Allen Ginsberg është poeti kryesor i gjeneratës Beat që kulmoi në vitin 1950. Ai ishte po ashtu edhe zëdhënës aspiratave kundër luftës. Duke qene ikonë e kontra kulturës ai mbeti zëri më autentik amerikan, një zë i fuqishëm që la gjurmë të thella në vetëdijen amerikane dhe në botkuptimin e kohë. Ginsberg ishte përgjegjës për çlirimin e frymës së poezisë amerikane të mesit të shekullit XX. Duke qenë një përzirje e W. Blake, W. Whitman, E. Pound dhe W.C. Williams ai vetëm shtoi edhe humorin e tij shpërthyes, grotesk e të ndjeshëm, duke e zënë kështu një vend shumë të rëndësishëm në poezinë moderne botërore.
Irwin Allen Ginsberg u lind më 3 qershor 1926 dhe u shua më 5 prill 1997. Ai mbamendet si poeti modern më i rëndësishëm amerikan. Ginsberg, jo më pak i rëndësishëm ishte edhe në lëvizjen kundër militantizmit, materializmin ekonomik dhe represionit seksual. Spikaste si personifikim i aspekteve të ndryshme të kundërkulturës, siç ishin; pikëpamjet e tij mbi drogat, armiqësia ndaj burokracisë dhe hapja ndaj feve të Lindjes.
Ginsberg ishte një praktikues budist, i cili ka studiuar gjerësisht disiplinat fetare Lindore. Jetoi në mënyrë modeste, duke blerë rrobat e tij në dyqane të dorës së dytë dhe banoi në apartamente të përvuajtur në Village East New York. Një nga mësuesit e tij më me ndikim ishte budisti tibetian, Nderuari Chögyam Trungpa, themeluesi i Institutit Naropa në Boulder, Kolorado.
Ginsberg mori pjesë fuqimisht në protestat politike, duke mbrojtur kauzën "jo-dhunë" dhe "jo-luftës". Ai shquhej si një veprimtar kundër Luftës së Vietnamit dhe luftës kundër drogës. Poema e tij "Shtatori në Jessore Road", ngre zërin dhe mbron interesat e emigrantëve duke nxitur përmes artit vëmendjen për gjendjen e refugjatëve amerikanë. Këtë e konsideron si vlerë kritiku letrar Helen Vendler, i cili e përshkruan Ginsberg si këmbëngulës i palodhur në protestuar kundër "politikës imperialiste, dhe persekutimin e të pafuqishmëve."
Përmbledhja e tij "Rënia e Amerikës" merr Çmimin Kombëtar Book në SHBA, për poezinë në vitin 1974. Në vitin 1979 ai mori nga "National Arts Club" medaljen e artë dhe u pranua në Akademinë Amerikane dhe Instituti i Arteve dhe Letrave. Ginsberg ishte finalist i Çmimit Pulitzer në vitin 1995 për librin e tij "Përshëndetje kozmopolite": Poezi 1986-1992 .
ALLEN GINSBERG
Intiligjence Verbuese
Shtegtoj prej vdekjes
Per te bere nje shnje jete perseri ty
E ashper dhe e mrekullueshme si perplasje veturash
Ne Plaza de Armas
Betohem qe une kam pare Driten
Nuk do te deshtoj per te puthur faqen tende te
Nevertishme
Kur qivuri yt mbyllet.
Dhe vajtuesit njerezore ikin
Ne te tyren, te vjetren Enderr
Dhe ti zgjohesh ne Syrin e
Diktatorit te Universit
Nje tjeter mrekulli e merzitshme ! Une jam
Gabuar perseri !
Indiferenca jote ! Entuziazmi im !
Une ngul kembe ! Ti kollitesh !
Humbur ne dallget e arit qe
Ecin permes kozmosit
Ah, jam I lodhur duke kembengulur ! Mirupafshim
Te shoh vizione
Sonetat e tua te pastra?
Dua te lexoj, me te ndyrat, te tuat
Shgarravinat secrete
Shpresa jote, ne te tijen, me te pahijshmen, madheshti,
Zoti im.
