Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë. Ende edhe sot, ndërtuesit do ta konsideronin një sfidë të pamundur ndërtimin e një piramide duke ruajtur karakteristikat që i veçon ato. Aq madhështore janë këto vepra të dorës së njeriut, sa mes dhjetëra teorive mbi realizimin e tyre ndeshen edhe ato sipas të cilave janë ndërtuar nga qenie të ardhura prej shumë larg planetit tonë.
Ndër piramidat, më e madhja dhe më mbresëlënësja është ajo e Keopsit. Më shumë se të tjerat, mbase për shkak të përmasave, ka fshehur brenda saj enigmën për metodat që janë përdorur për ta ndërtuar. Teoria më e pranueshme e shihte ndërtimin e saj të realizuar përmes një skele të jashtme, e cila zgjatej në formë spiraleje, duke u ngjitur lart përgjatë gjithë gjatësisë së mureve. Spiralja ngushtohej me rritjen e lartësisë së piramidës, deri sa mbërrinte në kulmin e saj.
Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër. Sipas arkitektit francez, Jean Pierre Houdin, i cili kohë më parë ka bërë publike teorinë e tij në Paris, egjiptianët kishin arritur ta realizonin këtë vepër madhështore duke "përdorur një skelë të brendshme në formë spiraleje, deri në kulmin e strukturës" së piramidës. Jean Pierre Houdin u mbështet për të ngritur këtë teori mbi një seri studimesh të hollësishme të kryera nga kolegu i tij, Gilles Dormion, të cilat u krahasuan me të gjitha parametrat e epokës: vegla prej bakri e guri (egjiptianët nuk e njihnin hekurin), materiale të përdorura (blloqe graniti të mbërritura nga Asiani, që ndodhet 900 kilometra larg dhe blloqe gëlqerorë, e harta të ndryshme). Pasi arriti të bindte industrinë "Dassault Systemes", i cili ofroi asistencën teknike, arkitekti francez, pas tetë vitesh studime të detajuara, paraqiti teorinë e tij të ilustruar, falë sistemeve tredimensionale industriale.
Të dhënat e Jean Pierre Houdin u hodhën në një kompjuter dhe "Dassault Systemes" krijoi një modell virtual për të vërtetuar teorinë e arkitektit përmes sistemeve kompjuterike tredimensionale.
Për këtë u nevojit rimodelimi i gjithë piramidës dhe integrimi i shumë parametrave: përmasat apo pesha e gurëve, forca ngritëse e tërheqëse etj. Skuadra e vënë në dispozicion nga kompania "Dassault Systemes" punoi plot dy vjet mbi këtë projekt. U përdor edhe mikrogërmimi, një teknikë që zbulon ndryshimet e dendësive të materialeve, nga e njëjta kompani që zbuloi edhe boshllëqet në brendësi të piramidës. Jean Pierre Houdin ka ndërmend që shumë shpejt ta provojë edhe në vend teorinë e tij, sigurisht pa përdorur mjete që do ta dëmtonin strukturën.
Piramida e Keopsit
Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s – 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 – 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.
Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi :
– Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug
– Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
– Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell.
Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.
E fshehta e Piramidës së Keopsit
Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.
Pamje nga Piramida e Keopsit
Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës. Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit". Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.
Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion. Për këtë, astronomi polak, Jozef Smak, është shprehur se "duke mos qenë egjiptolog nuk jam në gjendje të them se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë". E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: "Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!". Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2200 para erës sonë.
Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu edhe astronomët edhe pse korrigjimet e tyre kanë qenë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së precesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit. Përpara shumë vitesh, me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japë zgjidhje kësaj enigme edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që, mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston në vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri.