Vuppertal Schvebebahn është një hekurudhë me shinë e cila qëndron në pezull në Vuppertal të Gjermanisë. E hapur për herë të parë në 1901 tramvaji që qëndron pezull është një nga më të vjetrit në vend i cili është ende në funksion. Ajo që është edhe më interesante është fakti që Schvebebahn nuk u kopjua kurrë si model transporti në asnjë vend të botës.
Në fund të shek XIX, Vuppertal ishte në kulmin e industrializimit duke u bërë një qytet i rëndësishëm e i begatë më i madh se Këlni. Rrugët në këtë qytet ishin të destinuara për këmbësorët dhe mjetet e transportit dhe nuk kishte mundësi për vënien e një tramvaji pa krijuar bllokime serioze. Ndërtimi i metrosë ishte i pamundur për shkak të terrenit shkëmbor dhe krijimi i hekurudhës që qëndron pezull ishte rruga e vetme e menduar nga inxhinierët gjerman.
Sistemi hekurudhor përshkon një rrugë rreth 13 km ku pjesa më e madhe e saj shkon në lumin Vupper në një lartësi prej 12 m. Metroja Vuppertal Shvebebahn tashmë mban deri në 82.000 pasagjerë në ditë nëpër qytet.