Buda predikoi një doktrinë dhe një praktikë nganjëherë në skajet e diturisë dhe ndërgjegjes deri në shuarjen / fikjen (Nirvanas), që i shmanget teprisë shqisore kështu si asketizmi i hidhur që dëshiron mendjen dhe dëmton trupin. Dëgjuesit e tij të parë kryesorë do të ishin murgjërit, pastaj shokë të kërkimit dhe më pas ndjekës (nxënës) të tij, që formonin një bashkësi gjithnjë e më shumë të mbruajtur me rregullat e veta. Ai iu predikoi edhe laikëve duke u treguar atyre një rrugë maturie (mase) dhe kontrolli të dëshirave që çojnë në një kushtëzim më të mirë të jetesës.
– Mos iu drejto me ton të ashpër ndokujt . Atyre që do ju drejtohesh kështu mund të të përgjigjen në të njëjtën mënyrë: plagët janë të dhimbshme ; njëra pas tjetrës do bien mbi ty.
– Fjalët kanë fuqinë e të shkatërruarit dhe të krijimit; kur fjalët janë të sinqerta dhe të këndshme mund të ndryshojnë botën .
– Është e nevojshme që njeriu t’i afrohet gjithmonë e më shumë të mirës e të përpiqet të ruajë mendjen e tij nga ligësitë. Mendja e atij që bën vepra të mira me gjysmë zemre, në fakt, merr kënaqësi në të keqe .
– Është e preferueshme të mos bëhet një vepër e bërë keq , sepse më pas do pendohemi. Atë që bëjmë, më mirë ta bëjmë të rregullt, për të mos u penduar .
– Më mirë të jesh endacak e të udhëtosh vetëm, sesa të mykesh në shoqërinë e budallenjve .
– Vdekja do jetë shumë e bukur nëse di të komunikosh me të. Është një shpërbërje, bie prapë në burimin e qenies për tu çlodhur e për tu rinovuar. Do të thotë, të zhdukesh në burimin e ekzistencës dhe të bashkohesh me Zotin – dhe mund të rilindësh prapë , deri sa të bëhesh i Zgjuar .
– Përgojuesi është i ngjashëm me atë që hedh pluhur kundër dikujt tjetër kur era është në drejtim të tij; kështu pluhuri s’bën gjë tjetër veçse i kthehet atij që e hodhi. I virtytshmi nuk mund të plagoset dhe dhimbja që tjerët duan t’i shkaktojnë, bie mbi vetë ato.
– Mos i beso asgjëje, s’ka rëndësi ku e ke dëgjuar ose kush e ka thënë , edhe sikur ta kem thënë unë, vetëm nëse është e pranueshme dhe e kuptueshme për arsyen tënde .
– Me të njëjtën thjeshtësi që era çrrënjos një pemë të brishtë, tundimet tërheqin atë që është në kërkim të kënaqësive , që është i pangopur (lakmitar), dembel dhe i dobët. Por, si era që nuk mund të lëkundë një mal, asnjë tundim nuk lëkund të urtin, energjikun, të besueshmin që jeton thjeshtë .
– Në këtë botë urrejtja nuk mund t’i japi fund urrejtjes . Vetëm dashuria është e aftë ta shuajë atë. Ky është Ligji i Përjetshëm .
– Jemi ajo që mendojmë. Ajo që jemi është produkt i mendjes sonë . Çdo fjalë ose vepër që lind nga ndonjë mendim i turbullt , ndiqet nga vuajtje , ashtu si rrota e karrocës që ndjek këmbët e demit .
– Ashtu si një shkëmb masiv nuk tundet nga era , ashtu edhe të mënçurit nuk lëkunden mes fajsimeve dhe lavdrimeve .
– Nuk kërkoj kompensim rilindjen në Qiell, por kërkoj të mirën e njerëzve, kërkoj të ridrejtoj ata që kanë humbur dritën e tyre, ata që jetojnë në errësirë dhe të zhduk nga bota të gjitha dhimbjet e vuajtjet.
– Nuk ka zjarr të barabartë me pasionin, ose peshkaqen me urrejtjen, as kurth me çmendurinë, ose përrua me lakminë.
– Çdo gjë vjen nga asgjëja dhe nga ky burim i përbashkët rrjedh detyra e vëllazërisë dhe i mëshirës ndaj të gjitha krijesave.