… Ish ne fillim te vitit 1833 qe Victor Hygo morri pjese ne provat e pjeses teatrale "Lucrèce Borgia" dhe qe pikerisht aty qe ai pa per here te pare nje aktore te re dhe mjaft te hijeshme e cila luante rolin e princeshes Negroni. Ajo ishte nje femer magjepsese dhe quhej Juliette Drouet. Dhe ja, qysh ne takimin e pare, Hygo bie ne dashuri te çmendur pas saj. Ishte koha kur ai, sa ish ndare nga gruaja e tij Adèle Hygo e kish kaluar gjashte muaj larg botes, i "arratisur" dhe i mbyllur pa takuar njeri, per te perfunduar romanin "Shen Meria e Parisit" e, ja ai hidhet ne "sulm" duke i shprehur aktores se re, ndenjat e tij te zjarrta. Juliette Drouet, edhe pse Hugo ish i martuar, prishet me te dashurin e saj, princin Anatole Demidoff ( mjaft i pasur ) pranon te behet e dashura e tij e lidhet ngushte me te, duke i qendruar atij besnike per 50 vjet me rradhe, nderkohe qe Hugo ne kete drejtim, nuk u tregua edhe aq "shembellor"…
Por kur Juliette Drouet do vdiste, Victor Hugo do t'i dedikonte asaj epitafin : " Mbi varrin tim do te vihet si nje lavdi e madhe, kujtimi i thelle, i adhuruar, i perkushtuar nga nje dashuri e cila pat qene ne fillim nje gabim e qe me pas u kthye ne nje virtut". Ndersa kur vdiq Adèle, e shoqja e tij zyrtare, ai shkrojti mbi varrin e saj, fjalet: "Adèle, gruaja e Victor Hygo". E dashura eternele e Hugo- it, Juliette Drouet, vdiq me 11 maj 1883. Ajo prehet ne varrezat e Saint-Mandé.
Mbi varrin e saj jane gdhendur keto vargje:
Kur s'do te jem veç nje grusht hi i ngrire,
Kur syte e mi te lodhur do mbyllen nje dite,
Thuaj qe ne timen zemer, kujtimi gjalle ka mbete,
Bota ka te sajen dituri. Une pata te tijen dashuri.
( Quand je ne serai plus qu'une cendre glacée,
Quand mes yeux fatigués seront fermés au jour,
Dis toi, si dans mon cœur, ma mémoire est fixée,
Le monde a sa pensée. Moi j'avais son amour )
LETRAT E PERVJETORIT
Juliette Drouet ( 1806-1883 )
… Ne historine epistolare te njerezve te shquar, pa dyshim leterkembimi me personat intime te zemres, ka zene nje vend te rendesishem e ne kete drejtim, shembujt e dashurive te medha te ushqyera e te mbajtura nga korrespondenca, kane qene te shumta. Keshtu, mund te permendim dashurite pasionante mes George Sand e Alfred de Musset, Honoré de Balzac e konteshes Hanska, Remark e Marlin Ditrich, Gala e Paul Eluard e shume e shume te tjereve.
Nje mrekulli ne kuptimin e vertete te kesaj fjale, paraqet shembelli i nje dashurie mjaft pasionante e cila zgjati mbi pesedhjet vjet, mes Victor Hugo -it dhe Juliette Drouet. Per me se nje gjysem shekulli Victor Hygo e Juliette Druet nuk munguan qe, per çdo vit, te perkujtojne naten e pare te dashurise se tyre, ate te 16 ne te gdhire 17 shkurt 1833, date e cila eshte e njejte me naten e pare te dashurise mes Marius- it dhe Kozetes ne romanin e tij te njohur " Les misérables" ( Te mjeret )…
Ky shkembim "letrash perkujtimore", zgjati gjysem shekulli. Nje gjysem shekulli gjate te cilit ata s'munguan t'i thone njeri-tjetrit nje pafundesi fjalesh dashurie, te cilat per çdo vit kishin brenda tyre diçka te re e te pa thene me pare. Ish kjo arsyeja pse, nje vit para vdekjes se Juliette-s, Hygo i kerkonte "Zotit qe t'i bashkonte sa me shume e me shpejt qe te ishte e mundur te dy shpirterat e tyre". Juliette Drouet i pat ruajtur me dashuri te thelle e perkushtim shembellor te gjitha letrat qe Victor Hygo i pat derguar per çdo vit, ne 16 apo 17 shkurt, ne kujtim te nates se pare te dashurise te tyre. Letra e pare e saj, derguar shkrimtarit te madh eshte shkruar, ne mbremjen e 16 shkurtit 1833 dhe ka kete tekst : Hajde e me kerko sonte te znj. K. Gjer ne kete çast, do te doja te beje durim – pra sonte – Oh, sonte do te jete kulmi! Do te jepem e gjitha ty !"…
Ne nje leter drejtuar Juliette-s, shkruar ne shkurt 1841, Hygo do t'i kujtoje asaj edhe nje here naten kur per here te pare ai shkoi t'a takonte: "E mban mend e adhuruara ime ? Tu duhej te shkoje ne ballo e ti nuk vajte. Ti me prisja, ti o engjell i mire qe ke bukurine e dashurise. Dhoma jote e vogel ishte zhytur ne nje nje qetesi te adhurueshme (…) Mos harro kurre, engjelli im, ate ore misterioze qe nderroi jeten tende. Ajo nate e 17 shkurtit 1833 qe nje simbol e nje figure poetike e cila, me solemnitet te madh, perbente ate çka po ndodhte perbrenda teje. Ate nate, ti le menjane zhurmat, rremujen, shkelqimet fallse per te hyre ne nje bote misteri, ne vetmi dhe ne dashuri …".
