Prej shumë e shumë vitesh ekziston një institucion që quhet bankë, e cila me anë të trilleve ekonomike dhe me premtimet për pasurim, të bën të mendosh se paratë e tua janë më të sigurta në duart e tyre
Sekreti I:
Për shumë banka klientët më të vlefshëm nuk janë shtresa e pasur, por ata “Joe Lunchbox”.
Preuninger thotë se në vitin 1999, Gramm-Leach-Bliley lejuan bankat dhe firmat e sigurimeve të thyenin pengesat që kishte në vend që nga viti 1930. Ligji i ri ishte “në qoftë se ti tërhiqje të gjitha depozitat prej 10.000 $ dhe më shumë, shumica u shënohej institucioneve si Charles Schwab, Fidelity ose Merrill Lynch. Ata morën klientët më të mirë. Bankat po bëheshin pak a shumë si një lavanderi, ku ti depozitoje paratë për një kohë të shkurtër, sepse ti akoma duhej të paguaje me çek ose me para në dorë.
Në të njëjtën kohë kreditë përfitonin fitime të vogla me që raportet e interesave qëndruan pak a shumë të ulëta, duke detyruar bankat të kërkonin garantues dhe të ardhura pa përfitime. Preuninger thotë se, “Qëllimi ishte që bankat të mund të identifikonin jo vetëm pagesat që do të mund të harxhonin, por edhe të realizonin një punë më të mirë për mbledhjen e taksave”.
Klientët me të ardhura mesatare patën potencialin më të lartë për mbledhjen e taksave. Preuninger tha se, “Është një segment klietësh që duhet të quhet ‘Joe Lunchbox'”. Ata janë duke menaxhuar para nga çeqet e rrogave në çeqet e rrogave. Bëhet fjalë për një kategori njerëzish që kërkojnë kredi me çdo kusht edhe pse kanë të ardhura të ulëta, që preferojnë më mirë të paguajnë një overdraft duke qarkulluar paratë e rrogës se sa t’ia dorëzojnë shtëpinë apo pronat e tyre bankës. Sipas një studimi të bërë nga një firmë këshilltare e Bretton Woods Inc., vitin e kaluar overdraftet dhe shpenzimet e fondeve insufiçente arritën në afërsisht 35 bilion $ dhe mbuluan rreth 90% të të ardhurave të klientëve të bankës. Ndërsa sipas një studimi të Koorporatës së Sigurimit të Depozitave Federale, treçereku i bankave i përfshin klientët automatikisht në programet “mbrojtja e overdrafteve” pa një leje zyrtare dhe më shumë se gjysma e bankave manipulojnë urdhërin në të cilin çeqet duken qartë se rrezikojnë shumë pagesa ovedraftesh. Preuninger tha se, “Ata janë duke u munduar të arrijnë fitimet më të mëdha që munden, ja pse ata përshpejtojnë në një mënyrë të këndshme transparencën ligjore duke e tejkaluar ose minimizuar sa më shumë të munden.
Dikush që tërheq para pa pasur të tilla në llogarinë e tij, disa herë në vit duhet të zgjedhë një bankë me një program që ia lehtëson punën e zëvendësimit të parave.
Sekreti II:
Bankat shpresojnë që klientët e overdrafteve të mos i kuptojnë alternativat.
Bankat mendojnë se mbrojtja e overdrafteve për shërbimet ndaj klientit është një lehtësim, i cili mundëson një alternativë për huadhënësit e rrogave. Ndërkohë që akoma disa nga këta klientë mund t’ia dalin mbanë më mirë me hiletë e kredive. Bretton Woods studioi se 80% e pagesave të overdrafteve janë përftuar nga 20 milion familjarë, të cilët kanë paguar mesatarisht 1.374 $ në pagesat e overdrafteve.
Këta klientë duhet të konsiderojnë heqjen e pengesave në llogaritë bankare në favor të një karte bankare paradhënieje, e cila kushton 70-80 $ në vit (10$ të paradhënies me një taksë prej 5$ në muaj). Përdoruesit depozitojnë direkt çeqet e rrogave në karta (paratë janë të siguruara nga FDIC) dhe mund të kryejnë transaksione për shit-blerje dhe mund të paguajnë faturat direkt nëpërmjet internetit. Nuk ka taksa overdrafti; blerja anullohet në qoftë se karta është bosh. Kjo është një metodoë shumë e mirë që të shpëton nga interesat në dukje lehtësuese.
