“Le Printemps” (Pranvera) e Edouard Manet është pikturë vaji në kanavacë. Përmasat e saj janë 74 x 51.5 cm. “Pranvera” u krijua në vitin 1881. Ajo u përfshi nga debate të ashpra në Sallonin e Parisit më 1882. Kjo punë është konsideruar si suksesi më i madhi dhe i fundit i karrierës së Manet-së Salon. “Pranvera” përshkruan aktoren pariziene, Jeanne DeMarsy me një fustan me lule që mban një ombrellë, përkundër saj shfaqet hareshëm një sfond të harlisur nga gjethet dhe bluja e qiellit, si mishërim i Pranverës.
“Pranvera” ishte i pari i një kuarteti të planifikuar të veprave alegorike që përdorin gratë elegante pariziene për të përshkruar katër stinët. Ideja erdhi nga shoku Manet-së, Antoni Proust , i cili sugjeroi një seri të stinëve personifikuara nga idealet bashkëkohore të grave, modës dhe bukurisë. Seria nuk ishte përfunduar kur Manet vdiq. Një vit më pas u krijua vetëm e dytë e serisë, “Vjeshta”, pa mundur të realizohej si projekt i plotë.
Në nëntorin e vitit 2014, piktura “Le Printemps” (Pranvera) e Edouard Manet i është shitur në një ankand të artit në New York, Getty Museum J. Paul, për 65.1 milionë dollarë. Edhe pse shtëpia e ankandeve Christie’s “Pranverën e Manetit” e ka vlerësuar nga 25 deri 30 milionë dollarë, kjo pikturë në Rockefeller Center në New York është shitur për 65.1 milionë dollarë, dhe kjo është një shifër rekorde për veprën e piktorit francez.
Edouard Manet Édouard u lind më 23 janar 1832 dhe vdiq më 30 prill 1883. Ai ishte një piktor francez, gjithashtu një figurë kyçe në tranzicionin nga realizmit të Impresionizëm. Ishte një nga artistët e parë të shekullit të 19-të i dedikuar subjekteve të jetës moderne.