Vdekja nga te gjitha frontet
Nje hene e re shikon poshte ne planetin tone te embel, te semure
Orioni ndjek arushen e palevizshme ne mesrruge permes qiellit
Nga dimri ne dimer. Une zgjohem heret ne shtrat,
Kufoma fluturuese
Mbuluar me carcafe gazi te ndricuar, koka me dhemb,
Tempulli majtas
Fibrat e trurit pulsojne per Vdekjen e Pules dhe miriada morrash
Shperndare ne arsenikun e bardhe qe deperton ne
Perrenj, Kacabujte e qytetit
Hedhin valle ne dyshemete e kuzhinave te vendit,
S'ka bese per mua.
Djem tokesore te prere & hordhi vajzash pergjysem &
Fryme e lire
Thote kompjuteri ekspert Revolucionar:
Gjysma e populates se bakterit te globit blu, me
Shume se ç'duhet,
Ruajne mushkerite e tuburllta nga pneumonia e ndyre.
Une thirra nje shfaroses qe lagu dyshemene e murit me
Vaj-vrases tartabiqesh: Qe do te njome trurin tim me
Vaj vrases !
Zgjohem para agimit, I tmerruar nga zoterimet e mia te drunjta,
Librat e mij gnostike, goja ime zelarte, plakja
Dashuron heshtjen, magjepsja
Ktheht ne imazh parajse, trupi im I dhjamur, I paafte
Per seks, babai duke vdekur
Qytetet e tokes te helmuara ne lufte, arti im I
Pashprese
Mendja e fragmentarizuar- dhe ende abstrakte-
Dhimbje ne
Tempullin majtas te vdekjes se gjalle.
Punk rock-u yt qaramani im I madh
Do ti tregoj nenes sime te shurdher per ty! Te
Rrezuar ne dysheme
Dhe haji pelenat e gjyshes tende! Daulle,
Sa shume zhurme, ti do nje revolucion?
Dua apokalipsin? Shpertheje nje tingull dinamiti?
S'mund te eksitohem. Me zelarte! Me me shume vese!
Qihu ne *****! Thithme! Eja ne veshet e mi!
I dua ato kerthizat e rozta, barkore!
Premtome, ti do te me vrasesh mua ne kanal me orgazem!
Do te t'a blej bileten per klubin tend te nates,
Dua te behem bust!
50-vjec dua te iki! Me kamzhik & zinxhire & lekure!
Qellome me shuplake! Puthme ne sy! Thithme kudo
Nga kopeshtet e Mabuhay-t tek CBGB, breg me breg
Nga kafka ne gishtin e kembes. Jepma kitaren tende elekrite nudo,
President Punk, gelltite F.B.I-ne me gojen tende te madhe.
Kenge
Peshe a botes eshte dashuria
Poshte barres se vetmise
Poshte barres se pakenaqesise
Pesha qe ne mbartim eshte dashuria.
Kush e mohon?
Ne enderra preket trupi,
ne mendime krijohet nje mrekulli,
ne imazhinate nje ankth derisa lind
ne nje human-
veshtron jashte zemres
djegur me deliresi
per barren e jetes
qe eshte dashuria,
po ne qe mbajtem peshen te keputur
dhe keshtu ne duhet te pushojme
ne krahet e dashurise
ne fund duhet pushuar ne krahet e dashurise.
S'ka prehje pa dashuri
S'ka gjume pa endrra
Tashme te krijuara ne imazhinaten e njeriut
Bere e kapshme per adhurim
Ndodhet nje i brendshem
I meparshem imazh
I hyjnores
Qe ma ben me shenje jashte
Per pelegrinazh.
O i ardhshem, i paimazhinueshem ZOT.
Amerika
Amerika, t'i kam dhene te gjitha dhe tani s'jam asgje
Amerika kur do t'i japim fund luftes njerezore?
Shko qihu ne ***** me bomben atomike
S'dihem mire, mos me trazo
Amerika kur do te jesh engjellore?
Kur do ta shohesh veten tende permes varrit
Amerika pse biblotekat e tua jane plot?
