Mirënjohja ka qenë një ushtrim shumë i fuqishëm për mua. Çdo mëngjes ngrihem dhe them: ‘’Faleminderit!’’ Çdo mëngjes, kur vë këmbët në dysheme, them: ‘’Faleminderit!’’ Pastaj, ndërsa jam duke larë dhëmbët dhe duke bërë gjërat rutinë të mëngjesit, filloj të rikujtoj gjërat për të cilat jam mirënjohës. Nuk është se mendoj për to mekanikisht dhe bëj gjëra rutinë, por vazhdoj të ndihem thellësisht mirënjohës.
James Ray
‘’Shumë njerëz që e organizojnë jetën në mënyrë korrekte në të gjitha fushat e tjera, mbetën të varfër ngaqë u mungon mirënjohja.’’
Wallace Wattles
Ji mirënjohës për atë që ke tani. Kur fillon të reflektosh për gjërat e jetës tënde për të cilat je mirënjohës, do të mbetesh i habitur kur të zbulosh se sa shumë janë ato. Vetëm duhet të fillosh, pastaj ligji i tërheqjes do t`i marrë mendimet mirënjohëse dhe do të të sjellë shumë të tilla. Atëherë do të jesh në frekuencën e mirënjohjes dhe të gjitha gjërat e mira do të jenë të tuat.
Rhonda Byrne
‘’Praktikimi i përditshëm i mirënjohjes është një prej rrugëve nëpërmjet së cilës do të arrijë pasuria jote.’’
Wallace Wattles
Kur falënderon sikur ta kesh marrë atë që dëshiron, emeton një sinjal të fuqishëm në Univers. Sinjali tregon që ti tashmë e ke atë gjë, ngase po tregohesh mirënjohës.Çdo mëngjes, para se të ngrihesh nga shtrati, bëje zakon të jesh parapraktikisht mirënjohës për ditën fantastike që të pret, sikur ta kishe jetuar tashmë.
Rhonda Byrne
Përfytyrimi është kaq i fuqishëm sepse, ndërsa ti krijon në mendje imazhet ku sheh veten duke zotëruar gjërat që dëshiron, në të vërtetë je duke gjeneruar mendime dhe ndjenja sikur i ke ndërkaq ato gjëra. Përfytyrimi është thjesht një mendim i përqëndruar fort tek imazhet, prandaj shkakton ndjenja të fuqishme.Kur përfytyron, e emeton atë frekuencë të fuqishme në Univers.Ligji i tërheqjes e kap atë sinjal të fuqishëm dhe i kthen imazhet tek ti, pikërisht siç i ke përfytyruar.
Rhonda Byrne
Është ndjenja ajo që krijon tërheqjen, jo vetëm imazhi apo mendimi. Shumë njerëz mendojnë: ‘’Nëse kam mendime pozitive apo nëse përfytyroj të kem atë që dua, kjo do të mjaftojë.’’Por, nëse e bën këtë dhe nuk e ndien ende bollëkun, nëse nuk e ndien dashurinë apo gëzimin, kjo nuk mjafton për të krijuar fuqinë e tërheqjes.
Jack Candifield
E bën veten të mendosh sikur je vërtet në atë makinë. Jo mendime të tilla, si: ‘’Do të doja ta blija atë makinë’’ ose ‘’Një ditë a një tjetër do ta blej atë makinë,’’ sepse dëshira jote ka një ndjenjë precize, që nuk është as këtu e as tani, por në të ardhmen. Nëse i qëndron kësaj ndjenje, do të jesh gjithmonë në të ardhmen.
Bob Doyle
Ndjenja dhe vizioni i brendshëm do të fillojnë të jenë një derë e hapur, nëpërmjet së cilës do të fillojë të shprehet fuqia e Universit.
Michael Bernard Beckwith
‘’Se çfarë është kjo fuqi, nuk di ta them. Di vetëm që ajo ekziston.’’
Alexander Graham Bell (1847-1922)
Detyra jonë është të zbulojmë ‘’si’’- në që do të dalë nga përkushtimi dhe besimi te ‘’çfarë.’’
Jack Canfield
‘’Si’’- të jenë çështje të Universit, që e di gjithmonë rrugën më të shkurtër, më të shpejtë dhe më të harmonishme mes teje dhe ëndrrës tënde.
Mike Dooley
Nëse i hapesh Universit, do të habitesh dhe do të shushatesh nga ajo që do të të jepet. Dhe këtu ndodhin magjitë dhe mrekullitë.
Dr.Joe Vitale
Të gjithë mësuesit e Sekretit janë të vetëdijshëm për elementet që ti vë në lëvizje, kur përfytyron. Ndërsa sheh dhe ndien imazhin në mendjen tënde, zhvendosesh në një vend ku beson se do ta kesh ndërkaq atë që dëshiron. Gjithashtu, ti shfaq edhe besimin tek Universi, sepse përqendrohesh te rezultati përfundimtar dhe përjeton atë çka do të ndiesh, pa e vrarë mendjen se ‘’si’’ do të vijë kjo gjë. Imazhin që ke në mendje e sheh sit ë realizuar. Ndjenjat e tua e shohin sit ë realizuar. Mendja dhe gjithë qenia jote e shohin sikur tashmë ka ndodhur. Ky është arti i përfytyrimit
Rhonda Byrne
Do të duhej ta bëje praktikisht çdo ditë, por nuk duhet të jetë kurrë një detyrim. Ajo çka është vërtet e rëndësishme për Sekretin, është të ndihesh mirë. Ti do që ky proçes të të bëjë të ndihesh euforik.Do që të jesh në humor të mirë, i lumtur dhe në harmoni, sa më shumë të jetë e mundur.
Dr.Joe Vitale
Të gjithë kanë fuqinë për të përfytyruar. Më lejo të demonstroj me imazhin e një kuzhine. Në mënyrë që kjo të funksionojë, në fillim duhet të heqësh nga mendja çdo mendim për kuzhinën tënde.Mos mendo më për të. Fshiji plotësisht nga mendja imazhet e saj me filxhanët, frigoriferin, sobën, pllakat dhe ngjyrat…..
Ke parë një imazh të kuzhinës në mendjen tënde, apo jo? E po, atëherë ke përfytyruar!
Rhonda Byrne
‘’Të gjithë përfytyrojnë, janë të vetëdijshëm për këtë ose jo. Përfytyrimi është sekreti i madh i suksesit.’’
Genevieve Behrend
‘’Të gjithë kemi më shumë fuqi dhe mundësi nga ç`mendojmë, ndërsa përfytyrimi është një prej këtyre fuqive më të mëdha.’’
Genevieve Behrend
‘’Asgjë nuk mund ta pengojë imazhin tënd që të shndërrohet në një formë konkrete, përveç të njëjtës fuqi që e ka prodhuar – ti.’’
Genevieve Behrend
Ndryshimi i vetëm mes njerëzve që jetojnë në këtë mënyrë, në magjinë e jetës, dhe atyre që nuk jetojnë kështu, është se ata që jetojnë në magjinë e jetës e kanë bërë këtë një zakon. E kanë bërë zakon përdorimin e ligjit të tërheqjes dhe i ndjek magjia kudo që shkojnë, sepse kujtohen ta përdorin. E përdorin gjithë kohën, jo vetëm në një rast të veçantë.
Marci Shimoff
Njerëzit e pranojnë këtë për njëfarë kohe vërtet shndërrohen në përkrahësit më të mëdhenj të saj. Ata thonë: ‘’Jam i entuziazmuar. Kam parë atë programin dhe tani do ta ndryshoj jetën time.’’ Por rezultatet nuk duken. Nën sipërfaqe, diçka është gati të ndodhë, por personi sheh vetëm rezultatet sipërfaqësore dhe thotë: ‘’Kjo nuk bën.’’Dhe e di çfarë? Universi thotë: ‘’Dëshirat e tua janë urdhra për mua.’’ Dhe gjithçka zhduket.
James Ray
Kur lejon që dyshimi të hyjë në mendjen tënde, ligji i tërheqjes shumë shpejt do t`i përvijojë mendimet skeptike njeri-pas tjetrit.Kur të vjen një mendim që shpreh dyshim, largoje menjëherë.Lëre të ikë në rrugën e tij. Zëvendësoje me: ‘’E di që ajo që dëshiroj, po më vjen tani.’’ Dhe ndieje.
Rhonda Byrne
Marrë nga libri ”SEKRETI” i Rhonda Byrne