Nga Albert Vataj
Në mëngjesin e 23 janarit 1989, duke dëgjuar muzikën e tij të preferuar, gjëmimim Wagner-ian, “Tristani dhe Izolda”, zemra e Salvador Dalí ndalon së rrahuri, në moshën 84-vjeçare. Do të shuhej kështu të gjallët e një gjeniu. Thyehet një prej majave që ngërthehej ngulmues përnga lartësitë më të epërme të tablosë.
Ai ishte dhe mbetet një artist shumëdimensional dhe një njeri i padeshifrueshëm dhe me një jetë larushitëse. Nuk ka një fushë të krijimtarisë artistike ku ai të mos ketë dhënë një kontrobut, të mos ketë lënë gjurmë të plazmuara vezullueshëm. Asnjë oaz i të qenit mishërisht dhe shpirtërisht i lidhur me krijimin, nuk ka mundur të jetë i palakmuar nga Dalí dhe i papërfshirë nga shtjella përpirëse e këtij krijuesi. Por gjithsesi ai ishte dhe mbetet një nga surrealistët më kokëkrisur dhe më përfaqësues. Një pervers dhe model i njeriut të përkushtuar për të bukurën, për mesazhin dhe gjithseçka që përkon me afrinë që arti ngas me artdashësit. Dalí padyshim ishte dhe mbeti një ndër personazhet më të spikatur në memorien e arteve figurative. Ishte kreshta e surrealizmit. Ai do të mëtonte kësaj rryme një revulucion botkuptimor dhe ideor, artistik dhe estetik, duke bërë që kohë pas kohe admiruesit e surealizmit të kuptonin në të atë qasje figurash të shndritshme të messhekullit XIX, Dalínë si protagonistin. Sepse i tillë ishte ai. Mbeti as më shumë e as më pak, një shpërthim. Si në tablo edhe në jetë ai ishte një individualitet i patëdytë. Ndoshta edhe nga temperamenti i tij, e pse jo edhe nga një mistikë e përbrenshme që e kudodrejtonte atë, ishte dhe mbeti sot dhe do të rrok pa asnjë mëdyshje edhe shijet e brezave që do të vijnë, si një tipar i rradhë.
Në galerinë botërore të pikturës, Salvador Dalí është një prej penelave më të jashtëzakonshëm. Nuk kanë nguruar ti bashkëngjiten këtij vlerësimi shumë ekspert dhe kritik arti, shumë njohës të korpusit të tij krijues. Megjithëse kritika e kohës do ta lëndonte tej mase, duke e ngasur mbase të zgjojnë tek ai atë piktor të përmasave të mëdha që njohim. Në këtë prag dallojmë qartazi se si një forcë rrapëllitëse të deng me pamëshirën e saj, me qëllimin e vetëm të të vërë përfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formëzua në stuhitë e forta të kohës dhe nga relievi i thukët ku fati e kishte degdisur, veçojmë këtu në pozitat e tij familjare. Këto pikënisin që me vdekjen e vëllait, të nënës, me divorcin e të atit, me përplasjet që kishte me përfaqësuesit të kampit surrealist.
Shumëdimensionalizmi i formës, mendimit, idesë, mesazhit, e pse jo dhe revoltës qasen përnga një kumt që e tipizon këtë personalitet të niveleve eterne të krijimit. Dalí në një masë të kosniderueshme përfshin, gjithrrokë në tansinë e veprimtarisë së tij artistike zhanre që vetë piktura i mbart. Ose më saktë, ajo është ama e tyne, si filmi, fotografia, skulptura, arkitektura, etj. Uni babëzitës tek ai ishte dhe një tipar që rrugëtoi atë drejt shumë theqafjesh, prej të cilave nuk mund të themi se ia doli dhe aq gangull. Ai kishte një tërheqje të pazakontë për pjesëmarrje në sjellje dhe i madhërishëm, në mënyrë për të përthithur vëmendjen ndaj vetes. Në rrapëllimën e tekave, shprehi këto të gjenialiteti që trashëgoi, ai u ndesh me një kritikë që duke e u përpjekur ta anatemonte e bëri më të vëmëndshëm për artdashësit. Kjo në një farë mënyre e himnizoi magjinë e tij të përfaqësimit në art.
Jeta e hershme
Salvador Doménec Felip Jacint Dalí i Domènech u lind me 11 Maj, 1904 ne 8:45 GTM ne qytetin Figueres, ne rajonin Emporda, prane kufirit francez ne Katalonia, Spanje.