Jam i semure nga kerkesat e tua te cmendura
Ti me ben mua te jem I shenjte
Refuzoj te heq dore nga mania ime fikse
Amerika mos me tundo, e di se c'po bej
Amerika, lulet e kumbulles po bien
Ti duhet te me kesh pare duke lexuar Marksin
Psikoanalisti im mendos se jam krejtesisht ne rregull
S'dua te them lutjet e Krishtrit
Une kam vizione mistike dhe vibrime kozmike.
Maredheniet ne te cilat une mendoj realitetin
Realiteti eshte nje ceshtje
Qe te kuptosh sa reale
Bota eshte tashme
Koha eshte perjetesi
Skajore dhe e palevizshme
C'dokush nje engjell
Eshte misteri i qiellit
I ndryshimit te se perfektes
Perjetesi absolute
Ndryshime! Veturat gjithmone
Shkojne poshte rruges
Dritat fiken e ndizen
Burri jeton si nje kurve
E palumtur ne River Street qe
Ne perjetesine e saj gjen veten
Nje cift dollaresh dhe shume
Vertejtje te rreme ne kthim
Per kerkimin e dashurise fizike.
Poshte botes ka plot *****, e plot pidha.
Plot goje dhe ***
Poshte botes ka shume sperme, shume peshtyme, qe
Bashkohen ne perrenj
Ka shume *** poshte botes, qe derdhet poshte
Qyteteve ne lumenj
Shume urine rrjedh nen bote,
Shume qyrre nen flegrat e botes industriale, djerse
Poshte krahut te hekurt te botes, gjak
Qe shkulmon jashte kraharorit t botes,
Liqene te pamate lotesh, dete te vjellurash te semura
Qe vershojne permes hemisferave
Qe pluskojne drejt Sargaseve, rrecka te vjetra me vaj
Dhe alkol frenash, nafte humane
Poshte botes ka dhimbje, kofshe te thyera, napalmi
Digjet ne floket e zinj
Insekticitdete qe ndotin zbaticat oqeanore, lodra
Plastike notojne permes Atlantikut
Ushtare kukulla popullojne Paqesorin, bombarduesit
B-52 i marrin frymen ajrit te xhungles
Me vazhdat e tymit dhe brezat e shndritshem
Gumezhitje robotesh qe vrullojne mbi tarracat orizore
Duke hedhur tufa granatash, sazcme
Plastike te shperndara ne mish, mina dhembe dragoi
& flake xhelatinoze
qe bie ne catite prej kashte dhe buajve te ujit,
duke shpuar kasollet prej kashte me cifela shrapneli,
transhete mbushur me gaz helmues luftarak te
pluhurave eksplozive
poshte botes ka kafka te thyera, kembe te copetuara,
kokerdhoke te prere
gishta te prere, nofulla fertile,
dizanteri, miliona te pastrehe, zemra te torturuara,
shpirtera te zbrazur…
Ode diellit qe perendon
Lidnja plot indjiane prej tymi e hekuri
Perreth nje kurore te thyer
Harketari i llumit te Jersey-t
Zhveshur, me nje mantel te pluhurosur
Hekurudha zvarritet drejt nje flake
Ku dielli mishtor shkon poshte.
Shkelqimi I Apollonit, hija e kocise
Rrenqethje ne pragvdekje
Brigjet e qelibarta mbi livadhe
Ku pajtonet jane braktisur
Veniten ne nje dritehije te erret
Fantazma e mengjesit qe digjet.
Drejt perendimit te veshtrimit te shtrember te botes
Ne funeralin e reve te shiut,
qielli i ftohte, i palevizshem digjet flake,
lindur prej nje turme qe vdes,
agimi ne fund te diteve,
drite e pergjakur nen qefin.
Ne dominimin prej varrit te nates
Shume profeci mblidhen
Derisa perandorite e defrimit zbresin
Trupat e tyre zgjohen ndersa ne enderrojme
Dhe veshin petkun tone qe shkelqen
Kurora, ende ndrit me madheshti dhe shkelqen.
Poshte botes eshte nje sy
Hapur ne nje shpelle te verber
Dhe nje kafke ne perjetesi
I zbulon indiferencen varrit;
toka rrotullohet dhe dita mund te vdese,
dhe deti i pranon valet.