Victor Hygo dhe Juliette Drouet i ruanin me fanatizem letrat e tyre te shkembyera me rastin e atij "jubileu". Ata i kishin bashkuar ato ne nje liberth te posaçem, i cili vazhdonte te rritej me kalimin e viteve. Ata e quanin ate ditarin e "dashurise sone te embel", nderkohe qe Juliette shpesh here e cilesonte ate si "arkivin e dashurise", librin "perkujtimor te dashurise sone", " Biblen e Lumturise" apo "librin e arte te dashurise e lumturise sone". Per 50 vjet, Hygo dhe Juliette, nuk harruan kurre te perkujtojne naten qe vendosi per jeten e tyre. Ata, shpesh shkruanin se, 17 shkurti i vitit 1833 pat qene viti i lumturise e dashurise se kaluar ne krahet e njeri-tjetrit dhe Juliette, nuk mungoi kurre te theksoje se ai vit qe viti kur ajo kuptoi vertet se nisi te jetonte. Qielli i tyre, i cili here-here mbulohej me bryme e stuhi do pastrohej e do te behej plot drite, sa here qe afrohej mesi i shkurtit, atehere kur ata perkujtonin "Naten e Shenjte" …
_________________________________________
Nate e 16 per 17 shkurt 1836
Ora nje e gjysem e mengjezit
Kane kaluar tashme tre vjet, nga e njejta ore qe une isha per here te pare ne krehet e tu. S’kam ndjere kurre me pare, nje ore te tille plot drite, sa ne ate ore te mistereshme. Ate nate, shpirterat tane u bashkuan. Ate nate, ne qenjen time hyri nje tjeter: ti ! Qysh prej asaj nate te shkurtit 1833, ore te zymta e ore te hareshme, kane kaluar ne jeten tone. Kam pare dhe hije dhe vezullime te kalojne mbi ballin tend te bukur. E dashura ime e shtrenjte! Para pak çastesh, ti ishe e perlotur e ja, tani, ti je e qeshur. Ec, mos mos u qaj nga keto vranesira qe do kalojne. Rete prandaj jane, per te qene lart ne qiell ose ne dashuri …
Victor Hygo
__________________________________________
17 shkurt 1836, e merkure, mengjez, ora njembedhjete e gjysem.
Falemindrit, i dashuri im i adhuruar, faleminderit gjer ne gjunjezim. Ti je me teper se nje engjell. Miresia jote hyjnore ka triumfuar mbi natyren time te zymte e cila eshte pergjunjur ndaj xhelozise e pezmit pa shkak. Faleminderit pra, shpiri im i dashur, ti me ke bere me te lumturen e me krenaren grua, nga e perbuzur dhe fatkeqe qe isha me pare. Qofsh i bekuar per te miren qe me ke bere. Nuk pata mundesi te te shkruaja me shpejt per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore, ne te cilen ndodhem akoma. Por, i dashuri im dije se zemra ime, mendimet e mia, nuk jane ndare asnje çast prej teje. Une kam lexuar e rilexuar pusullen e vogel qe me dergove e po aq here e kam ndjere vehten te sheruar. E kam puthur ate me buzet e mia te etheshme per t’i thithur freskine dhe eren e saj te mire. I dashuri im i adhuruar ! Po qe se sot s’arrij dot te ngrihem nga shtrati, ti mos u shqeteso. Kete e bej nga qe dua te shplodhem e pastaj te jem ne forme. Por, une te dua, gezimi im, ti nuk e merr me mend se sa ! As une qe t’a them kete, as une nuk e di por te dua shume, te dua si nje dashnore por te dua edhe si nje nene, te dua me te gjitha ndjenjat kushdo qofshin ato… Ne se vjen, Viktori im i adhuruar, ti do me gjesh shendoshe e mire, te qete dhe mirenjohese per dashurine qe t’i me shfaqe dje ne darke. Faleminderit. Une jam me e lumtura nder grate. Te dua me pergjerim !
