Jo të gjitha insektet bien pre e dredhive të bimëve insektengrënëse. Për shembull, miza e mishit ka një zgjatim në secilën këmbë. Ashtu si çengelat e alpinistit, këto zgjatime bëjnë të mundur që insekti të kacavaret në qimet e përkulura të nepentës. Kur dalin nga vezët, vemjet e mizës së mishit ushqehen me insektet e tjera që dekompozohen brenda bimës. Pastaj, kur janë gati për t’u kthyer në pupë, ato bëjnë vrima në gjethet si brokë dhe ikin. Nga ana tjetër, vemjet e fluturës së natës ia mbathin duke i mbuluar qimet e bimës me një rrjetë. Disa merimanga, me mjeshtëri, i thurin rrjetat në pjesën e sipërme të bimës së nepentës në mënyrë që të «zgjedhin» të parat kur ndonjë insekt kureshtar bie pre. Madje ekziston të paktën një lloj merimange që ka një lëkurë të veçantë, e cila në rast rreziku e lejon atë të strehohet e të mbijetojë në lëngjet tretëse të bimës.