Antonio Stradivari ishte një punues italian i instrumentave me tela si violina, kitara e harpe. Për shekuj të tërë, shkencëtarët janë përpjekur të mësojnë sekretin e Stradivarit në prodhimin e instrumentave. Mjetet moderne kërkimore të kohëve të fundit si dhe pajisje si lazerët skanues po ndihmojnë kërkuesit në testimin e teorisë, sipas së cilës formësimi i kujdesshëm i harkut të pjesës së pasme, me qëllim “orientimin” e frekuencave tingëlluese mund të jetë një faktor i rëndësishëm. Edhe zamkat si dhe llaku i përdorur nga Stradivari janë analizuar gjithashtu gjerësisht dhe mund të jenë një faktor i rëndësishëm në tingullin dhe cilësinë e instrumentave të tij. Ekspertët pranojnë se nuk ka tashmë një konsensus për faktin që nuk është një faktor i vetëm që spjegon superioritetin e Stradivarit dhe me shumë gjasa është kombinimi i të gjithë faktorëve, si dhe diçka ende e panjohur.
Fakt interesant: Vlerësohet se, Stradivari ka bërë afërsisht 1100 instrumenta. Sot, mbeten vetëm 650 të tillë, duke përfshirë afërsisht 500 violina.
Gjatë shekujsh ndërtuesit e violinave tentonin që të paktën t’iu afroheshin mjeshtërve të vjetër si Stradivari apo Guarneri. Por, hulumtimi i fundit tregoi se perfeksionizmi i këtyre violinave mbetet vetëm një mit i zakontë. Instrumentet muzikore të Antonio Stradivari (1644-1737) ose të Guarneri del Gesuo (1698-1744) ka shekuj që konsiderohen të veçantë. Për muzicientët, nuk ekziston ama bash asgjë që mund të zëvendësojë tingullin e tyre, shkencëtarët mundohen kot të zbulojnë fshehtësinë e tyre, ndërkohë që mjeshtrit e rinj kopjojnë pa sukses gjithçka, që nga druri deri tek verniku i këtyre instrumenteve – megjithëse nuk arrijnë rezultat të njëjtë. Gjëja e fundit që u ra ndërmend shkencëtarëve është se instrumentet janë krijuar nga druri që asokohe, për shkak të së ashtuquajturës “periudhë e vogël e akullt” nëpër të cilën kalo planeti ynë, përmbante një dendësi më të madhe sesa druri i periudhave të mëpastajme. Por, fshehtësia e vërtetë ende mbetet fshehtësi.
Gjashtë violina si alternativë
Muzikantët ka kohë që kanë arritur të zbulojnë këtë fshehtësi, ose instrumenteve të mjeshtërve të vjetër iu përshkruhen aso virtyte, të cilat faktikisht nuk i kanë. Claudia Fritz, nga Universiteti i Parisit, vendosi që këtë gjë ta vërtetojë përmes një eksperimenti të thjeshtë. Ajo dhe bashkëpunëtorët e saj kërkuan nga 21 instrumentistët që të provonin gjashtë violina brenda një rrethi të kontrolluar, dhe rezultatet që dolën ishin një befasi e madhe. Kjo ngase, në mesin e këtyre gjashtë violinave njëra ishte e Guarneri’t dhe dy të Stradivarit. Njëra nga violinat e mjeshtrit të madh madje ishte e periudhës së tij të artë, vlera e së cilës është afro 10 milionë dollarë. Nga muzikantët u kërkua që të provonin të gjitha instrumentet dhe të jepnin vlerësimet e tyre për atë se si duket ekzekutimi në atë instrument, butësia dhe depërtimi i tingullit të saj, si dhe për atë, se si përgjigjet instrumenti ndaj lëvizjeve të harkut dhe cili është vlerësimi final i kualitetit të tingullit të saj. Natyrisht, muzikantëve me përvojë u desh t’iu vështirësohej vlerësimi: hapësira ishte errësuar, ashtu që përmes syzeve që iu vunë të mund të shihnin vetëm formën e instrumenteve. Instrumentet kulmore, të vjetra tre shekuj, mund të njihen lehtë qoftë përmes erës së drurit të vjetër, qoftë edhe përmes vernikut, kështu që të gjitha violinat u spërkatën me një parfum të njëjtë neutral.
Nën mesatare
Mjeshtrit modern të bërjes së violinave duket se kanë arritur idhujt e tyre, megjithëse nuk e dinë këtë gjë. Edhe pse gati çdo i dyti instrument ishte vepër e mjeshtërve të njohur të violinave, vetëm tetë prej 21 muzikantëve vlerësuan se disa nga këto violina u treguan më të mirat gjatë testimit. Shumica ndërkaq zgjodhën ndonjërën nga violinat e reja, edhe pse edhe këto ishin prodhuar nëpër punëtori të njohura e jo nëpër fabrika. Por, këto “instrumente të reja” kushtojnë vetëm sa një pjesëz e çmimit që duhet paguar për një instrument të mjeshtërve të vjetër. Edhe pse edhe vetëm e befasuar me rezultatet e testit, Claudia Fritz pranon se e meta kryesore e këtij eksperimenti është një numër relativisht i vogël i violinave me të cilat u krye eksperimenti. Por, ky është edhe një problem i madh – dhe mbase edhe arsyeja se përse asnjëherë deri më tani nuk është bërë një eksperiment i tillë, sqaron Fritz. “Është tmerrësisht gjë e vështirë që të binden pronarët e këtyre instrumenteve të vjetra, dhe me vlera marramendëse, që ato t’ua japin në duar njerëzve krejtësisht të huaj për ta, të cilët madje as që e shohin se çfarë kanë në duar”, sqaron Claudia Fritz.