Kockat e mia po barten me tren
Drejt perendimit ku dielli ka shkuar
Nata eshte erresuar tej ne shi
Dhe ylbei i dites u zhduk
Qytetet e plakura permbi rrafshinen
Dhe tymi ngrihet siper, jashte nga guri.
Kali i hekurt
Karma
E akumuluar duke bombarduar Vietnamin
Trupi i Kalmes me napalm djegu
Mosbesimi i Karmes…
Karma e plumbave prapa kokes
Karma e foshnjeve… shkaterruar duke klithur
Karma e popullatave qe leviz nga qendra ne qender
Te arrestit
Karma e rryshfeteve, Karma e parave te gjakut.
LSD (lloj droge halucinative)
Eshte nje perbindesh me miliona sy te shumefishte
Eshte i fshehur ne te tera, eshte elefanti dhe uni
Gumezhin ne makinen e shkrimit elektrike
Eshte elektricitet I lidhur me veten, nese ka
Percjellesa
Eshte nje rrjete e pamate merimange
Por ne fundin e larget te Universit merimanga
Symillioneshe nuk ka emer
Rrotullohet rreth vetes pafundesisht
Perbindeshi qe nuk eshte perbindesh afrohet
Me mollet, parfumin, herkurudhat,
Televizionin, kafkat
Nje Univers qe ha dhe pi vetveten
Gjak nga kafka ime
Krijese tibetione me gjoks leshator dhe Zodioku
Ne stomakun tim
Kjo viktimi sakrifimi e paafte te shijoje pakez kohe te mire
Fytyra ime ne pasqyre, floket e holle, gjak qe tejmbush
Damaret poshte suve te mi, rubinete thithese, nje dekompozim,
duke biseduar per epshin
nje kafshim, nje hungerime, nje kontraktim i ndegjegjshem
ne pafundesi
nje ngjethje ne syte e tere Universit
Duke u munduar t?i arratisem qenies time,
I paafte t?I shpetoj syrit
Jo, a do ti qe une te behem Zot?
A ka ndonje pergjigje?
Gjithmone duhet te kete nje pergjigje?
Pergjigjesh ti.
Dhe atje ku mua me vjen mbare te them; PO ose JO
Faleminderit Zot une s?jam Zot.
Faleminderit Zot une s?jam Zot.
Droje
Dhe duhet te jete nje ai nje ata dhe nje gje pa pergjigje
Zvarritet, prêt eshte e qete, po fillon
Eshte trumpeta e luftes, eshte Skleroze e
Shumefishte
Nuk eshte shpresa ime
Nuk eshte vdekja ime ne perjetesi
Nuk eshte fjala ime, jo poezia
Dhe une kam bere nje imazh te perbindeshit ketu
E do te bej edhe nje tjeter
Te ndjehet si Kriptozoid
Te zvarritet e te valezoje ne det
Te vije te nenshtroje qytetin
Te pushtoje heshturazio c?do Vetedije
Te jete delikat si Universi
Te me beje te vjell
Sepse kam frike se s?do ia shoh fytyren
Te shfaqet ne c?do rast
Te shfaqet kudo ne pasqyre
Te shpelahet nga pasqyra si deti
Te jete miriada valezimesh
Te shpelahet nga pasqyra e te mbyse shikuesin
Te permbyte boten kur bota te mbytet
Te vetmbytet
Te pluskoje jashte si nje kufome e mbushur me muzike
Zhurmat e luftes ne koken e tij
Nje foshnje qesh ne barkun e tij
Nje klithme agonie ne detin e erret
Nje buzeqeshje ne buzet e statujes se verber
Ishte atje, nuk ishte e imja
Dua t'a perdor ate per veten time
Per tu bere heroik
Por nuk shitet per kete vetedije
Shkon sipas udhes se vet gjithmone
Te kompletoje gjithe krijesat
Verjani veshin fjales sime
Eshte nje kurth fantazem nga prifti ne Sikim ose Tibet
Kurth Fantazme
Ku imazhi i universit ne miniature
Ndihet pjese e ndergjeshme e makines se nderthurur
