të madhe të rasteve është zëvendësuar metali përbërës. Thikat e tryezës aktualisht janë prej inoksi, në mënyrë që të jenë më estetike dhe të jenë të mbrojtura nga ndryshku.
Megjithëse kanë kaluar plot 380 vite që nga ardhja e saj në përmirësimin e cilësisë së sjelljes gjatë të ushqyerit, ajo sërish është një aksesor i tryezave të të pasurve. Për ironi, thika e tryezës erdhi dhe mbeti pjesë e asaj delikatese, atyre normave, atij sqimi, asaj nevoje sharmi dhe finese që u krijua nga shoqëria e lartë për të mbetur një privilegj i pamohueshëm për të, por jo një privim i shtresimeve të tjera sociale, të cilat e konsiderojnë si salltanet, si diçka e tepërt.