A ekziston Zoti? Ndoshta kjo është një nga dilemat më të bujshme që ka thekur kureshtinë e njerëzimit. Kjo pyetje ngulet thellë e më thellë në kurmin e vetëdijes së njeriut, të atij njeriu që mat civilizimin e tij me dyshimin rreth ekzistencës së Zotit. Sa më shumë që ky individ penetron në zemër të zbulimit të të feshtave, që kanë bashkëshoqëruar atë nëpër gjenerata, aq më e ethshme është kërkimi i atyre sekreteve që duket se përplotësojnë synimet që ka ai për të mohuar Zotin. Feja nga njëra anë, shkenca dhe reformatorët iluminist nga ana tjetër, pavarësisht se duket se nuk janë të përfshirë në një luftë për të vërtetën supreme, ata kacafyten çdo ditë në një betejë të heshtur faktesh dhe hipotesazh.
Megjithëse kjo përballje duket se nuk do të ketë një fitues dhe një të mundur, zëra të fuqishëm të shkencës i janë bashkuar Biblës, i janë bashkuar fesë, kanë pranuar: "Po, Zoti ekziston!"
Së fundi ka qenë Michi Kaku, një nga shkencëtarët më të njohur dhe më të respektuar në botë, një fizikan që merret me teorinë e stringlave, i cili ka tronditur së fundmi komunitetin e tij të shkencëtarëve. Ai ka deklaruar se Zoti ekziston dhe për këtë ai thotë se ka prova. Kaku ka thënë se asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka ndodh kontrollohet shumë mirë nga dikush që është përtej nesh. Sipas tij njerëzimi jeton në një lloj “Matrix”-i dhe për të Zoti është një matematicien i madh. Më besoni, gjithçka që deri më sot e kemi quajtur rastësi, nuk do të ketë më asnjë kuptim, për mua është më se e qartë që ne drejtohemi sipas disa rregullave të krijuara dhe jo të përcaktuara sipas mundësive universale, Zoti është një matematicien i madh”, deklaroi fizikani teorik.
Një vit më parë në tjetër zë i fuqishëm i botës së shkencës ka pohuar Po, Zoti ekziston! Ishte pikërisht fizikani dhe kozmologu anglez, Stephen Hawking, qëndrimi shumëvjeçar ateist i të cilit ka ndryshuar mendje duke pranuar kështu humbjen.
Ai ka shokuar komunitetin shkencor, kur ka njoftoi gjatë një fjalimi në Universitetin e Kembrixhit se ai besonte se pas krijimit të universit ishte një formë e inteligjencës, duke aluduar kësodore Zotin.
Duke e prezantuar veten para studentëve në Universitetin e Kembrixhit, shkencëtari me famë botërore kish deklaruar se vitet e tij të hulumtimit mbi krijimin e kozmosit e kanë udhëhequr atë për të veçuar një faktor të çuditshëm shkencor, për të cilin ai thoshte se është në shumë mënyra në kundërshtim me ligjet universale të fizikës.
Ky fenomen i çuditshëm të cilin ai e quan “faktori Perëndia”, ka qenë në origjinën e procesit të krijimit dhe duhet të ketë luajtur një rol të madh në përcaktimin e formës aktuale të Universit. Megjithatë, thëniet e tij të mëparshme kanë sugjeruar se ai nuk besonte në Zot.
Në leksionin e tij, Haëking i ka thënë audiencës së tij Pra, nëse e gjeni veten të bllokuar në një vrimë të zezë, ka ende shpresë për ju. Ndoshta një ditë Krijuesi i lartë do të shkaktojë një ndryshim të forcës të paçmueshme të vrimës së zezë, dhe do t’ju lirojë.
Këto zëra toksor për të plotpushtetin duket se kanë më forcë dhe janë më bindëse se sa vetë libri i librave, Bibla.
Po, Bibla jep prova bindëse se Zoti ekziston. Ajo na nxit ta forcojmë besimin tek Ai, jo duke i besuar verbërisht pohimet fetare, por duke përdorur ‘fuqinë për të arsyetuar’ dhe ‘aftësinë intelektuale’. (Romakëve 12:1; 1 Gjonit 5:20) Shqyrto linjat e mëposhtme të arsyetimit, bazuar në Bibël.
Ekzistenca e një universi të rregullt dhe plot qenie të gjalla dëshmon se ka një Krijues. Bibla thotë: «Sigurisht, çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia.» (Hebrenjve 3:4) Megjithëse kjo logjikë është e thjeshtë, për shumë njerëz të arsimuar është logjikë e fuqishme.
Si njerëz, ne kemi një dëshirë të lindur për të ditur kuptimin dhe qëllimin e jetës, një lloj urie që mund të mos shuhet edhe pasi t’i kemi plotësuar nevojat fizike. Kjo është pjesë e asaj që Bibla e quan ‘nevojë për të mësuar për Perëndinë’, e cila përfshin dëshirën për ta njohur dhe për ta adhuruar atë. (Mateu 5:3; Zbulesa 4:11) Kjo nevojë për të mësuar për Zotin jo vetëm që jep prova se ai ekziston, por edhe tregon se është një Krijues i dashur i cili do që ta plotësojmë këtë nevojë.—Mateu 4:4.
Në Bibël ka profeci të hollësishme që u shkruan shekuj para se të ndodhnin dhe u përmbushën pikërisht siç ishin parashikuar. Saktësia dhe hollësitë e këtyre parashikimeve tregojnë qartë se ato kanë ardhur nga një burim mbinjerëzor.-2 Pjetrit 1:21.
Shkrimtarët e Biblës kishin njohuri shkencore që shkonte përtej kuptueshmërisë së asaj kohe. Për shembull, shumë njerëz në lashtësi besonin se toka mbahej nga një kafshë, si: një elefant, një derr i egër ose një buall. Krejt ndryshe, Bibla thotë se Perëndia ‘e mban varur tokën në asgjë’. Gjithashtu, Bibla e përshkruan saktë formën e tokës, duke e quajtur ‘rruzull’ ose ndryshe «glob». (Isaia 40:22, Diodati i Ri) Shumë veta mendojnë se shpjegimi më i arsyeshëm për këtë kuptueshmëri të përparuar është se shkrimtarët e Biblës i morën informacionet nga Zoti.
"Po, Zoti ekziston!" Ne thjeshtë duhet të besojmë. Besimi është ajo forcë që na shtyn drejt hulumtimeve të vazhdueshme, të cilat ngopin urin tonë dijetuese, na kaplojnë në një qiell të pamatë pasioni për dritën, dritë e cila na vë përballë të vërtetave supreme, sepse ne e meritojmë të jemi zotëruesit e saj.
"Po, Zoti ekziston!"