Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) ishte një nga autorët e shquar amerikan, të cilin e njohim me pseudonimin Mark Twain. Ai mbeti i pashlyer në kujtesën dhe kërshërinë e gjeneratave me "Aventurat e Tom Sojerit", 1876, si dhe për "Aventurat e Huckleberry Finn", e cila me vone njihej si "Novela e famshme Amerikane". Tuen u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi (Huckleberry Finn) dhe (Tom Sawyer). Ai gjithashtu punoi si daktilografist, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait më të madh, Orionit. Ndërkohë që punonte në gazetë si daktilografist ai kaloi sprovat e historive satirike, me të cilat pati një sukses të padiskutuehëm. Ai arriti sukses mjafte te madh si shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artistë, industrialistë të ndryshëm si dhe mbretër evropianë. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm Amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Mark Tuen “babain e literaturës Amerikane”.
Pas botimit të librit të tij: “Të pafajshëm në dhé të huaj" 1869, korri sukses të madh. Veprat e tij më të njohura janë: “Në kërkim të belave” 1872; “Mosha e artë” 1873; “Aventurat e Tom Sojerit” 1876; “Princi dhe i varfëri” 1882; “Një Janki nga Konektikati në oborrin e mbret Arturit 1889; “Uilsoni kokëtrashë” (1894). Aventurat e Mark Tuen, janë të krahasueshme me ato të personazheve të librave të tij. Kur ishte i ri, ai iu bashkua aksidentalisht ushtrisë së Konfederatës për dy javë sepse nuk i kishte kushtuar vëmendje politikës së kohës. Mark Tuen u bë një shkrimtar i njohur dhe i respektuar edhe sot e megjithatë kaloi në falimentim edhe gjatë viteve kulmore të krijimtarisë.
Fëmija trazovaç
Tueni ishte fëmijë që nuk linte dy gurë bashkë. Luante në brigjet e lumit që kalonte përmes fshatit të lindjes. Shpesh herë e kishin shpëtuar nga mbytja. Kur e çonin në shtëpi nëna plakë thoshte për humor;
– Gjithnjë kështu ndodh, ata që duhet të varen shpëtojnë nga uji.
Si "lindi" Mark Tuen
Emri i tij i vërtetë ishte Samuel Klement. U quajt Mark Tuen në këto rrethana. Qysh fëmijë, midis mjeshtërive të tjera ai punoi edhe si ndihmëspilot në një anije. Gjatë kalimit të Misisipit, piloti maste thellësinë e ujit dhe në çdo matje i thoshte:
– Mark Tu! Këto fjalë kanë kuptimin "shëno dy". Për këtë arsye, më vonë, kur ai u bë gazetar, në kujtim të këtij piloti që e kishte bërë mjeshtër, mori si pseudonim këto dy fjalë me të cilat pastaj u bë i famshëm.
Një histori "tregtie" e shkrimtarit
Kur ishte në Uashington, shkrimtari ishte i varfër dhe i uritur. Ai nuk kishte asnjë dollar në xhep. I lodhur dhe i dëshpëruar u ndal përpara një hoteli. Papritur i del përpara një qen i bukur gjahu. Ndërkohë iu afrua aty pranë një gjeneral, i cili e pëlqeu shumë qenin. Ai e pyeti Mark Tuenin në se mund ta shiste për tre dollarë. Marrëveshja u arrit dhe gjenerali hyri në hotel me qenin, që sapo bleu. Pas pak kohë i zoti i qenit e pyeti shkrimtarin në se kishte parë rastësisht një qen gjahu.
– Në qoftë se më jepni tre dollarë, ua gjej unë, – i tha Mark Tueni: Shkoi te gjenerali, ia ktheu tre dollarët, i mori qenin dhe pastaj ia dorëzoi të zotit marrëveshjes që kishte bërë me të.
Tranferimi me banesë
Kur Mark Tueni ende reporter i ri në një gazetë të San Franciskos, një grua e takoi në rrugë me një kuti kartoni të madhe cigaresh në krah.
