Albert Vataj
Mijëra vjet vullkane dhe erozion, uji, shiu dhe era krijuan peisazhin përrallor të Kapadokisë në Turqi, i cili tërheq turistë nga e gjithë bota. Një idilikë sureale shpërfaq befasisht një nga vendbanimet më unikale në botë. Një realitet hënor është kaq i mundur edhe në tokën e labirintheve, atje ku ka gjalluar prej mijëra vitesh jeta në zemrën e këtyre gurëve vullkanikë. As imagjinata më e shpenguar e një arkitekti futurist, e frymëzimi arrogant arti, nuk ka mundur të tejkalojë atë që natyra dhe njerëzit kanë krijuar.
Kapadokia ndodhet në një rajon të Anadollit në Turqi. Zona, e njohur si Kapadokia, përfshin sot kryesisht krahinat Nevşehir, Niğde, Aksaray, Kayseri dhe Kirsehir. Një nga vendet më të famshëm është Göreme. Göreme konsiderohet si zemra e Kapadokia, e vendosur atje mbi një kompleks unik me shkëmbinj, që u perfshi nga UNESCO World Heritage Site në 1985, si një destinacion me mbrojtje të klasifikuar.
Këto vendbanime shumë të veçanta janë quajtur, qyteti i termiteve, për shkak të strukturës së ndërtimit të banesave dhe të vetë qytetit. Ata i ngjajnë vërtetë një realiteti miniaturë i kolonive të milingomave. I gjithë rajoni ku shtrihet kjo veçanti vendbanimi është i mbuluar me struktura guri, të njohura si oxhaqe magjikë, që janë krijuar për shkak të butësisë së materialit apo hirit vullkanik, nga i cili banorët kanë ndërtuar banesa. Për këto arsye Kapadokia qëndron më i shquari nga dhjetëra prej qyteteve nëntokësore që arrijnë deri në 10 kate nën tokë.
Numri i saktë i tyre nuk dihet, por janë zbuluar 36 të tillë. Më të rëndësishëm janë Kaymakli dhe Derinkuye që arrijnë 55 metra thellësi. Sigurisht që ky nuk është një vend i rekomanduar për klaustrofobikët. Sepse atje struktura e ndërtimeve mundëson një fshehtësi dhe mundësi komunikimi të mbajtur sekret, në perfeksion.
Për shkak të strukturës së saj, shumë hotele janë të vendosura brenda formacioneve të gurit. Dhomat janë si në ambiente shpelle dhe me çmime shumë të lira mund të ndjehesh si në përrallat e 1001 netëve.
Përveç vizitave në ambientin e mbushur me befasi nga më të ndryshmet nga trashëgimia historike, turistët i tërheq shumë edhe fluturimi me balona. Çdo mëngjes, në ora 5:00, qindra balona ngrihen në ajër dhe krijojnë pamjen që nuk mund ta harrosh lehtë.
Fluturimi një orësh, deri në daljen e diellit, kushton rreth 160 euro, jo shumë e vogël, por mund të mbetesh pa vend nëse nuk e rezervon me kohë, sepse interesimi është shumë i madh. Balonat nganjëherë arrijnë edhe në lartësi 1000 metra.
Emrat e mëparshëm i qytetit ka qenë Korama, Matiana, Maccan ose Machan, dhe Avcilar. Kur Lugina Göreme u caktua një destinacion i rëndësishëm turistik, një “qendër” për të gjithë turizmin në Kapadokia, emri i qytetit u ndryshua në Goreme për arsye praktike. Në mesin e vendeve historike të rëndësishme të Göreme janë kishat Bezirhane, Durmus Kadir, Ortahane dhe Yusuf Koc, përveç Tokali Kilise , Kishës së Apple dhe disa shtëpive të gdhendura në formacionet e shkëmbinjve në qytet.
Nuk dihet kur Göreme ishte i banuar për herë të parë, por dihet se ka pasur një vendbanim atje gjatë epokës së Hiteut , midis viteve 1800 dhe 1200 pes. Këto vendbanime për shkak të rrethanave favorizuese të fshehjes dhe lëvizjes nëpër një seri galerishë e vendkalimesh shumë sekrete, u shfrytëzuan, kryesisht gjatë trazirave politike. Gjatë epokës romake, zona u bë shtëpia e të krishterëve që u tërhoqën nga Roma. Atje ata u vendosën duke qenë të mbrojtur nga kushtet që siguronte terreni. Gjithashtu atje u zhvillua edhe veprimtaria jetësore dhe fetare. Krishtërimi mbizotëronte si fe primare në rajon, gjë e cila është evidnete edhe sot.
***
Kapadokia është një nga qendrat e rëndësishme turistike në Turqi. Kjo krahinë turistike po thyen rekord për numrin e vizitorëve që vazhdon të tërheqë drejt vetes edhe në stinën e dimrit. Nga muzetë, rrënojat antike që ndodhen në zonë turistike të Kapadokias, e njohur ndrysh edhe si “Atdheu i Kuajve të Bukur”, në vit sigurohen mbi 5 milionë dollarë të ardhura. Disa nga vendet e kësaj krahine që janë vizituar më shumë janë muzeu i hapur në natyrë “Goreme”, qytetet nëntokësore “Kaymakli” dhe “Derinkuyu”. Pavarësisht borës dhe temperaturave, të cilat bien deri deri në minus 20 gradë Celsius, turistët theksojnë se mënyra më e mirë e mundshme për të parë bukuritë e Kapadokyas është udhëtimi në balona. Rajoni i Kapadokyas është vendi, ku bukuritë natyrore bashkohen me historinë, duke krijuar kështu një nga peizazhet më të bukura të botës. Ndërsa lëvizjet gjeologjike kanë krijuar ‘oxhaqe zanash’ (kështu i quajnë vendasit stufat gëlqerore), njerëzit gjatë gjithë historisë kanë lënë këtu gjurmët e qytetërimeve të tyre duke ndërtuar brenda në gur shtëpitë dhe kishat dhe duke i shndërruar ato në kryevepër të qytetërimit njerëzor. Turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Kapadokya-n marrin vendim të bëjnë edhe një udhëtim me balona, gjë e cila në ditët e dimrit ofron pamje të bukura e të mbuluara me borë. Turistët që vendosin ta bëjnë fluturimin me balona gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri mbi Kapadokya, thonë se asnjëherë nuk do ti harrojnë këto pamje të pazakonshme dhe madhështore të stinës së dimrit.