Që nga kohët e lashta, fletët e dafinës (Laurus nobilis) kanë qenë simbol i lavdisë, paqes dhe sigurisë. Efektet e saj të dobishme ndaj kurimit të sëmundjeve janë njohur që nga koha e grekëve dhe romakëve. Ato mund të përdoren gjatë gjithë vitit, por janë veçanërisht të shijshme gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës. Pavarësisht faktit se gjethet e dafinës përdoren zakonisht në gatim, ato kanë efekte të shumta pozitive në shëndetin tonë.
Gjethet e dafinës janë burim i rëndësishëm i vitaminës C e cila, është një nga antioksidantët më të fuqishëm natyrorë, e aftë për të luftuar veprimin e radikaleve të lira. Vitamina C forcon sistemin imunitar dhe stimulon shërimin e plagëve. Përveç kësaj, gjethet e dafinës janë një burim i mirë i acidit folik. Acidi folik është i rëndësishëm gjatë shtatzënisë sepse pengon shfaqjen e defekteve të foshnjës në lindje.
Gjethet e dafinës përmbajnë vitaminë A, thelbësore për ruajtjen e shikimit, lëkurës së shëndetshme dhe mbron nga kanceri i mushkërive.
Gjethet e dafinës kanë vitamina B, të tilla si niacin dhe riboflavin. Vitaminat B rregullojnë metabolizmin, kontribuojnë në funksionimin e sistemit nervor. E dobishme kundër lodhjes me origjinë nervore. Përdorimi i ekstraktit të gjetheve të dafinës trajton dhimbjen e kokës bashkë me migrenën.
Në Mesjetë është konsideruar një ilaç natyror i përshtatshëm për rregullimin e ciklit menstrual. Gjethet e dafinës dhe vaji esencial i saj janë të dobishme në eliminimin e bronkitit dhe kollës, laringitit dhe mjekimin e bajameve. Në rast se ju është ngjirur zëri, ju duhen vetëm disa pika vaj esencial dafine për t’u kthyer në normalitet.
Disa nga efektet e saj më të njohura janë vetitë antimykotike, antibakteriale, antivirale. Dafina është ilaç natyror në sëmundjet e lëkurës, gjithashtu edhe të sistemit nervor si Alzheimer dhe Parkinson.
Nga gjethja e dafinës, në ushqim hyjnë shumë minerale dhe vitamina, mes së cilave veçanërisht të rëndësishme janë vitaminat A dhe C, ndërsa nga mineralet hekuri dhe mangani, si dhe kalciumi, kaliumi, magnezi. Gjethja e dafinës ndihmon tek tretja. Vaji i përfituar nga gjethet e freskëta, përdoret për shërimin e skuqjes së lëkurës, muskujve që dhembin, ndërsa përshpejton edhe qarkullimin e gjakut.
Dafina është një prej bimëve më të mira për flokët. Lufton zbokthin, rënien e flokëve dhe, sikur të mos mjaftonte, kontribuon në forcimin dhe rritjen e tyre. Një përgatitje interesante që aplikohet nga jashtë është vlimi i një litri ujë dhe një sasi e vogël e gjetheve të dafinës për një orë. Shpëlahen flokët pas shamponit.
Gjethet e dafinës janë të mbushura me vitamina dhe minerale.
Në to ka më shumë vitamina A dhe C, ndërsa nga mineralet në dafinë fshihen hekuri, kalciumi dhe magnezi.
Aroma e gjethes së dafinës i largon insektet, prandaj përdoret edhe si mjet për luftimin e molit, merimangave dhe insekteve të tjera. Ajo i qetëson infeksionet dhe ndihmon në punën e tretjes.
Të gjitha fshehtësitë e gjethes së dafinës
– Nxitë humor të mirë;
– Rregullon tretjen;
– Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Për forcimin e sistemit imunitar më efikas është vaji i dafinës, ndërsa rekomandohet sidomos për reduktimin e stresit. Ka efekt të fortë tek dhimbjet e forta për shkak të spazmave muskulore.
Gjethja e dafinës përdoret shpesh në kozmetikë. Ajo u shtohet kremrave, losioneve dhe shampove për flokët e yndyrshme, si dhe stimulon rritjen e tyre.
Gjethet e dafinës kundër kollës
Vetitë shëruese të çajit nga dafina janë dëshmuar edhe te diabetikët, dhe nëse keni bronkit ose kollë, ju mund të pini çaj nga gjethet e dafinës. Për çaj ju duhen 10 gjethe dafine, gjysmë litri ujë dhe disa lugë të mesme sheqer.
Pini çajin dy apo tre herë në ditë deri sa të ndiheni më mirë. Çaji stimulon qarkullimin e gjakut dhe është një mjet i shkëlqyer për parandalimin e gripit, qetëson dhimbjen e kokës dhe qetëson venat që dhembin.
Dafina është një prej bimëve më të mira për flokët. Lufton zbokthin, rënien e flokëve dhe, sikur të mos mjaftonte, kontribuon në forcimin dhe rritjen e tyre. Një përgatitje interesante që aplikohet nga jashtë është vlimi i një litri ujë dhe një sasi e vogël e gjetheve të dafinës për një orë. Shpëlahen flokët pas shamponit.
Edhe pse gjethet e dafinës përdoren zakonisht në gatim për t'u dhënë më shumë shije dhe aromë pjatave, ato sjellin edhe shumë të mira për shëndetin. Ja disa prej tyre:
o Ndihmon në kurimin e diabetit të tipit 2
o Ndihmon luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Dafina rregullon, gjithashtu, edhe indeksin glicemik, atë të kolesterolit dhe triglicerideve.
o Përmirëson tretjen. Pirja e 2-3 filxhanëve çaj dafine në ditë, ndihmon në tretjen e ushqimit.
o Ndihmon luftën kundër gripit, rrufës dhe bronkitit.
o Largon lodhjen dhe dëshpërimin. Kura për këtë është 2 filxhanë çaj dafine në ditë për 3 javë me radhë.
o Qetëson nervat.
o Qetëson reumatizmin.
o Përdoret edhe për të luftuar mukozat.
Kujdes!
Për disa mund të shkaktojë alergji dhe nuk iu këshillohet grave shtatzëna apo atyre që ushqejnë bebin me gji. Për fëmijët më të vegjël se 3 vjeç është mirë të mos kalohet masa 5 gr, në rast se ka probleme me zorrën e trashë.