Vellai me i madh i Dalíse, i quajtuar gjithashtu Salvador (lindur me 12 Tetor 1901), kish vdekur nga gastroenteriti nente vjet me pare, ne 1 Gusht te 1903. I ati, Salvador Dalí i Kusit, ishte nje avokat dhe noter i klase se mesme, i cili qasjen disiplinore e kishte te ndikuar nga e shoqja, Felipa Domenek Ferres, e cila i nxiti perpjekjet artistike te te birit. Ne moshen pese vjecare Dalíne e cuan ne varrin e te vellait, dhe iu tha nga prinderit e tij se ai ishte pershpirtja e tij, gje te cilen filloi ta besonte. Per te vellain, Dalí tha… “…ne ngjanim si dy pika uji, por ishim reflektime te ndryshme te te njejtes gje. Ai ishte me siguri version im i pare, por ishte shume i bindur mbi absoluten”
Dalí pati gjithashtu nje moter, Ana Mari, e cila ishte tre vite me e vogel. Ne 1949, ajo publikoi nje liber mbi te vellane, “Dalí, i pare me syte e motres se tij”
Femijeria e tij perfshiu dhe futbolliset e ardhem te Barcelones Sagibarba dhe Josep Samitier. Gjate pushimeve ne resortin katalanas te Kadakesit, ata luajten futboll se bashku.
Dalí ndoqi shkollen e vizatimit. Ne 1916, Dalí gjithashtu zbuloi pikturën moderne, gjate pushimeve te tij ne Kadakes dhe familjen e Ramon Pichot, nje artist lokal i cili bente udhetime te vazhdueshme ne Paris. Vitin pasardhes, i ati organizoi nje ekspozite te punimeve te tij ne karbon. Ekspozita e pare publike u be ne Teatrin Komunal te Figueresit ne 1919. Ne Shkurt 1921, E ema e Dalí vdiq nga kanceri i gjirit. Dalí ishte gjashtembedhjete vjec. Pas vdekjes se saj i ati i Dalí u martua me motren e gruas se tij te vdekur. Dalí nuk e aprovoi kete martese, megjithese kishte nje dashuri dhe respekt te madh per tezen e tij.
Madridi dhe Parisi
Ne 1922, Dalí u zhvendos ne rezidencen e studenteve ne Madrid dhe studioi ne Akademine e San Fernandos. Dalí terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem dhe “dandy”. Ai mbante floke te gjate dhe baseta, pallto, corape te cuditshme, dhe kilota deri ne gju, si estetet e shekullit te nentembedhjete.
Ne Rezidence, ai u be mik me Pepin Bellon, Luis Bunuel, dhe Federico Garcia Lorken. Miqesia me Lorken kishte nje element pasioni te perbashket, por Dalí i refuzoi te pranonte realizimin e deshirave te poetit. Megjitheate ai ne pikturat e tij eksperimentoi me kubizmin, i cili i mundesoi atij vemendjen me te madhe te shokeve te tij studenteve. Ne kohen e ketyre punimeve te hershme, Dalí me gjase nuk e kuptonte teresisht levizjen kubiste. Informacioni i tij mbi kubizmin vinte vetem nga artikuj revistash dhe kataloge, te cilet i jepeshin atij atij nga Pichot, pasi nuk kishte artiste te kubizmit ne ate kohe ne Madrid.
Ne 1924, ende i panjohuri Salvador Dalí ilustron nje liber per te paren here. Ishte nje publikim i poemes Katalanase “Les Bruixes de Llers” nga miku i tij dhe shoku i shkolles, poeti Carles Fages de Climent. Dalí eksperimentoi gjithashtu me Dadaizmin, i cili influencoi punen e tij gjate jetes. Dalí u perjashtua nga Akademia ne 1926, shume pak kohe para provimeve perfundimtare, ne momentin qe ai deklaroi se askush ne fakultet nuk ishte kompetent per ta vleresuar ate. Zoterimi i aftesive te tij ne pikture u evidentua nga piktura e tij realiste “Shporta e Bukes”, pikturuar ne 1926. I njejti vit, ai vizitoi per here te pare Parisin, ku takoi Pablo Pikason. Pikaso kishte degjuar fjale ne favor te Dalíse nga Joan Miro. Gjate zhvillimit te stilit te tij ne vite, Dalí realizoi nje sere punimesh te infuencuara dukshem nga Picasso dhe Miro.