Sekreti III:
Paketat e ideuara për ta bërë më të lehtë të ndërrosh bankë herë pas herë dhe të transferosh llogarinë tënde. Preuninger thotë se, “Kam bërë goxha punë në tërheqjen dhe mbajtjen e klientëve”. Pengesa më e madhe për llogaritë e reja janë letrat me vlerë afatshkurtër. Këtu ka më shumë tolerancë; një bankë mund të ketë shumë klientë afatgjatë – por kjo nuk do të thotë se ata janë të kënaqur nga shërbimi.
Shumica e bankave kanë dikë që asiston klientët në shërbimin e letrave me vlerë afatshkurtër. Por çdokush mund ta bëjë edhe vetë këtë gjë. Majfton vetëm të fusë të dhënat e faturave personale në faqen e faturëpagesave të bankës, në vend që të hysh në çdo website të faturave. Në qoftë se marëdhëniet tuaja bankare shkojnë keq, llogaria është më transportuese. Nuk keni pse të futeni në një dyzinë me site pagesash të ndryshme dhe të ndërroni bankë sa herë që doni të bëni pagesa të ndryshme.
Sekreti IV:
Problemi i marëdhënieve afatgjata
Preuninger thotë se, “Mëso çfarë të duhet në fushën e bankës dhe qëndro sa të mundesh sepse qëndrimi është i rëndësishëm. “Në qoftë se ti je klient i bankës prej 3-5 vjetësh, ata të trajtojnë shumë më ndryshe seç trajtojnë një klient që ka vetëm gjashtë muaj. Në qoftë se ju i depozitoni direkt rrogat tuaja dhe keni një marrëdhënie të sigurtë, ata mendojnë ndryshe se ç’mund të mendojnë për një klient që depoziton 100$. Qëndrimi dhe marrëdhënia janë të rëndësishme”.
Kështu që në qoftë se ju do të hasnit në komisione të larta, ju mund t’i telefononi shërbimit të klientit dhe t’i luteni t’i anullojnë këto komisione. Kujtojini marrëdhënien tuaj afatgjatë me bankën dhe kërkoni një supervizor në qoftë se kërkesa juaj e parë dështon. Shumica e klientëve nuk janë përfitues edhe pse kanë qenë me të njëjtën bankë për disa vjet për shkak të vlerës së lartë të akuizimit të klientit – kompensimi i shitjeve të drejtorëve të filialeve, infrastruktura IT, dokumentacioni dhe rregullimi i llogarive. Preuninger thotë se, “Kohë më parë ata ua hidhnin duke iu thënë se për të hapur llogarinë duhen minimalisht 100 $”.
Sekreti V:
Bankat duan që ju të kënaqeni me “avantazhet” që ka pagesa me kartë krediti, këste, çek dhe kesh – sepse do të bëjë që ju të humbni gjurmët e parave tuaja.
Preuninger thotë se, “njëra nga gjërat më të rrezikshme që ndodh me klientët është se ata nuk i tregojnë kujdes mënyrës së pagesës. Në qoftë se paguani në shtatë mënyra të ndryshme, ju sapo e keni komplikuar më shumë jetën tuaj. Konsumatorët nuk duhet t’i thonë bankave se, “ju jeni përgjegjës të më tregoni mua se çfarë të bëj me paratë e mia”.
Por shumica e bankave vihen shumë në lëvizje në atë drejtim. Banka PNC për shembull hodhi në treg një llogari të quajtur Portofoli Virtual (Virtul Wallet), e cila paraqet informacionin e llogarisë në mënyrë kalendarike, e fokusur tek e sotmja deri në ditën e rrogës së ardhshme të mbajtësit të llogarisë. Një “ditë e rrezikshme” shfaqet në kalendar me të kuqe në qoftë se llogaria është në rrezik të një overdrafti. Përdoruesi ose mund të shtyjë pagesat e faturave për një muaj ose mund të tërheqë menjëherë para nga pjesa e ruajtur e llogarisë pa asnjë taksë (llogaria e bën atë atutomatikisht në qoftë se klienti nuk e bën këtë gjë). Pasqyrimet janë të vlefshme vetëm online dhe banka ka një komision 50 cent për çdo çek të shkruar më shumë se tre herë në një muaj.
Zgjidhja më e mirë? Ta thjeshtësojmë. “Hap një llogari bankare falas pa taksa dhe një kërkesë balancimi minimalisht të ulët, paguaj më të shumtën e faturave online dhe pastaj paguaj vetëm kesh. Do të mendoheni dy herë para se të blini diçka dhe do të eliminoni komisionet e bankave”, përfundon Preuninger. / K.B.