Pas një dimti të ashpër, ndoshta më të sertin e viteve të fundit, pranvera ka ardhur. Me ardhjen e stinës më të bukur, stinës së luleve, aromave, gjelbërimit dhe gjallërisë, vijnë dhe kokëçarjet shndetësore. Stina e pranverës, si gjithnjë, sjell me vete edhe “të këqijat” e saj. Lodhja e përgjithshme fizike dhe mendore si dhe alergjitë janë simptomat e saj të zakonshme. Ja si duhet t’i përballojmë ato…
Me ardhjen e pranverës, vijnë edhe ditët e bukura me diell, po kështu edhe mundësia e shëtitjeve të para gjatë të dielave dhe jo vetëm, shtohet në proporcion me nevojën për ta shijuar këtë marrdhënie me natyrën. Momente alegrie dhe relaksi? Jo, aspak, sepse tashmë për njerëzit vjen edhe e ashtuquajtura “e keqja e pranverës”, që, përveç alergjive, sjell me vete edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq, ankth dhe agresivitet. Pra ndërrimi i stinëve na bën të ndihemi jo pozitiv. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problematikë që prek në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Vazhdimi i një moti të paqëndrueshëm e përkeqëson situatën. Bëhet fjalë për shqetësime të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale”. Vështirësitë më të shumta hasen gjatë periudhës vjeshtë-dimër dhe dimër-pranverë, ndërsa kjo e fundit ka një efekt më shqetësuese te njeriu. “Bëhet fjalë për shqetësime që në të vërtetë, na demonstrojnë se sa të lidhur jemi ne me ritmet e natyrës, më shumë nga ç’e mendojmë. Nëse në pranverë bimët janë në tranzicion, e njëjta gjë na ndodh edhe ne”, shpjegojnë ekspertët. Pranvera provokon siklet edhe tek ai 10 për qind i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga polenet dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze. Ndotja e ajrit padyshim që nuk ndihmon në këtë gjendje, përkundrazi e përkeqëson edhe më shumë atë. Çfarë duhet bërë? Duhet të prisni që organizmi të përshtatet me ndryshimet, por në të njëjtën kohë duhet të viheni në veprim edhe me disa trajtime farmakologjike në bazë të simptomave që keni. Nuk duhet të harroni të bëni edhe ushtrimet sportive, për të forcuar jo vetëm muskujt, por edhe mendjen. Një vrap i lehtë në mes të natyrës së gjelbër, ndonjë ushtrim tonifikues dhe më pas një dush.
Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?
Grimcat e imëta të cilat barten nga pemët, bari – poleni, janë faktorët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat të cilat sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, që është shkaktari i parë i reaksioneve alergjike siç janë: rrjedhja e hundës, kruajtja e syve dhe simptomat e tjera.
Si t’i parandaloni alergjitë?
Është shumë e vështirë t’i parandaloni alergjitë e pranverës, megjithatë, me disa këshilla mund t’i zvogëloni simptomat:
1. Qëndroni në shtëpi kur niveli i polenit në ajër është i lartë – gjatë orëve të paradites dhe mbyllni dyert dhe dritaret në mënyrë që të parandaloni grimcat e polenit të hyjnë në shtëpinë tuaj.
2. Kujdesuni rreth higjienës së shtëpisë. Thithni pluhurin me fshesën me korrent, minimumi dy herë në javë dhe pastroni pluhurin imtësisht.
3. Pas shëtitjes pranverore në natyrë, zhvishuni, bëni dush dhe lani flokët.
Si të kontrollojmë alergjinë
Molekula e zbuluar nga një shkencëtar italian emërtohet interleuchina-12, dhe është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë, e cila mund të bëhet një aleat i fortë për të realizuar shmangien e alergjisë pa u detyruar të heqësh dorë nga ushqimet që mund ta shkaktojnë atë. Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike të disa minj, dhe tregon se kjo molekulë privon shfaqjen e alergjisë nga disa lloj ushqimesh. Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza të goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnë së prodhuari këtë molekulë, ndaj dhe alergjia kthehet në gjendje të përgjithshme trupore.
Hipotezat e ekspertëve tregojnë se duke administruar interleuchinën-12, reaksionet alergjike mund të mbahen në kontroll të plotë. Janë të shumta ushqimet që mund të shkaktojnë alergji si: kikirikët, qumështi, vezët, gruri, soja, apo ato me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.
Mënyra më e mirë për të evituar një alergji të shkaktuar nga ushqimet është që ato të njihen dhe të mos përdoren. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. Këshillë e vlefshme është që gjithnjë të lexohen përbërësit e ushqimeve. Kujdesi që u duhet kushtuar ushqimeve dhe alergjenëve të ndryshëm duhet të jetë i madh sepse mund të shkaktojë dhe vdekje. Kjo është një ndër rastet e një reagimi të fortë të shkaktuar nga alergjia, por mund të ndodhë. Mënyra më e mirë mbrojtëse është këshillimi me mjekun alergolog.
