Salcburgu jeton mes të shkuarës dhe të ardhmes, luan rolin e dekorit teatral gjatë kohës së festave dhe festivaleve. Ky qytet me 80 shatërvanë, 36 kisha dhe 5 manastire, shpesh e quajnë “Roma e vogël”. Aleksandër fon Gumbolt e konsideronte këtë qytet një nga më të bukurit në botë. Gjeniu i teatrit Maks Rejnhart pa në këtë qytet një skenë natyrale të mrekullueshme . Në 22 gusht 1920 përherë të parë mbi sheshin kryesore të qytetit u dëgjua Jederman dhe deri më sot salcburgasit dhe vizitorët ende shijojnë artistët e këtij vendi. Çdo vit në qytet vendosen 200 spektakle dhe skena. Niveli i lartë i mashtrave të muzikës dhe teatrit e kthyen Salcburgun në qytetin e festivaleve ndërkombëtare, premierave rrezëllitëse dhe vendtakimin e figurave të njohura. Muzika e Moxartit është në qendër të vëmendjes këtu. Kompozitori i mirënjohur lindi në Salcburg në vitin 1756 ku dhe u zbulua gjenialiteti i tij muzikor. Këtu ai krijoi muzikë të mrekullueshme operistike dhe kishtare. Moxarti vlerësonte bukurinë mbretërore të Salcburgut, por gjithnjë shprehej se gjithsesi shprehej se ky qytet nuk qe për një gjeni si ai. Jeta e kompozitorit ka mbetur larg në të shkuarën, por ende dhe sot rrugicat e Salcburgut tingëllojnë meloditë e Mozartit. Gjithandej është Moxarti, në shtëpinë ku lindi, atje ku ai jetoi që tashmë janë kthyer në muze, dhe në koncertet në mbarë botën.
Salcburgu është i vendosur në shpatin verior të Alpeve, mes kodrave Mensberg dhe Kapucinerberg. Panorama më e mirë mbi qytet dhe luginë hapet pas kurrizit të malit Kapucinerberg. Po të ngjitesh në majën e këtyre maleve nis të kuptosh ndjeshmërinë e e kompozitorit Frans Shubert, i cili krijon për kopshtet e mrekullueshme, oborret, katedralet, lumi Salc dhe malet e Alpeve që ngrihen mbi qytetin e Salcburgut, a thua se janë rojet mbrojtëse të saj. Mendimet gjithnjë për kombinimin e shkëlqyer të natyrës me artin lindin kur shihen parqet dhe kopshtet e qytetit, kështjella e Helbrunit me shatërvanët e saj dhe parqet labirint. Salcburgu nuk harron edhe për gëzimet e tjera që u ofron banorëve dhe vizitorëve të saj. Qyteti nuk jeton vetëm me muzikën, por edhe me gatimet e veçanta dhe kafenetë e saj që kanë kafe dhe çokollatë të ngrohtë. Tek “Tonaselli” dhe “Pazari” mund të shihet vetë Jederman gjatë një festivali apo dikush mjaft i ngjashëm me të.
Kripa – arsyeja e pasurisë
Që prej kohëve të hershme banorët e Salcburgut njihen si tregtarë të zotë. Kapitalet e para të qytetit bazoheshin tek tregtia e kripës, e cila gjendet në këtë rajon që përpara erës sonë. “Ari i bardhë” ishte arsyeja se përse në vitin 7 të erës sonë, në brigjet e lumit Salc u shfaq një vendbanim i vogël i cili e bazonte jetesën tek tregtia e kripës dhe e mermerit. Më vonë në Salcburg nisi ndërtimi i manastireve. Në shekullin e XV-të kryepeshkopët e Salcburgut, duke pasur në duart e tyre pushtetin dhe paratë ngritën kështjellën e Hoensalcburg, e cila qëndron e sot e kësaj dite mbi qytet si simbol i Salcburgut.
Qendra e vjetër paraqitet me ndërtime që nuk e humbasin kurrë sharmin e tyre në stilin rokoko dhe barok. Kryepeshkopi Volf Ditrih fon Rajtenau hodhi themelet e katedrales së Salcburgut – ndërtimi i parë arkitekturor i përmasave të tilla në stilin barok.
80 vjet më vonë arkitekti Johan Bernhart Fisher fon Erlah ndërtoi godinë madhështore të stilit barok: Trinitetin , rezidenca e arkipeshkopëve dhe ndërtesa e Universitetit, gjithashtu projektoi shatërvanët e mrekullueshëm.
Shpërthimi në moderne, një veshje tashmë e re e shumë qyteteve, duket sikur Salcburgu e kaloi në heshtje. Pas rënies së principatës dhe bashkimit të Salcburgut me Austrinë, në shekullin e XIX-të duket sikur qyteti ra në gjumin e bukuroshes së fjetur, e cila nisi të lëvizë vetëm kur filluan të organizohen festivale.