– Zotni, i tha ajo, – ju shoh shpesh me një kuti të tillë të madhe cigaresh në krahë. Më duket se pini pak si shumë cigare.
– Oh, jo zonjë, – u përgjigj Mark Tueni, – po ndërroj shtëpinë sërishmi. Kutia e madhe e cigareve në atë kohë mblidhte gjithë plaçkat e tij.
Ndodhia në mencën e pensionit
Mark Tueni hante në një pension ku shkonin më shumë studentët. Ata ishin shpesh viktima të shakave të tij. Një herë për t'u hakmarrë me të u morën vesh me të zonjën e pensionit që t'i vinin në tryezë një gjel deti. Një këmbë ia kishin bërë false (imitim gome) dhe e vendosën që ai ta kapte nga kjo anë. Mark Tueni e kuptoi menjëherë lojën dhe i tha aty për aty pronares:
– Më duket se e keni ndërruar furnitorin, apo jo zonjë?
– Jo, – u përgjigj pronarja, – po përse e thoni këtë?
– Sepse sot mishi i gjelit ishte shumë i zgjedhur. Si ky, nuk më është servisur ndonjëherë në pensionin tuaj.
Mark Tuen një sakrifikues si ai
Duke qenë ortak me botuesin e tij ai falimentoi. Tueni sakrifikoi shumë gjëra që të paguante kreditorët e shoqërisë botuese. Ai shiti mobilet, librat dhe shumë gjëra të tjera. Megjithatë nuk mundi t'i shlyente të gjitha. Atëherë me ngulm dhe guximin e tij karakteristik dhe pse ishte gjashtëdhjetë vjeç, iu vu punës pa pushim deri sa arriti të paguante edhe kreditorët e fundit. Populli amerikan e admiroi këtë provë të nderit dhe të guximit të tij dhe vendosi t'i dhuronte shkrimtarit një shtëpi të vogël. Kështu i zëvendësoi ato që kishte shitur kur kishte qenë në ditë të këqija.
Shkrimtari dhe hajdutët
Shtëpisë së tij të vogël i silleshin rrotull hajdutët që i kishin marrë të gjitha sendet me vlerë prej argjendi. Ai ngriti në murin e sallonit një kartelë ku shkroi me shkronja të mëdha dhe të dukshme:
– Vihen në dijeni të gjithë zotërinjtë hajdutë, se në këtë shtëpi, nuk ka më veçse vazo të mëdha prej argjendi, të cilat do t'i gjeni në dollapin e dhomës së ngrënies pranë kanistrës ku flenë macet e vogla. Në qoftë se edhe kanistra ju shërben, kini mirësinë t'i vini macet në dollap. Mos bëni zhurmë që të mos mërzitni të zotët e shtëpisë. Ju lutemi kur të dilni mbyllni mirë portën".
Tueni dhe kreditori
Shkrimtari i shquar takoi kreditorin e tij që i tha:
– Po si kështu? Jo vetëm nuk po më paguani, por edhe nuk po i përgjigjeni letrave të mia. Unë ju kam shkruar duke ju futur në zarf një pullë poste për përgjigjen tuaj. Dua të di kur do të jeni gati të më paguani… Me sa duket ju nuk po më përgjigjeni se po kurseni paratë për pullën e postës.
– I dashur zotëri, – u përgjigj qetë- qetë Mark Tueni më është dukur punë delikate që t'ju shkruaja duke përdorur pullat tuaja. Kam menduar se kështu do t'ju shqetësoja.
Dëshirat e kombeve drejtuar krijuesit, sipas Tuen
Një mik e kishte ftuar që t'i jepte mendim për popujt e ndryshëm të botës. Mark Tueni tha:
– Kur zoti mbaroi së bëri botën, pyeti popujt se çfarë kërkonte secili prej tyre nga ai.
"Biftekë" u përgjigjën anglezët, francezët, deshën "Gra të bukura; gjermanët "Lakër turshi", italianët "Muzikë", amerikanët "dollarë", ndërsa rusët thanë: "Prisni pak se ende nuk kemi vendosur se çfarë do të kërkojmë".