Disa ndikime ne punimet e Dalí do te vazhdojne pergjate jetes se tij, megjithese kane qene te qarta qe ne vitin 1920. Dalí ka marre ndikime nga shume stile te artit, duke filluar nga shkolla klasike. Ndikimi i tij klasik perfshin Rafaelin, Bronxinoon, Fransisko de Zurbaran, Vermeer dhe Velaskez. Ai i perdori te dy teknikat si klasike ashtu dhe moderniste, disa here ne pune te vecanta, dhe disa here te kombinuara. Shfaqja e punimeve te tij ne Barcelone terhoqi vemendje, dhe solli se bashku levdata dhe kritika. Dalí la te rriten nje pale mustaqe te shkelqyera, i ndikuar nga piktori i madh i shekullit te shtatembedhjete Diego Velaskez. Mustaqet u bene nje marke ironike e paraqitjes se tij pergjate gjithe jetes.
1929 deri në Luftën e Dytë Botërore
Ne 1929, Dalí bashkepunoi me regjisorin surrealist Luis Bunuel per filmin me metrazh te shkurter “Nje qen andaluzian”. Kontributi i tij kryesor ishte ne ndihmen per shkrimin e skenarit te filmit. Dalí me vone pohoi dhe se ka luajtur nje rol shume te rendesishem dhe ne xhirimin e filmit, por nje gje e tille nuk eshte vertetuar.
Gjithashtu, në gusht 1929, Dalí takoi muzën, frymëzimin dhe bashkeshorten e tij te ardhshme Gala, me emrin e lindjes Elena Ivanovna Diakonova. Ajo ishte nje emigrante ruse, ne ate kohe e martuar me poetin surrealist Paul Eluard. Ne te njejtin vit Dalí pati nje shfaqje te rendesishme profesionale dhe u bashkua zyrtarisht me grupin e Surrealisteve ne lagjen Montparnasse te Parisit. Krijimtaria e tij tashme ishte e ndikuar shume nga surrealizmi prej dy vitesh. Surrealistet mbeshteten ate qe quhet metoda Paranoiake-Kritike, te qasjes se te pandergjegjshmes me qellim rritjen e shkalles se krijimtarise artisitke.
Nderkohe, marredhenia e Dalíse me te atin ishte drejt shkeputjes. Don Salvador Dalí i Kusit e kundershtonte ashper romancen e Salvadorit me Galan, dhe ai e shihte bashkimin e Dalí me grupin e surrealisteve si nje ndikim te keq per moralin e tij. Ndarja perfundimtare ishte kur Dan Salvador lexoi ne gazete ne Barcelone se djali i tij se fundmi kish pasur nje shfaqje ne Paris, ne te cilen kishte paraqitur “Zemra e shenjte e Jezus Krishtit” me nje nenshkrim provokativ: “Ndonjehere une peshtyje, per argetim, ne portretin e nenes sime” I shokuar Don Salvador kerkoi qe i biri te terheq publikisht fjalet e tij. Dalí refuzoi, ndoshta nga frika e perjashtimit nga grupi surrealist, dhe u debua me dhune nga shtepia e tij aterore ne 28 Dhjetor 1929. Don Salvador i tha se do ta perjashtonte nga trashegimia, dhe kishte te ngjare se ai nuk do ta rishihte me Kadakesin. Ne veren pasardhese Dalí dhe Gala moren me qera nje kabine te vogel peshkataresh ne Port Ligat. Ai me vone e bleu ate, dhe gjate viteve e zgjeruan, dhe ndertuan shume te dashuren vile buze detit.
Ne 1931, Dalí pikturoi nje nder punet e tij me te njohura, “The persistence fo memory” e cila sillte nje imazh surrealist te butesise dhe shkrirjen e orave te xhepit. Interpretimi i pergjithshem i vepres ishte se oret e buta jane nje refuzim i te pranuarit te kohes si nje element i ngurte dhe determinist. Kjo ide eshte me mbeshtetur dhe nga detaje te tjera te vepres, si peisazhi i gjere dhe, dhe nje ore e bute e gllaberuar nga milingonat.
Dalí dhe Gala, kishin jetuar bashke deri ne 1929, ishin martuar ceremonialisht ne 1934. Me vone ata u rimartuaan me nje ceremoni katolike ne 1958. Dalí u be i njohur ne Amerike nga Julian Levi ne 1934. Ekspozita e punimeve te Dalíse, e cila perfshinte “Persistence of Memory”, krijoi nje sensacion te menjehershem.
