Arthur Schopenhauer ishte në mesin e filozofëve të shekullit 19- të që ngulmoi fuqimisht me pretendimin se universi nuk është një vend racional. I frymëzuar nga Platoni dhe Kanti, të cilët të dy e konsideronin botën si më të përshtatshme për arsyetimin, Schopenhauer i zhvilloi filozofitë e tyre në një këndvështrim njohës të instinktit dhe përfundimisht asketik, duke theksuar se përballë një bote të mbushur me grindje të pafundme, ne duhet të minimizojmë dëshirat tona të natyrshme për hir të arritjes së një kuadri mendor më të qetë dhe një prirje drejt dobisë universale. I konsideruar shpesh si një pesimist, Schopenhauer në fakt mbrojti mënyrat – nëpërmjet formave artistike, morale dhe asketike të ndërgjegjësimit – për të kapërcyer një gjendje njerëzore të mbushur me zhgënjim dhe thelbësisht të dhimbshme. Që nga vdekja e tij në 21 Shtator, 1860, filozofia e tij ka pasur një tërheqje të veçantë për ata që pyesin për kuptimin e jetës.
Ai ishte një usht prej zjarri, atje ku kishte lëngime prej plagëve ai sillte shërim dhe atje ku njeriu kotej mes boshit ai sillte tmerr mendimi.
Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore. Edhe pse veprimtaria e pareshtur filozofike nuk pati vëmendjen e merituar gjatë sa ishte gjallë, impakti pas vdekjes së filozofit preku disiplina të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, letërsinë dhe shkencën. Metafizike e Shopenhaurit mbi vullnetin, pikëpamjet e tij mbi motivimin dhe dëshirat njerëzore, dhe stili i shkrimit aforistik ndikoi te shumë mendimtarë të njohur.
Kjo ndikesë dallon qartë tek në romanet e Lev Tolstoit, Tomas Hardit, Marsel Prustit dhe të Tomas Manit, në dramat e Anton Çehovit dhe në operat e Rikard Vagnerit, por edhe në filozofinë e Fridrih Niçes dhe në psikanalizën e Zigmund Frojdit. Megjithatë, Athur Shopenhaueri do të ndikonte pak në përcaktimin modern të njeriut si qenie që nuk mund të ngrihet mbi Triebschicksal e tij (“fati i shtytjeve”, nocion frojdist) – dhe aspak në përcaktimin e tij si individ shoqëror, mendimi dhe ndjenja e të cilit i përkisnin atij veçse në një masë të dobët. Ndjenja e “kotësisë së ekzistencës” mbi të cilën shkroi, është megjithatë një dukuri historike dhe shoqërore e rëndësishme.
Shumë njerëz, që nuk e ndanin më besimin fetar te një Zot vetjak, te një pavdekësi individuale, u kthyen atëherë drejt filozofisë pesimiste të Shopenhauerit, që u siguronte të paktën dy kënaqësi: sigurinë që i përkisnin pakicës së njerëzve mendjekthjellët, që nuk ushqenin më asnjë iluzion mbi kuptimin e jetës; mundësinë e një pozicioni “heroik”, sipas termit të filozofit, që qëndronte tek të vepruarit pa egoizëm, por pa shpresë se do të shpërbleheshin mbi këtë tokë apo në botën e përtejme.
Arthur Schopenhauer Arthur Schopenhauer (22 Shkurt, 1788- 21 Shtator, 1860) ishte një nga filozofët gjerman më të njohur, pesimist dhe ateist, doktrinist i qartësisë dhe komunikimit filozofik. Paraprirës dhe shkallmues i rregullave dhe normave. Kumtues kurajoz dhe ndëshkues. Në moshën 25 vjeçare, ai botoi disertacionin e doktoraturës, “On the Fourfold Root of the Principle of Sufficient Reason”, e cila ekzaminoi pyetjen themelore: A mundet arsyeja, e vetme, të japë përgjigje mbi botën. Punimi më me ndikim nga Schopenhauer, “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që Schopenhaueri e quan vullnet. Analiza e Schopenhauerit mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushëm kurrë. Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerëzore, ngjashëm me mësimet e Budizmit dhe Vedantas.
Për Artur Shopenhauerin, arti më i lartë është muzika, sepse ajo nuk parqet ide që fshihen prapa objekteve të paraqitjes, por është një ide që nuk ka objekt. Si shumë kompozitorë të tjerë pas tij (mes të cilëve Gustav Mahler), Rikard Vagneri ishte një admirues i madh i Shopenhauerit. Në operën e tij, veçanërisht tek “Tristani dhe Izolda”, ai u frymëzua nga mendimet e filozofit si për veprimin, ashtu edhe për muzikën; e njëjta gjë mund të thuhet edhe për “Parsifalin”, emrin e të cilit mban opera.
Bota nuk është gjë tjetër veçse paraqitja jonë kumton, Artur Shopenhauer. Kur ne paraqesim diçka, ne jemi – si në çdo veprim tonin – veçse organ zbatimi i një “dashjeje për të jetuar” të errët, që i vidhet pushtetit të vetëdijes.
Edhe në moral, sipas tij, njeriu ka aftësinë të ngrihet mbi vartësinë e tij nga vullneti, mbi vetveten si qenie e instinktit egoist. Kjo aftësi është mëshira, duke bërë timen dhimbjen e një tjetri, si individ unë kapërcej kufirin e ngulitur nga vullneti dhe paraqitja që më ndan nga bota e objektivit. Për një çast, bëhem një me gjininë njerëzore ose me krijesën e plotë universale. Nëse mëshira është një virtyt, nuk ka asnjë shpresë që ajo të bëhet virtyt i të gjithë njerëzve. Nuk ekziston parajsë që do të sillej mbi tokë falë veprimit të virtytshëm, por as në botën tjetër, ku do të shpërblehet e mira.