Juliette
__________________________________________
16 shkurt 1837
Sot eshte pervjetori ! Shih sa e bukur eshte dita ! Sa i bukur dielli ! Edhe qielli merr pjese ne gezimin tone apo jo, engjelli im ? Ja pra, kaluan kater vjet ! Qofsh e bekuar Juliette, te falenderoj ! Ti je gezimi im, jeta ime, lumturia ime, mendja ime. Uroj qe sot ne mengjez, ti te jesh ne forme. Dje ishe e bukur si nje trandafil ! Te dua, te dua me gjithe shpirt ! Sot do te kalojme bashke disa ore te bukura. Nuk mbeten veç njezete e kater ore per te kremtuar siç duhet pervjetorin tone. Nuk jane shume, por ne do t’i shfrytezojme ato sa te mundim. Une do te doja te te kisha ketu per te te mbuluar me puthje, per te folur me ty, per te te pare e adhuruara ime – si iken keto keter vjet ! Eshte gezimi i madh per mua te ndjej qe ne keto keter vjet ka ikur çdo gje e keqe e ka mbetur vetem e mira. Ti e ke treguar vehten plot kurajo, guxim dhe virtute. Ti ke pasur forcen e nje burri pa e humbur delikatesen e nje femre. Le te shpresojme, mikja ime, qe erdhmja te te shperbleje. Kij besim ne drejtesine e Zotit: Qofsh e lumtur dhe e bekuar ! Per mua, 17 shkurti eshte si 1 janari, eshte fillimi i diçkaje, eshte agimi pas nates. Ishe ti qe linde per jeten time ate dite. Juliette, shpirti im ! Zemra ime eshte e jotja. Ti je nje grua e adhurueshme, e embel dhe e kendeshme. Ti ke dy gjera te bukura njeheresh: ate te trupit dhe ate te shpirtit. Falenderoj Zotin e te them: Te dua !
V.
__________________________________________
16 shkurt 1837, e enjte, ora tete e gjysem e darkes
Ja me ne fund letra jote e adhuruar, letra jote e mire dhe e shumepritur, letra jote e shtrenjte dhe aq e deshiruar. Ja, ja ku me erdhi ! Te kam tani ketu, mes gishtave te mi, nene syte e mi, ne zemren time. E kam ketu letren dhe e ndjej, i marr ere, e prek, e lexoj… Ja ku eshte letra jote e shkurter dhe e shtrenjte, e shtrenjta leter e Victor –it tim ! Ti ke bere vend ne zemren time per te mos dale qe andej kurre. Ja pra! Ti me shkruan qe “je e adhurueshme, e hijeshme, plot hiresi e virtute … ". Nuk i meritoj gjithe keto elozhe qe me shkruan per sjelljen time gjate ketyre kater vjeteve por, une i pranoj te gjitha ne kembim te dashurise sime e cila eshte forca e virtuti im i vetem ne kete bote. Ti me shkruan: Faleminderit, faleminderit, ti, e vogla ime e mrekullueshme ! Ju beni harxhe per te cilat kurkush s’ju ka thene t’i beni ( … ) Por, s’ka gje, ju fal ! Ju fal per ato gjera te bukura qe me keni sjelle per te lexuar, por mos guxoni te vini ketu ne s’e s’keni frike t’i u bej copa nga te puthurat e mia te zemruara qe une s’do mungoj t’i u jap. Vogelushi im i adhuruar, e kam letren tende ketu e, per pak do te kem edhe ty e, atehere ti do shohesh se sa te dua, se sa une jam e lumtur e, se si ti nuk ke rreshtur se qeni gezimi im, lumturia ime, jeta dhe shpirti im…
Nuk do t’i numrojme dot puthjet tona sonte !
Juliette
Pergatitur nga Simbad Detari