Nderkohe qe shumica e artisteve surrealist po lidheshin gjithnje e me shume me politiken e majte, Dalí mbajti nje pozicion te paqarte. Lideri i surrealisteve Andre Breton e akuzoi Dalíne se ishte mbrojtes i “te rese” dhe “irracionales” dhe te “fenomenti Hitler” por Dalí e hodhi poshte kete akuze duke thene “Une nuk jam Hitlerian, as ne fakte as ne qellime”. Dalí kembenguli se surrealizmi mund te ekzistonte dhe jashte kontekstit politik dhe refuzoi ti kundervihet fashizmit. Ndermjet faktoreve te tjere, ky ishte nje nder shkaktaret e telasheve te medha te tij me koleget surrealist. Ne fund te 1934 Dalí iu nenshtrua nje gyqi, ne te cilin ate e larguan formalisht nga grupi surrealist. Ne lidhje me kete Dalí u shpreh, “Vete une, jam surrealizmi”
Ne 1936 Dalí mori pjese ne Ekspoziten Nderkombetare Surrealiste ne Londer. Leksioni i tij i quajtur “Fantomes paranoiaques authentiques”, u dorezua nga Dalí i veshur me nje kostum dhe helmete polumbari. Ai e komentoi kete episod “Doja thjesht te tregoja se po zhytesha thelle ne mendjen njerezore”
Gjithashtu ne 1936, ne shfaqjen e premieres se Zhozef Cornell te filmit “Rose Hobart” ne galerine e Julian Levit ne New York, Dalí u be i famshem per nje tjeter incident. Programi i Julian Levit me permbajtje filma surrealist me metrazh te shkurter ishte parashikuar te shfaqej ne te njejten kohe me ekspoziten e piktures surrealiste ne Muzeun e Artit Modern, ku do te paraqitej puna e Dalí. Dalí ishte pjese e audiences se filmit, ne mesin e shfaqjes vendos te rrezoje projektorin. Ai tha: “Nuk kam shkruar ndonjehere apo nuk i kam thene ndonjehere dikujt, por eshte njesoj sikur ai ta kishte vjedhur ate”. Disa akuza tentojne te jene edhe me poetike: “Ai e vodhi ate film nga ndergjegjia ime!” apo “Ai me vodhi endrren”
Ne kete periudhe, mbeshtetesi me i fuqishem i Dalíse ne Londer ishte ishte pasaniku Eduard Xhejms. Ai e kishte ndihmuar Dalíne te depertonte ne boten e artit duke blere shume vepra te tij dhe duke e mbeshtetur ate financiarisht per dy vjet. Ata gjithashtu kishin bashkepunuar duke krijuar dy nga ikonat me te rendesishme te surrealizmit: “Telefonin karavidhe” dhe “Mae West Lips Sofa”.
Ne 1938, Dalí takoi Zigmund Frojdin fale Stefan Zvajgut. Me pas, ne shtator te 1938, Salvador Dalí ishte i ftuar nga Gabriele Koko Shanel ne shtepine e saj ne La pausa ne Rivieren franceze. Atje ai pikturoi nje numer te madh te pikturave qe me pas do te ekspozoheshin ne Galerine e Julian Levit ne New York.
Ne 1939, Breton shpiku pseudonimin percmues për Dalí “Avida Dollars”, nje anagram per te, i cili mund te perkthehet “I Etur Per Dollare”. Kjo ishte një reference ironike per komercializimin gjithnje ne rritje te puneve te Dalí. Disa surrealise (si Ted Xhoans) fillojnë te flasin për Dalíne ne kohen e shkuar. Sikur ai te kishte vdekur. Levizja surrealiste do te vazhdoj te nxjerre polemika te ashpra kunder Dalí, deri ne vdekjen e tij, madje dhe me pas.
Ne 1940, Lufta e Dyte Boterore ishte ne aktivitet te plote në Evropë, Dalí dhe Gala u zhvendosen ne SHBA, ku jetuan për tete vjet. Pas rikthimit, Dalí iu kthye praktikimit te Katolicizmit. “Gjate kesaj kohe, Dalí nuk ndaloi se shkruari”, shkroi Robert dhe Nikolas Descharnes.
Ne 1941, Dalí hatoi nje skenar filmi per Jean Gabin te quajtur “Moontide”. Ne 1942, ai publikoi autobiografine e tij, “Jeta e fshehte e Salvador Dalí”. Ai shkroi kataloge per ekspozitat e tij, te tilla si ajo ne galerine Knoedler në New York ne 1943. Ne te ai shpjegoi: “Surrealizmi te pakten do te kete sherbyer per te dhene nje prove eksperimentale, se steriliteti total dhe perpjekjet per automatizim kane shkuar shume larg dhe kane çuar ne një sistem totalitar… pertacia e sotme dhe mungesa totale e teknikes kane arritur kulmin e dalldise se tyre ne kuptimin psikologjik”. Ai gjithashtu shkroi nje roman, ne lidhje me modën e salloneve dhe automobilat. Gjithashtu tek “Jeta e fshehte e Salvador Dalí”, Dalí shprehet se ishte ndare nga Bunuel për shkak se ai ishte komunist dhe ateist.