Mbrojtja e fëmijëve nga alergjia
Kollitja, teshtitja, kruarja e veshëve dhe e syve, dhimbja dhe gërricjet e fytit të herë pas hershme tek fëmijët, mund të jenë shenja të sëmundjeve alergjike. Sipas shkencëtarëve, sëmundjet alergjike nuk duhet ti shohim si të parëndësishme. Për tu mbrojtur nga këto sëmundje ata na këshillojnë që ti veshim fëmijët më rroba pambuku, të mos mbajmë në shtëpi gjëra të parëndësishme, dhe të kemi kujdes lagështirën.
Specialistët për shëndetin dhe sëmundjet e fëmijëve thonë se shumë nëna dhe baballarë nuk janë në dijeni për problemet alergjike te fëmijëve të tyre. Ata flasin më tej rreth shkaqeve të alergjisë, faktorët gjenetikë, natyrorë, si dhe ushqimet, mund të bëhen shkak për shfaqjen e alergjisë. Ata mohojnë kategorikisht hipotezën se alergjia mund të transmetohet nga qumështi i nënës tek fëmija, duke theksuar se qumështi i nënës është ushqimi më i mirë, më i pastër dhe më i shëndetshëm për bebet, i pazëvendësueshëm me asgjë tjetër.
Nuk duhet të pengohet marrëdhënia nënë-bebe me idenë se “alergjia transmetohet nga nëna tek fëmija”. Specialistët thonë se një fëmijë i cili, në vitet e para të lindjes ka kaluar sëmundje alergjike, gjatë rritjes mund të përballet me përmasa të ndryshme të alergjisë. Mund të dalin në pah reaksione alergjike kundër një ushqimi ose një përmbajtjeje si, qumështi, djathi, etj. Shumë prej shkaqeve të alergjisë nuk mund ti pengojmë. Pjalmimet e pemëve, ndryshimin e motit si dhe faktorët e tjerë natyror dhe gjenetike s’mund ti zhdukim. Por duhanin që dëmton si shëndetin tonë ashtu dhe të njerëzve tone të dashur që na rrethojnë, mund ta lemë…
Shkaqet gjenetike dhe natyrore e bëjnë të pamundur zhdukjen tërësore te alergjisë, megjithëse ajo mund të shtyhet dhe shërohet. Më tej na bën të ditur se ka shumë njerëz të cilët janë alergjik por kujtojnë se kanë grip ose rrufë. Çdo i sëmurë nga alergjia duhet patjetër t’i marrë ilaçet deri sa t’i përfundojë. Mendimi që “sëmundja tani kaloi dhe nuk është e nevojshme t’i mbaroj ilaçet” është shumë i gabuar.
Metodat e mbrojtjes së fëmijëve nga alergjia
Qumështi i nënës ndihmon shërimin e alergjisë, dhe për këtë arsye bebet duhet që patjetër të ushqehen me qumështin e nënës. Nëse një familje ka të sëmurë alergjik, me astma ose me grip, duhet që fëmija të kontrollohet për këtë. Përveç kësaj është e nevojshme të dihet e kaluara alergjike e fëmijës. Sepse fëmijët, nëna dhe babai i të cilëve kanë organizëm alergjik, përmbajnë në vetvete katër herë më shumë rrezik se fëmijët e tjerë për ta pasur këtë sëmundje.
Bebeve nuk duhet t’ua shtojmë ushqimin para kohës së duhur nëse nuk ekziston ndonjë arsye për këtë. Nëse në shtëpi gjenden gjëra të panevojshme, të tepërta, kjo shton vështirësinë e mbajtjes nën kontroll të pluhurave dhe të papastërtive. Për këtë arsye, veçanërisht në dhomën e fëmijës, nuk duhet të gjenden në asnjë mënyre gjëra të panevojshme. Gjithashtu, mjetet të cilat e shtojnë lagështirën duhet të hiqen nga përdorimi.
Sipas kërkimeve të bëra, niveli ideal i lagështirës brenda shtëpisë është 55% . Nëse kalon mbi 55%, atëherë në muret e shtëpisë fillojnë të krijohen kërpudha myku. Shtëpitë duhet patjetër të pastrohen me fshesë me korrent shumë të fuqishme, të paktën një herë në javë. Rrobat duhet të lahen jo më pak se një herë në javë me 55 gradë e sipër. Sugjerohet të vishen rroba me përbërje pambuku. Kanotierat, që njerëzit i përdorin shpesh duke menduar se janë të dobishme për disa sëmundje, duhet të mbahen larg. Sepse ato janë prodhime me përmbajtje leshi, i cili shton alergjinë më shumë…