Natyra ka gjithnjë arsye të na befasojë dhe njeriu e ka të koduar në gjenetikën e tij të jetë i magjepsur nga bukuritë shastisëse, por edhe të trandet nga rreptësia me të cilën natyra zbaton ligjësitë e saja. Kudo në këtë botë të vogël trillet e natyrës shënojnë promovimin e ngjarjeve të mëdha. Edhe ky fenomen befasues bën pjesë në spektaktlin, me të cilin natyra ledhaton ëndjen dhe kërhërinë tonë për të qenë të zënë në grackën e magjisë.
Kjo pamje e mahnitshme e ujit që ndriçon janë realizuar në Australi. Uji kthehet në ngjyrë blu sapo shkelet apo ‘ngacmohet’ dhe arsyeja pse ndodh kjo ka një shpjegim të faktuar. Imazhet përrallore realizohen zakonisht në darkë në “Northern Lights”. Ngjyra e shndritshme shpërthen sa herë ka valë apo rryma dhe kjo ndodh për shkak të miliarda algave njëqelizore ose bimë plankton të njohura si “colloquially”, që ndriçojnë sapo ndihen të shqetësuara gjatë valëve apo rrymave detare. Kjo sjell një shkëlqim të ndritshëm blu përreth tyre. Fotografi Brett Chatwin tha se ka filmuar ngjarjen të shtunën dhe se ishte hera e parë që shihte një pamje të tillë. Ndërsa është e vështirë për të përcaktuar se kur dritat e kristalta blu do të mund të kthehen sërish, ekspertët thonë se ky atraksion i veçantë mund të kthehet në një industri të vogël turistike për Tasmaninë.
Uji i hkëlqyer nga rrezatimi Neon Blue lulëzon në të gjithë gjatësinë e bregdetit veri-perëndimor të shtetit Beachgoers. Duke folur për këtë magji, fotografi Chatwin ka shtuar, njofton Dealy Mail: "Ishte shumë interesante të shikoje ujin e detit që rrezaton në këtë mënyrë". "Një bukurie e tillë mund të jetë e krahasueshme me Aurorat e Australisë", ka shtuar ai.
Profesori i botanikimisë ujore në Universitetin e Tasmanisë, Gustaaf Hallegraeff, thotë se si ngjarja të tilla bioiluminscence ka përshkuar në masë të madhe brigjet e Sighting, dhe kjo sipas tij daton më 1860 dhe është raportuar nga Sydney Harbour.
"Në vitin 2000 kemi parë këtë fenomen të lëviz në jug dhe tani është përgjithmonë këtu në Tasmania," tha ai për ABC News .