Çdo person me sy blu në planet e ka origjinën nga një evropian i vetëm i cili ka jetuar rreth 6000 deri 10.000 vjet më parë, i cili kishte zhvilluar një mutacion të veçantë që tani përputhet me ngjyrimin e përhapur të irisit që ne i njohim si sytë me ngjyrë.
Fillimisht, të gjithë njerëzit kishin sy kafe, edhe pse kishte variante gjenetike që lidheshin me një gjen të quajtur OCA2 që sillte ndryshime në sasinë e pigment prodhuar nga individë të ndryshëm, duke shfaqur hije të ndryshme të kafes. Armatosur me këtë informacion, shkencëtarët kishin shumë vjet që kontrollonin për burimin e syve blu tek gjeni OCA2, por pa sukses.
Kohët e fundit, një gjen i cili quhet HERC2 është identifikuar si shkaku i syve blu. Kjo gjë mendohet të ketë ndodhur për herë të parë, kur njerëzit filluan të emigrojnë nga Afrika në Evropë, që do të thotë se çdo person me sy blu është një pasardhës i hershëm i një evropiani të vetëm.
Fakti që çdo njeri i gjallë me sy blu sot ka të njëjtin mutacion është dëshmi mjaft bindëse për këtë teori, megjithëse identiteti i mutacionit fillestar mbetet një mister. Deri më sot, "sytë e parë"me ngjyrë blu i përkasin një skelet 7,000-vjeçar që u zbulua në veri të Spanjës. Natyrisht, sytë ishin kalbur me kohë, megjithatë analizat gjenetike zbuluan se ato do të ishin shfaqur blu në ngjyrë.
Syri i njeriut nuk e merr ngjyrën nga qeliza me ngjyrë blu, kafe apo jeshile, por nga strukturat specifike që përbëjnë shtresat e irisit, konkretisht epitelium në pjesën mbrapa dhe stroma përpara. Ngjyra varet nga mënyra se si pigmenti kafe në të zezë i ndodhur në epitelium ndërvepron me pigmentin e errët të quajtur melanin në stromë. 'Njerëzit me sy blu kanë një stroma pa ngjyrë dhe gjithashtu nuk kanë depozita të tepërta të kolagjenit. Kjo do të thotë se e gjithë drita që hyn në të shpërndahet përsëri në atmosferë dhe si pasojë e efektit Tyndall krijon një ngjyrim blu. Pra ngjyra blu varet nga sasia e dritës që po e shohim dhe jo nga ajo e ngjyrës.'
Nisur nga ky parim, drejtuesi i kompanisë Gregg Homer thotë se poshtë një syri kafë fshihet një sy blu. "Nëse largojmë pigmentin atëherë kur të hyjë drita në stromë e të shpërndahet, ajo do të reflektojë ngjyrën me rreze më të shkurtër, blunë."- tha ai për Time Magazine.
Ngjyrat e syve te njerëzve varion nga nuancat më të errëta të kafes në blunë me te hapur. Ajo përcaktohet nga dy faktorë individualë: pigmenti i irisit të syrin dhe stroma e irisit. 15 gjene janë të lidhura me trashëgiminë e ngjyrës se syve. Gjithsesi, dy gjene kryesore janë të lidhura pazgjidhshmërisht për të përcaktuar këtë veçori.
Ato janë OCA2 dhe HERC2, dhe të dyja janë të lokalizuara në kromozomin 15.
– OCA2 është i lidhur me melaninën, rëndësia thelbësore për ngjyren e syve.
– HERC2 ndikon në funksionin e OCA2, me një mutacion të veçantë qe lidhet fort me sytë blu.
Shumë njerëz i konsiderojnë sytë blu si më tërheqës nga të gjithë, kjo ndoshta për shkak te lidhjes me qiellin dhe detin. Por sytë blu fshehin një të vërtetë tronditëse – thonë shkencëtarët të cilët kanë zbuluar një të vërtete te madhe që është e përbashkët për të gjithë njerëzit me sy blu.
Me sa duket shkencëtarët për vite kanë studiuar gjenin OCA2, mbajtësit e të cilit kanë ngjyrë kafe, të gjelbër ose sy të kaltër, duke u përpjekur të kuptojnë se si ajo behet mutante.
Megjithatë, gjatë gjithë kohës kane qene duke parë në drejtim të gabuar. Mutacioni është në të vërtetë në gjenin HERC2 që vepron si një "switch", i cili eliminon ngjyrën kafe dhe për këtë arsye ne na bëhen sytë blu. Për shkak të kësaj, kjo do të thotë që njerëzit me sy blu, ne të vërtetë janë njerëz me sy kafe por te fshehur. Studimi gjithashtu pohon se vetëm ata që kanë origjinë evropiane mund të kenë sy blu.
NJERËZIT ME SY TË KALTËR JANË VËRTET ME FAT
Nëse ke sy të kaltër, konsideroje veten me fat. Sytë blu janë shumë të pazakontë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim, por për të gjithë syblutë, ka lajme të mira. Pse duhet ta ndiejnë veten me fat? Për shumë arsye.
1. Sytë blu janë gjithmonë shumë të këndshëm për t’i parë. Edhe sepse janë të rrallë në mes të njerëzve me ngjyra më të zakonshme.
2. Në të gjithë botën, janë vetëm 8 për qind e njerëzve me sy blu. Për të treguar se sa unikë jeni, mbajeni edhe këtë si fakt interesant.
3. Në të gjithë rruzillin tokësor, me rreth 7 miliardë njerëz, me një matematikë të thjeshtë, njerëzit që kanë sy blu janë rreth 56 milionë.
4. Shumë njerëz, gabimisht besojnë se ngjyra e tyre e syve si blu dhe jeshile është në iris – por e vërteta nuk është kështu. Ngjyra unike e syve të tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i shpërndarjes së dritës në të gjithë bazën e melaninës, e cila përcaktohet nga gjenetika.
5. Studimet e reja, të publikuara në vitin 2008, në “American Journal of Human Genetics” i kanë hedhur poshtë të gjitha besimet për ngjyrën e syve. Në këto studime janë zbuluar se më shumë se 16 gjene mund të influencojnë ngjyrën e irisit.
6. Shkencëtarët mendojnë se 6 deri në 10 milion vjetë më parë, një mutacion gjenetik është bërë shkak në krijimin e ngjyrës blu të syve që kanë njerëzit sot.
7. Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë nëse ngjyra e tyre e syve mund të ndryshojë. Përgjigjja është – absolutisht! Njerëzit me sy blu, jeshil ose edhe kafë mund të ndryshojnë ngjyrë kohë pas kohe.
Shkaqet mund të përfshijnë:
Drita
Gjendja shpirtërore
Shëndeti/arsye mjekësore
Mitet rreth syve blu
Sytë blu janë vërtet të rrallë dhe kjo është e padiskutueshme. Nisur nga ky shkak, ekzistojnë shumë mite për njerëzit me sy blu. Ka surpriza!
Njerëzit me sy blu janë më atraktivë.
Kanë fuqi supernatyrale.
Kanë marrëdhënie më intensive me femrat.
Janë më të mirë në shtrat.
Kanë një stil jetese më të shëndetshëm.
Janë më të lidhur me tokën dhe e duan më shumë atë.
Jetojnë më gjatë.