N'shkreptim t'nji vezullimi, u pash me ty,

njat dekik tançka mu bá se u la me ar,

n'njata sy qiej t'kjart shkëlqejnë,

e njata buzë qershi m'shembëllejnë.

Jam shkreh drojshëm n'kredhjen tánde,

fajtor jam ndi për fajin tánd,

paj... nji bukuri, kaq e dlirë si kjo,

ty po t'mushka me hir, e mu po m'báka me faj.

M'ke fut n'mkat, ty Zoti t'vraft,

m'ke bá me andrru mue kaq shumë,

n'qiell as n'tokë kund për ty vend mos pastë,

veç n'shpirtin tem qi po t'dishron pafund.

Due me u ç'burgos prej këtij pengimi,

qi robnue m'ka e s'mlen me t'pa,

due me u skuq prej këtij pendimi,

e me t'flakten andjen krejt me t'përlá,

Jam tue u drasht qi njikto rreze,

njiky fllad qi po t'shpuplon,

tjetërçka s'ka me u marros prej teje,

si kjo andje qi po m'shiton.

Me faj jam ba, tuj t'pa un' ty,

jam deh prej t'hyjshmes bukuris tande

po digjem si qiri qi ndrin kur kjan

e po fikem dhimbjet, ... se dru, me ty s'kam me u pa ma.

Albert Vataj ©