Duke bere dallge, tej jashte ne kohe per spektatorin
Ky imazh energjie qe riprodhon veten ne
Thellesite e kozmosit qe prej fillimit
Ku mund te ishte nje O ose nje Aum
Dhe variantet gjurmuase, te perbera nga te njejtat
Rrathe boterore periferike
Ajo vete ne te njejtin model si Dukja e tij origjinale
Duke krijuar nje imazh me te madh te vetes permes
Humnerave te Kohes
Rrotullohen jashte permes mjegullnajes se larget
– & Astrologji me shtrirje te gjere
– Permbajtja, te jete e vertete ne nje Mandala
– Te pikturuar ne lekuren e elefantit
Me jep nje arsye te shendoshe
Me jep nje arsye te egzistoj
Me jep nje pergjigje te pafundme
Nje ndergjegje per t'u ndare dhenje ndergjegje per t?u pare
Une jam percaktuar te jem njeri, ose
Te tjeret te thone se une jam
Te dy dhe asnjeri
Mund te kujdeset per veten, pa mua
Eshte dyfish pa pergjigje (nuk I pergjigjem atij emri)
Gumezhin me makinen elektrike te shkrimit
Ajo shtyp nje fjale fragmentare, qe eshte
Nje fjale Fragmentare.
– MANDALA
Zoti kercen mbi trupat e tyre
Lule te reja celin duke harruar vdekjen
Sy qiellore pertej zemerplasjes se iluzionit
Shoh Krijuesin shend e vere
Banda ngrihet lart ne himnin e botes
Flamuj e banderola valviten ne kufijte mendor
Nje imazh ne fund mbetet, nje miriade sysh ne
Perjetesi!
Kjo eshte puna! Kjo eshte njohuria! Ky eshte fundi I njeriut.
Prezence e tmerrshme
Luan qe ha mendjen time tani,
Per nje dekade duke ditur vetem
– Urine tende
Jo harene e kenaqesine tende
O ulerime e Universit,
Si une jam zgjedhur
Ne kete jete kam degjuar premtimin tend,
Jam gati te vdes
– I kam sherbyer o Lord
Prezences tende te lashte e te vdekur urie,
Pres ne dhomen time te meshires tende
Nje rreth pambarim I mundesive perleshur ne Agjsesi
Me c'do gabim ne shkrimet e pashmangshme qe prej fillim te kohes.
O Fantazme qe mendja ime ndjek nga viti ne vit?
Gjigand jashte kohes?
Kale i pakapshem qe kaleron jashte varrezes?
Pikellues? Qesh pa goje,
Zemer qe kurre s'pati epsh per te vdekur
Premtim qe nuk u be?
Ngushellues? Shkaterrues i Botes? Krijues i
Iluzioneve gjoksore.
Shenime per Hungerimen
E shenjte! E shenjte! E shenjte!
Bota eshte e shenjte! Shpirti eshte I shenjte!
Lekura eshte e shenjte!
Hunda eshte e shenjte! Gjuha dhe **** dhe dora dhe
Vrima e bythes, te shenjta!
C'do gje eshte e shenjte! C'dokush eshte I shenjte!
Kudo eshte shenjteria! Cdo dite eshte ne perjetesi!
C'do njeri eshte engjell!
Pavleftesia po aq hyjnore sa sublimja!
I cmenduri eshte I shenjte sa ti shpirti im je I shenjte!
E shenjte nena ime ne azilin cmendine!
Te shenjte karat e gjysherve te Kansasit!
E shenjte vetmia e gradacelave dhe dyshemeve!
Te shenjta kafete mbushur me miliona!
Te shenjte lumejte misterioze te loteve nen rruge!
E shenjte Koha ne perjetesi, e shenjte perjetesia ne Kohe,
Te shenjte oret ne Kozmos, I shenjte dimensioni I katert, e shenjte internacionalje e peste.
E shenjte falje! Meshira! Feja! Te shenjtat! Tonat!
Trupat! Vuajtjet! Shpirtmadhesia!
E shenjte miresia intilidhente, ekstra briliante,
Supernatyrale
E shpirtit.