E di që i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, jo të gjithë janë të sinqertë. Megjithatë mësojini se për çdo kriminel ka një hero, për çdo politikan egoist ekziston një lider i përpiktë. Mësojini se për çdo armik, ka një mik. Mundohuni ta mbani larg zilisë nëse ia arrini dhe mësojini sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.
Mësojini fillimisht se mendjemëdhenjtë janë të parët që humbasin.
Nëse mundeni, transmetojini mrekullinë e leximit të librit, por i leni dhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve në një kodër.
Mësojini se në shkollë është shumë herë më e ndershme të gabosh sesa të mashtrosh.
Mësojini të këtë besim në idetë e tij edhe pse të gjithë do t`i thonë që janë të gabuara.
Mësojini të jetë i sjellshëm me njerëzit e sjellshëm dhe i ashpër me të këqinjtë.
Mundohuni t`i mësoni fëmijës tim forcën për mos të ndjekur turmën edhe pse të gjithë hidhen mbi qerren e fituesit.
Mësojeni që të dëgjojë me vemëndje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë atë që dëgjon me shoshën e të vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojini se mund të buzëqeshë edhe kur është i trishtuar.
Mësojini se nuk është turp të qash.
Mësojini si të përqesh cinikët dhe të ruhet nga ëmbëlsia e tepruar e njerëzve.
Mësojini atij sesi të shes mallin e tij ofruesit më të lartë, por mos të pranojë kurrë një çmim për shpirtin e zemrën.
Mësojini të mos ia vërë veshin njerëzve të helmuar dhe të ngrihet të luftojë nëse nuk është e drejtë.
Trajtojeni me mirësjellje, por mos e përkëdhelni sepse përmes provës se zjarrit, bëhet çeliku i mirë.
Lëreni të ketë kurajën të jetë i padurueshëm.
Lëreni që të ketë durimin të jetë trim.
Mësojini që të ketë besim të palekundur në vetvete, sepse vetëm atëhere do të ketë besim në njerëzimin.
E di që janë shumë kërkesa, por bëni më të mirën që mundeni.
Ështe një djalosh kaq i mirë, im bir!..