Nje frat italian, Gabriele Maria Berardi, deklaroi se kane tentuar te bejne nje ekzorcizem mbi Dalíne, nderkohe qe ai ishte ne France ne 1947. Me 2005, ne pasurine e fratit u zbulua nje skulpture e Krishtit ne kryq. U deklarua se Dalí ia kish dhene kete punim te tijin ekzorcistit, ne shenje mirenjohjeje, dhe dy eksperte te artit spanjoll pohuan se nisur nga stilistika eshte e besueshme qe kjo veper te jete realizuar nga Dalí.
Vitet e fundit dhe vdekja
Në vitin 1968, Dalí kishte blerë për bashkëshorten e tij, Gala një kështjellë në Pubol. Duke filluar nga viti 1971 ajo do të tërhiqej atje për të jetuar larg piktorit, i cili, sipas një marrëvershje mund të shjkonte e ta takonte bashkëshorten e tij, pasi ai të ishte pajisur me një leje me shkrim të shkruar nga ajo. Kjo “braktisje” e muzës e goditi rënd këtë uragan krijues duke e ekspozuar përnga kaplimi i gjëndjes depresive dhe luhatje seriozi të ekuilibrave shëndetësor.
Në vitin 1980, kur piktori ishte në moshën 76, shëndeti i tij mori një kthesë katastrofike. Dora e tij e djathtë filloi t’i dridhej tmerrësisht shumë nga parkinsoni. Gala gjëndjen e keqësuar shëndetësore e parasheh si përkeqësim i një konsumimi nga ana e tij të një përzierje të rrezikshme, e cila i ka dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme sistemin nervor, duke e “vrarë” përfundimisht piktorin dhe shpirtin krijues brenda atij trupi që lëngonte.
Bashkëshortja e tij, Gala vdis më 10 qershor 1982 në moshën 87. Pas vdekjes së Gala-së, Dalí ka humbur shumë nga vullneti i tij për të jetuar. Ai qëllimisht dehidraton vetveten në një përpjekje të dështuar vetëvrasjeje. Më pas ai zhvendose nga Figueres në kështjellë në Pubol , e cila ishte vendi i vdekjes dhe varrin i bashkëshortes dhe muzë së tij.
Në maj të vitit 1983, Dalí zbuloi se cila do të jetë pikturë e tij të fundit, dhe ajo është “Tail Swallow”, një punë e ndikuar nga teoria matematikore e René Thom.
Në vitin 1984, një zjarr shpërtheu në rrethana të paqarta në dhomën e tij. Kjo ishte ndoshta një tjetër tentativë vetëvrasjeje e piktorit, ose neglizhencë e stafit të tij. Dalí arrin të shpëtojë nga miku dhe bashkëpunëtori i tij, Robert Descharnes, për tu kthyer sërish në Figueres, ku një grup i shokësh, klientësh dhe artistësh të tjerë e panë në atë se ai ishte gjallë dhe i rehatuar duke pritur vdekjen.
Ka pasur akuza se Dalí është detyruar nga kujdestarët e tij për të nënshkruar kanavaca bosh që më vonë, pas vdekjes së tij, do të përdoreshin si falsifikime dhe të shiteshin si origjinale. Thuhet gjithashtu se ai me vetëdije shiti letra bosh të nënshkruara prej tij që më pas të shiteshin si litografi të punuara nga piktori, dhe do të sihin jo pak por rreth 50,000 të tilla që u shitën nga viti 1965 deri në vdekjen e tij. Si rezultat i kësaj, tregtarët e artit kanë tendencë të jenë të kujdesshëm në autenticitetin e veprave të tij të fundit.
Në nëntor të vitit 1988, Dalí do t’i nënshtrohet një trajtimi spitalor nga një infarkt në zemër, pas një anomalie të mëhershme kardiake. Më 5 dhjetor 1988, ai u vizitua nga Mbreti Juan Carlos, i cili pranoi se ai kishte qenë gjithmonë një besimtar serioz i Dalí. Dalí i dha mbretit një vizatim që do të ishte i fundit, pasi ai po jetonte grahmat e fundit.